Pse nuk po ngjit Berisha!

29 Dhjetor 2023, 19:01Blog TEMA
Pse nuk po ngjit Berisha!

Nga