Pse Berisha vijon të sulmojë Dumanin dhe Gjokën?

21 Korrik 2025, 16:49Blog Nga Simon Hadaj

Sali Berisha është paraqitur sërish në SPAK dhe ajo që po bëhet gjithnjë e më e qartë për publikun është se sulmet e tij të përsëritura ndaj Altin Dumani dhe gjyqtares së Apelit të Posaçëm Irena Gjoka, nuk lidhen më me asnjë kompetencë që këta kanë mbi çështjen e tij në gjykatë, sepse Dumani e ka çuar dosjen në gjykatë dhe nuk ka më rol në vendimmarrje, ndërsa Gjoka ka dhënë vetëm masën e sigurisë. Asnjëri prej tyre nuk ka lidhje me vendimin përfundimtar që pritet të japë trupa gjykuese.

 

Atëherë, pse vijon t'i sulmojë Sali Berisha?

 

Përgjigjja është e thjeshtë: për të ndikuar vendimin përfundimtar dhe për të frikësuar trupën gjykuese që do të vendosë mbi fatin e tij. Berisha kërkon t’u dërgojë një mesazh të qartë gjyqtarëve të çështjes së tij dhe çdo prokurori tjetër që mund të guxojë të hapë çështje të reja ndaj tij.

Në daljen e sotme para mediave, Berisha e quajti Altin Dumanin “peng të Edi Ramës”  dhe të bandave të Durrësit.

I njëjti diskurs është përsëritur edhe ndaj Irena Gjokës. Edhe pse ajo nuk është pjesë e trupës gjykuese që do të vendosë mbi çështjen, Berisha e ka shënjestruar vazhdimisht për të krijuar idenë e një përndjekje politike ndaj tij. Në fakt, kjo që bën Berisha është një shantazh i qartë dhe i hapur ndaj drejtësisë.

 

Pra, ai nuk ka më përballje me Dumanin apo Gjokën, por përdor emrin e tyre si levë frikësimi për t’u treguar të tjerëve se çfarë i pret nëse ndjekin shembullin e tyre. Është një betejë për të mbijetuar politikisht dhe ligjërisht, e cila po bëhet përmes kërcënimit ndaj një sistemi të tërë.

 

Kështu që, SPAK dhe gjykatat janë sot jo vetëm në provë ligjore, por edhe në një provë karakteri. A do t’i nënshtrohen presionit të një ish-kryeministri që përdor skenën politike për të mbrojtur interesat personale apo do të japin një vendim të drejtë, të bazuar në prova dhe jo në frikë?

Koha do ta tregojë, por deri më sot nuk mund të themi që kjo strategji e Berishës nuk ka arritur të funksionojë.  

 

2 Komente

  1. P
    Pensionisti i Rruges se Elbasanit

    Salih Berisha ne vitin 1992 urdheroi transferimin e thesarit te Shtetit Shqiptar nga tuneli special i SAkraparit dhe e strehoi ne tunelin ordinet te Kerrabes. Më 13.3.1997 objekti shtetëror në Krrabë të Tiranës ku ruhej thesari i shtetit dhe një pjesë e Arkivit të Ministrisë së Brendshme u plaçkit dhe u shkatërrua. Një dëm i pallogaritshëm iu shkaktua shtetit shqiptar në atë kohë të vështirë, por indiferentizmi i mëvonshëm nuk ishte më i pakët. Indiferentizmi vazhdon të jetë njësoj. -Ari i vendosur gjithsej në 24 arka 1- Gjashtë (6) arka me nga 4.000 copë secila (prerje 1 napolon), gjithsej 24.000 copë. U vodhën 3.998. Humbi 1. Ngelën 20.001 copë. 2- Gjashtëmbëdhjetë (16) arka (prerje 1 lirë osmane), rreth 3.800 copë secila, gjithsej 62.000 copë. U vodhën 39.997. Ngelën 22.002 copë. 3- Një (1) arkë (prerje 5 lirëshe osmane), me 1.200 copë. Nuk u vodh. 4- Një (1) arkë (prerje 10 dollarë), me 1.600 copë. Nuk u vodh. – Argjendi, i vendosur në 97 arka me nga 20 kg secila. Gjithsej 1940 kg. Ku ndodhet kjo pasuri e popullit. Pse nuk heton SPAK-u? Popull mos fli gjume!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari dixhital

      Simon vellaj nuk te e nuk njeh po ketu ne kete vend eshte vertet per te ikur nate e jo diten . Nje vend ku ata qe zgjidhen e vjedhin dhe me tmerrshmja vriten qytetaret nga te zgjedhurit e vet eshte vertet per te vene duart ne koke . Saliu eshte shtetari me i poshter i ketin vendi tragjedite qe i ka shkaktuar ai qen bir qeni ketij vendi besoj as turku e as gjermani nuk ja ka shkaktuar e per ate qen pergjegjes eshte vetem prokuroria e gjukatat . Duke filluar qysh nga 1992 qe mori pushtetin e mandej nga 96 e ne vazhim nuk kane te sosur krimet e ketij krimineli po pse jo edhe sot mbas 12 vitesh qe nuk ka pushtet po ka ndikim te madh mbi sistemin e drejtesise . Nuk si shpjegohet qe te vrasesh kater njerez ne mes te bulevardit , apo ne Gerdec i biri qe merrej me trafik te armatimit i poqi te gjalle 26 njerez , apo kur sulmoj kryeministrine me tanke e rrezoj shtetin e te mos te te hyje nje gjemb ne kembe vetem ketu me kete mut sistem drejtesie mund te ndodhi askund tjeter . Ketu po nuk u varen te gjithe prokuroret qe kane pasur ne dore keto ceshtje te medha e nuk i kane cuar deri ne fund nuk ka per tu bere drejtesi . Kjo ceshtja e Partizanit jo se nuk duhet gjukuar e kurre nuk do gjukohet , po te lihet pa marre me 26 jetet ne Gerdec e kater vetet 21 janar eshte vetem per te hedhur hi syve te popullit asgje me shume .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje