
Nga Eduard Zaloshnja
Nga një sondazh që zhvillova së fundmi, më rezultoi (me ekstrapolim të përafërt statistikor) se vetëm 1.1 milionë zgjedhës të këtushëm janë simpatizantë të dy politikanëve kryesorë – Ramës e Berishës. Ndërkohë, pothuaj 1.22 milionë votuan më 11 maj për listat e kandidatëve të përzgjedhur prej tyre.
Nga ana tjetër rreth 800 mijë zgjedhës të këtushëm nuk janë simpatizantë as të Ramës e as të Berishës, por vetëm 250 mijë votuan për lista kandidatësh të prezantuara nga partitë e vogla (PSD, Mundësia, Bashkë, Shqipëria Bëhet, Nisma, etj.).
Shifrat e mësipërme tregojnë se rreth 450 mijë zgjedhësit e këtushëm që nuk simpatizojnë as Ramën e as Berishën nuk e gjejnë veten as tek dy partitë e mëdha, por as tek këto të voglat. Dhe për sa kohë nuk del në skenë një forcë e re e aftë për të thithur 1/3 e votave të elektoratit të këtushëm (rreth 800 mijë zgjedhës të këtushëm), duket se Rama e Berisha do të vazhdojnë të mbretërojnë, i pari në pushtet dhe i dyti në opozitë…
Po si nuk diskutuat nje here ne baz te realitetit more zaloshnje .as gje nuk te ka dale si nga sondazhet qe ben dhe broçkullat qe thua .Gelltit nje luge çorb dhe do ta vjellesh tere koken .
Ky statisticieni që aritmetikën e di aq sa e di Lil Basha: nga 850 mijë zbret 250 mijë dhe i mbeten 450 mijë????????????
O qorr www, 250 mije kane votuar partite e vogla dhe 100 mije kane votuar per partite e medhaja nga keta 800 mijet e zaloshnjes. Por ti lexon vetem 1 rresht nga shkrimi dhe me vrap shkruan 4 rreshta koment...