Nga Andi Bushati
Paradoksalisht, për herë të parë në këto tre dekada, që kur Shqipëria po zhvillon zgjedhje pluraliste, këtë 11 maj, votuesit do të kenë mundësinë të zgjedhin jo më për një alternativë të vetme, por së paku për dy të tilla.
Pavarësisht se janë zhvilluar plot dhjetë beteja elektorale, ku palët kacafyteshin se kush është më tepër hajdut apo më pak i tillë, se cili e do më shumë demokracinë apo e përdhos më keq atë, për të gjitha partitë tona modeli i zhvillimit ekonomik ka qenë i njëjtë: ai neoliberal, ku të pasurit janë pasuruar gjithnjë e më shumë duke e rritur përherë e më thellë pabarazinë me ata që gjenden në skajin tjetër të litarit.
Pra, në këtë kuptim, ne deri më tani kemi zhvilluar sfida elektorale ku votusit kishin vetëm iluzionin e të qenit përcaktues, pasi atyre nuk u jepej mundësia të ndryshonin thelbin e një modeli të paracaktuar ekonomik.
Cila do nga partitë qe do fitonte, kush do që të zgjidhjej kryeministër, rruga e “zhvillimit” nuk do të ndryshonte.
Edhe Rama i 2013-ës në opozitë, që u mundua ta përthyente këtë trajektore, duke folur për herë të parë për thellimin e pabarazive, duke servirur si ilaç kundër tij taksimin e ndershëm, e braktisi shpejt këtë filozofi dhe u kthye në traditën e mëparshme.
Prandaj sot kemi mbërritur në një pikë të vdekur, ku ndonëse kritikohen shumë oligarkët, biznesmenët që kanë përfituar prej favoreve të pushtetit politik, pothuajse askush nuk ofron receta se si mund të zgjidhet kjo anomali në të ardhmen. E vetmja që e bën këtë është Lëvizja Bashkë.
Boll të hedhësh një sy të shpejtë në programin e saj ekonomik dhe sheh se aty nuk ke të bësh me disa të rinj marksistë që urrjenë kapitalistët -siç i anetemojnë shpesh- por me shqetësimin për një shoqëri më të drejtë, më të ndershme dhe me shance më të barabarta për të tërë. Le të bëjmë një krahasim të thjeshtë. Sa herë dalin në studiot televizive partitë që e quajnë veten opozitare pretendojnë se do ta rergullojnë gjendjen e krijuar duke luftuar korrupsionin dhe duke i besuar “magjisë të tregut” që duke funksionuar në mënyrë të lirë dhe të pa kapur i rregullon gjërat “si me dorën e zotit”.
Askush nuk flet për ndryshim modeli. PD nuk e pranon ekzistencën e oligarkisë, por vetëm atë të biznesmenëve të nënshtruar ndaj Ramës dhe kërkon ti çlirojë ata përmes konkurencës së ndershme dhe taksimit të sheshtë. Të njëjtën gjë prermton edhe Mundësia e Agron Shehajt, për të cilën nuk ekziston publikja dhe shteti social. Adriatik Llapaj nuk flet kurrë për mënyrën se si do të korrigjohet padrejtësia ekonomike e atyre që kanë përfituar abuzivisht në këto vite.
Të vetmit që e kanë këtë shqetësim janë Arlind Qori dhe bashkudhëtarët e tij politikë. Ata nuk e shmangin, por përkundrazi, e kanë vënë në zemër të programit të tyre shqetësimin për rikthimin e mundësive dhe shanceve të barabarta në shoqëri.
Ata janë të vetmit që korrigjimin e padrejtësive të deritanishme nuk e shohin si një plaçkë të pistët që duhet larë në makinën rangallë të SPAK-ut, por si një anomali që duhet zgjidhur me masa dhe reforma politike. Nëse askush nga partitë e tjera nuk i përgjigjet dot pyetjes: “ç‘do të ndodhë me ata që deri më tani kanë përfituar në mënyrë të padrejtë, Lëvizja Bashkkë e ka zgjidhjen, “ata do të paguajnë më shumë”.
Kështu, nëse sot pjesa më e madhe e partive të djathta propozojnë taksë të sheshtë, nëse Rama aplikon po taksim të tillë për më të pasurit (tatimi i fitimit dhe mbi dividentin njësoj për të gjithë) partia e Arlind Qorit propozon diçka krejt të ndryshme. Sipas saj ata që fitojnë më shumë duhet të kontribuojnë më tepër, në emër të solidaritetit social.
Pra, sipas tyre, ai që fiton çikërrima nuk mund të paguajë të njëjtën përqindje fitimi me atë që fut në xhep miliarda. Për këta të dytët ata parashikojnë tatim fitimi deri në 20%. Po kështu, dividenti për aksionerët e mëdhenj, që nuk i përdorin për investime, por për luks, për vila të dyta e të treta, jahte apo makina super të shtrenta fitimet e tyre, nuk do të taksohet më me 7% por me 15%. Edhe drejtorët e bankave, menaxherët e korporatave që marrin rroga të majme mbi 4 mijë euro duhet t’i kthejnë shoqërisë 35% të pagës së tyre.
Kjo nuk kërkohet vetëm në emër të solidaritetit social, sipas të cilit askush që nuk mund të ndihet mirë mes të skamurve, por edhe si një detyrim për rishikimin epadrejtësive të deritanishme.
Natyrisht, që i kqyrur nga një këndvështrim i majtë, ky program mund të vlerësohet për idealet humaniste dhe vlerat e barazisë që ngre lart. Por dobia e tij shoqërore shkon përtej kësaj. Ajo e tejkalon ndarjen mes të djathtës dhe të majtës, pasi duke konkuruar me një platformë të tillë, Qori dhe shokët e tij i japin mundësinë votuesve të kenë të drejtën për të zgjedhur së paku mes dy alternativave, asaj të një kapitalizmi të egër, që mbrojnë gjithë partitë e tjera dhe tjetrës, për një qasje social demokrate, më të drejtë, më të ndershme dhe më solidare.
Duke konkuruar për të parën herë në këto zgjedhje politike, Lëvizja Bashkë i ka pasurur ato. Ndaj dhe ndonëse i rënë me short, numri 2 në fletën e votimit i shkon më së miri. Sepse falë saj për herë të parë në këto 30 vite, votuesit do të kenë fatin e një alternative të dyfishtë, të kundërt me dogmën neoliberale që kanë qenë të dënuar të zgjedhin deri më sot.
Andi e paske qare kete artikull. Eshte e vertete kjo qe ke thene. Shpresoj shume qe te pakten te keze ne parlament nje alternative tjeter.
Die, i gjyshi tek Enveri. Sot, i nipi tek Qorri. Gjak maskarenjsh!
More IDIOT i pashoq dhe debil i lindur, cfare te keqe ka ne kete mes, Andi po thote realitetin dhe nuk ka lidhje me gjyshin a me Qorin. Qe ka lajthitje ne anësime te tjera te qendrimeve per ceshtje ku ai lajthit KA, por ne kete rast nje BIG LIKE. NA CATE TRAPIN ME K@RLLEQE KOMENTE.
Andi beson sondazhet dhe ka filluar fushatën pro Qorit sepse beson që ai gërryen vota majtas. Duhet thënë që është lëvizje e zgjuar por dalë nga goja e Andit nuk ka vlerë. ÇDO VOTË PËR PARTITË E VOGLA ËSHTË VOTË PRO SALI KËRMËS. kur të vdesë sali kërma dhe të shkërmoqet banda e zenit PD atëhere zgjedhim midis qorit dhe gon shehaj.
Andi do te laje mu... me shu.... Ben sikur nuk do votoje Berishen per te cilin konsumohet nga mengjesi ne darke por Arlindin qe e perdor si gjethe fiku.
Arlindi njeri i ndershem dhe i drejte.I Vetmi qe mendon per shtresat e varfera ,qe jane mbi 80 perqind e popullsise. Voten per levizjen bashke dhe Arlindin e mencur.
Jo jemi 120 perqin me varferi
Aq shume mendon per te varfrit saqe te parin ne liste futi djalin e ndertuesit
Shume transparent perpjekja per te ngritur ne qiell Qorin, qe te marre vota nga e majta.. Jo keq Bushat, edhe pse kot e ke
RESPEKTE pèr Andi Bushatin dhe ANALIZÈN e tij të SHKËLQYER ! Vetém LËVIZJA BASHKË me në KRYE ARLIND QORIN janë të BESUESHËM 100 % , nê ato që thonë .
na mbushe mendjen, ju s'keni thene nje fjale per zvarritjen pa fund te gjyqeve te 21 janarit,Gerdecit,....
Jam pro dhe do Votoj Në 2
Une jam per partite e reja, por duke vezhguar prononcimet e tyre, bindem se jane vetem bishtra te partive te vjetra. Edhe ky shkrim I porositur nga kjo firme e diskredituar me bind per kete Te shkretet qe kujtojne se me shkrime te tilla legenesh do kthejne oponionin.
PO VOTOJ 2
Tashme kam votuar... kur te zhduket fytyra e urryer e Sali Berishes dhe familjes se tij nga skena politike do te votoj gjithnje per A. Qorrin. Imperativi i tanishem eshte qe te mos kthehet perseri fashizmi primitiv i Berishes ne skene
Qorri është djalë i mirë. I mungon totalisht karizma dhe talenti politik, por në fund të fundit nuk është as sharlatan dhe as kastravec korrupsioni dhe intrigash si Llapaj. Sikur të mos i mjaftojnë gjithë stuhitë që ka kundër, " mbështetja" që i jep një prej figurave publike me reputacionin më të ulët dhe imazhin publik në nivelet e mizerjes absolute , vetëm vota nuk i sjell, biles rrezikon t'i heqë edhe ato të familjarëve të tij.
Po ta dija se Arlind Qorri merr pushtetin do ja jepja voten me te dyja duart. Eshte e vetmja e majte e vertete.
po si ta marre kur ti nuk ja jep voten? vota per Arlindin, please!
Do rhuash gje per aferen 6M te malokut vicidolas mor qelbanik?
Amanet nga gjyshi komunist Hysni Kapo mos e tradheto komunizmin. Amanet nga gjyshja kurrve Vito Kapo . Amanet nga babi spiune haaa PO ik mo komunist i lodhur , pis njeri
Ti Hysniut dhe Vitos i ha mutin. Ai burre shteti, trim e i zgjuar, ajo zonje grua. Ne moshen kur Hysniu drejtonte nje brigade partizane ne beteje, ti beje gare me shoket kush shurronte me larg.
Po me pelqen me kete shkrim.Por nje populli te shkateruar nga dy partite e medha,nga nje inteligjencs e ulet,nga sulmet e Rames,Berishes,mendoj se do kete shume qe me mire pranojne te jetojne pa pension,pa shendetesi,ore pa buke,vetem qe te pasuroheh oligarket,te grabisin pushtetaret te shkaterohet edhe ajo pak pasuri e mbetur.Po te kishte disa analiste si Ju,qe kete te vertete ta thone ne televizore,ndoshta do kishte nje tjeter vleresim e ndergjegjesim ne shtresat e masakruara nga Edvini dhe SaliuVleresimet e nje pensionisti.
E kam lexuar programin qeverises te levizjes Bashke si dhe degjuar liderin e saj, realisht duhet vleresuar dhe votuar. Mendoj qe eshte e vetmja parti e re qe jep shprese se mund te ndryshoj dicka ne kete vend????2️⃣
Shqiperia ka probleme gjgande . Po shqiptaret duhet te ndajne mendjen se si e duan vendin e shoqerin ku do te jetojne. Ky eshte nje proces shume i gjate. Saliu e Rama rrine aty ku jane sepse shqiptaret qe votojne apo u rrine nga prapa jane me shumice . Sesi mund te duash te marin persiper berjen e shtetit qe perkthehet mbledhje e taksave dhe shperndarjen e tyre atje ku duhet e si duhet per popullin nga njerez me ne krye Ramen apo Berishen qe jane provuar per 35 vjete se cfare bejne me taksat e tua nje zot e di. Me statistika ne perqindje ata qe kane votuar per Ramen ose Saliun ne keto 35 vite nuk jane shumica e atyre qe kane te drejte te votojne. Do te thote qe fajin qe rri Rama apo Berisha eshte e atyre qe nuk votojne , ose thene shkurt e atyre qe nuk duan qe keta te jene aty ku jane. Logjikisht u bej thurje te gjithe shqiptareve qe duan te pakten qe Saliu e Edi mos te jene me aty ku jane te shkojne te votojne kundera ketyre krimineleve 35 vjecar. Votoni per ke te doni vec votoni qe keta mos te marin vota me. Do te jete revolucioni pa dhune qe do te nis hapin e pare te asaj rruge qe vendet e tjera e kane nis para 100 vjeteve e akoma mundohen me shume perpjekje ta ndjekin . Askush nuk na siguron qe ata qe do vijne do jene 100 per qind me mire se keta 35 vjecaret po te pakten tu tregojme qe ne nuk duam me keta bastarda kriminel qe nuk lane gje pa bere e nuk u ngopkan
Super ANALIZÈ dhe Shkrim qè ma ka mbushur mendjen 200 % ! BRAVO. Andi Bushati dhe duhet me patjetèr t’i japim mundèsinè Arlind Qorit dhe LÈVIZJES BASHKÈ qè minimalisht tè marri 6-7 DEPUTETE dhe MOS tè bèj KUALICION Pas Zgjedhor me ASNJÈ. PARTI POLITIKE tè VJETER , qè nè tè Vèrtetè janè BANDA KRIMINALE ! RESPEKTE pèr LÈVIZJEN BASHKÈ
E vetmja force serioze qe na jep shprese per ndryshim ne kete vend te zhytur shume keq pas interesave te nje grushti njerezish! Mos hezotoni njerez, votoni 2️⃣????
Politikisht është si gjithë të tjerët, injorant. Shqipëria nuk ka vetëm oligarkë dhe gjobaxhinj. Askush një platformë zhvillimi industrial. Askush një platformë vlerësimi, zhvillimi dhe shfrytëzimi risursesh strategjike kombëtare. Askush një platformë zhvillimi ushtarak. Askush një platformë zhvillimi arsimor, shkencor dhe teknologjik. Askush një platformë pyllëzimi kombëtar dhe zhvillimi të industrisë së drurit. Askush një platformë të zhvillimit të impiantit strategjik bujqësor. Askush një platformë shkencore të blektorisë moderne. Sepse askush nuk ka as minimumin e kulturës së shtetit dhe kompetencës akademike. Janë të gjithë injorantë dhe kafshë që kanë ngritur kulturën e tallavasë dhe prostitucionit të prostitutave moraliste. Dhe i ke në rresht që flasin budallallëqe, që pështyhen, që lëpihen, që vënë gjoba, që prostituojnë o tek qeveria, o tek ambasadat, o tek Zeni, o tek Bejleri, o tek sillogjet antishqiptare greke, o tek oligarkët ose tek të gjithë nga pak.
SUKSESE ZOTIT QORRAJ, ne skemi cte humbasim ,le te provojmë nje te trete, ne momentin kur ju doli boja DROGAXHIUT DHE SALIUT
Andush, Lëvizja Bashkë nuk është vetëm Arlindi, por janë edhe një dyzynë montrash që, po t’i njihje, do flisje ndryshe… Po ti nuk mundesh të flasësh ndryshe, në fakt, de je nipi i “Besnikut të Partisë”…
NJE NGA ARTIKUJT E BUSHATIT QE E KAM LEXUAR DERI NE FUND.....ATLERNATIVA E QORRIT PER TAKSIM SI NE VENDET NORDIKE ME SE E DREJTE...
Suksese Arlindit, njeri i ndershem. E meriton te votohet.
Faleminderit z. bushati per shkrimin por zgjedhjet dhe fierin e fitojme. Perpara vetem me Edin ne 20300 ne BE
Arlind Qorrin votoni o njerez i vetmi Shqiptar i paster dhe i sinqerte duket edhe eshte .Jepini fuqi ketyre njerezve qe te ndryshoje fati i Shqiperise
E keqja nuk permbyset brenda 1 dite e as brenda nje votimi sic eshte 11 Maji. E rendesishme eshte te pakesohet numri i deputeteve te PS-se dhe PD-se bashke. Kjo arrihet duke votuar partite e reja. Nje nga keto eshte dhe kjo e Arlindit. Une per kete parti do te votoje, gjithmone nese do marr mundimin per te votuar dhe sigurisht nese nuk do te kem ndonje oferte per ta shitur voten.
Bushati një kar qorr.
Ja vlen ta votojme!
Thamë se do votoje Belerin dhe VorioEpirin bashkë me Ilirin dhe Salën? Apo s'të kanë sjellë më zarfe me dhrahmi dhe i keni ndarë sarajet? Ata kanë zonat e tyre të patrazuar nga askush, ju po arritët ti merrni ndonjë kockë Ramës nga territori i vet. Për ju ishbllokmenët më shumë se integriteti i Shqipërisë është e rëndësishme të vazhdoni luftën tuaj të egër, psikopate dhe të ndyrë brenda sojit , aty ku e lanë baballarët tuaj që nxorrën sytë e njeri tjetrit dhe përdhunuan burgjeve gratë dhe vajzat e njeri tjetrit të shpallur armiq të popullit.
Eshte PS partia qe e ka patur dhe e ka si shtylle ne programin e vet qeverises edhe sot qe kush merr me shume, paguan me shume. Nuk e shpiku Qorri, jo.
Djale oficeri nga Tepelena. Cfare prisni o popull nga Arlindi? Njerezit me kriminele te komunizmit vinin nga Tepelena
Kjo puna e 35 % keshtu qe ta jap me doren e Djathte e ta marr me te majten eshte nje naivitet, i shpikur thjesht per t'i bere gropen idealit te majte, sepse e pare nga perspektiva e njerezve te dobet, te paarsimuar te pa shkolluar , e dembeleve e pertaceve e hileqareve apo batakcinjve ,qe ky vend i ka plot do te krijoje idene qe ...PO NUK PUNOVA VETE,KA KUSH PUNON PER MUA ,ESHTE 35 % qe qeveria si puna e Robin HUDIT ia merr te pasurit dhe ia jep te varfrit.Stop zoteri nuk mund ti a marresh kaq thjesht dikujt keto para qe edhe ai i ka bere me pune duke prezumuar shpesh qe i ka bere duke rrjepur popullin.AJO QE MUND TE BEJE QORRI ne kete rast eshte Jo tia marri serbes serbes 35 % te djerses se dikujt qe mund te jete edhe i pasur e ti a japi nje te varfri qe edhe ndoshta nuk djersit hic apo qe rri ter diten e ben kalamaj.Por te krijoje nje MEKANIZEM EKONOMIK NE MES, si mund te ishte kjo, mqs QORRI e ka edhe ne programin e vete ekonomik.TA detyroje psh ne menyre taksative edhe ligjore qe kete 35 % takse cdo person ti a investoje ne FONDIN SOVRAN SHQIPTAR, DUKE U KTHYER NE AKSIONER TE FONDIT pa te drejte te shitjes se aksioneve dhe tek Fitimet e FONDIT , Qorri dhe qeveria e tij te beje rishperndarje te ardhurash, duke favorizuar ata qe jane me vulnerabel NE KETE MENYRE IU KRIJON NJE STIMUL DHE KONCESION DHE ATYRE QE JANE PJESA E PASUR E KETIJ VENDI E QE DDUAM APO SDUAM JANE ELITE EKONOMIKE ,POR JO TI A MARRE KESHTU 35 % kot
????????
O Andi,pse lodhesh? Turp me thënë por shumica,jo vetëm nuk lexon programe.Por nuk dëgjon e kkupton programet.Që ai i lëvizjes Bashkë,është i vetmi program për shqiptarët.Janë gati të vazhdojnë të jetojnë si zoraxhinj,në Europë,se sa të lexojnë e dëgjojnë një program.
Esht shum e vertet se Andi Bushatin kur ishte i vogel Enveri e mesonte te luante futboll, kur u rrit, mullah Saliu i mesoi ngjitjen ne peme.
Filloi te jape direktiva i biri spiunit Mehdi Bushati !
Filloi te jape direktiva i biri spiunit Mehdi Bushati !
Filloi te jape direktiva i biri spiunit Mehdi Bushati !
Filloi te jape direktiva i biri spiunit Mehdi Bushati !
Filloi te jape direktiva i biri spiunit Mehdi Bushati !
Filloi te jape direktiva i biri spiunit Mehdi Bushati !
Filloi te jape direktiva i biri spiunit Mehdi Bushati !
Immediate eshte qe monstra te zhduket dhe po iku kerma iken dhe palla e gjate ,efekti domino. Kemi duruar kaq vite kermen ishalla ngordh kete kohe pastaj tjetri. Arlindi eshte I sinqerte por ja fut dhe nje cik pordhes nuk behen pernjehere ato qe thua me nje mandat keshtu qe prit kush do te rreje kete popull dele do fitoje edhe kete mandat do durojme vetem maloku te mos I qaset pushtetit.
Të votosh për Saliu do të thot të bësh prova me të arthmen e fëmijëve . Pse,.?? Sepse vota për rikthimin e Pd do të thotë të fillosh nga pika xero.Po të votosh për të majtën do të thot që të ecësh përpara ,por me thënë të vërtetën ky votim do të jetë me pakë dhimbje ,sepse ecuria e të majtës për 12vjet njeh progres ,por ka bërë dhe gabime ,lajthitje ,korrupsion dhe kjo e ka tronditur shumë psikologjinë dhe besimin e votuesve tek kjo forcë politike.Mirëpo kur i peshon anët pozitive që janë evidente ,por dhe anët negative që edhe këto janë të pa pranueshme , atëhere peshorja anon në ato pozitivet, Pra populli me një qetësi ,durim dhe pjekuri morale politike e gjykon me shumë realizëm duke pranuar rrugën pa kthim prapa por ecjen para duke i krasitur mirë degët e pyllit dhe të korrupdionit .Dhe këtë detyrë politike pranon tja besojë të majtës për të vazhduar reformat dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor për të udhëtuar i sigurt drejtë BE. Është e vërtetë që populli është në dilem midis Ramës dhe Sliut cilit ti besojë???? Mirëpo kur dalin në Tv ,mitingje ,portale ,kur të vijnë në derë politikanët e Saliut dhe të kërkojnë votën të fanepset krimineli dhe batërdia që ka bërë në 34 vjet kjo mostër në kurriz të popullit dheme njëherë të vjen mendimi :larg ,larg ,shumë largë nga kjo forcë politike që është sinonim i të keqes.Po partitë e reja çfarë risije sjellin në këto zgjedhje??Andi Bushati si një analist kondravers dhe me shumë dritë hije ka folur për AQorrin,dhe në një pikë të programit ai flet me një qasje pozitive .Po ,po ,more Andi kjo pika e qasjes në mënyrë humane ndaj shtresave vurnerabël e programit është shumë pozitive për tu bërë e vërtetë .Por për një parti politike që mundet të marë ose jo vënde në parlament kjo tingëllon utopike jo se nuk është e mundur por praktikisht do ti duhej të kishte ose mbi 50 %të parlamentit ,ose të merte një numër deputetësh që do të ishte parti në qeverisje dhe me fuqi detyruese në programin e qeverisë për të bërë realitet pikat kyçe programit të forcës politike që përfaqëdon.Pra është shpejtë që populli të kuptojë dhe ti besojë këtij politikani .Por ,po të kishin bërë të gjitha partitë e reja dhe disa të vjetëra një aleancë dhe të dilnin me një emër dhe një program jam i bindur se këto dotë thithnin mbi 150000 votues apo rreth 12-15 deputet .Kjo do të ishte forcë e tretë ,por me një fuqi detyruese për koalicion qeverisës .Kjo nuk është pak apo jo ,sepse në të ardhmen e afërt ky raport forcash do të ndryshojë dhe populli do të bindet se kjo forcë ka shanse për të bërë ndryshimin tradicional dhe vetvetiu forcat e vjtëra dhe të konsumuara me apo pa dashje ,do të hapin krahun .Më njëfjalë programi i Qorrit duhet të presë dhe 4vjet në sirtar .Ndërkohë njerzit e mëçur intelektualët ,,rinia e shkolluar ,politikanët e sprovuar në gjirin e partive politike të vjetëra dhe të reja kuadrot e të gjithë niveleve duhet të japin kotribut në forcimin ,pjekje politike dhe rritjen e atësive drejtuese .Por në veçanti ,emigrantët që janë në shumicë të shkolluar në perëndim dhe edukuar me nivelin e demokracisë perndimore ,duhet të tërhiqen në pjesëmarjen e tyre dhe dhënien e kontributit nëpërmjet votimit të ksaj force politike më prespektivë qeverisëse dhe drejtues.Sot për sot edhe emigrantët janë të parcelizuar dhe të lidhur me ideologjinë e dy forcave të vjetra politike dhe nuk e ndryshojnë statuskuonë e këtyre forcavë Dhe kaq e vërtetë është kjo situatë e partive të reja sa ato (ndoshta jo të gjitha) janë lidhur pas bishtit të dypartive të mëdha dhe më tepër pas asaj të PD.Prandaj këto parti politike me shumë pretendime për pushtet nuk e gjejnë rrugën e duhur sepse nuk e dinë nga bije ylli polar që të orjentohen.Më në fund po e them se mendimi jot o Andi për këtë rastin e partisë së A Qorrit është për tu vlerësuar.Mosha mesatare popullsisë dhe rinia të jenë shpresë plotë se ndryshimi do të vijë patjtër nga këto parti ani dhe pse janë të reja dhe të vogëla ,por dhe fëmija lind i vogël por bëhet burrë.Le të shpresojmë për më mirë...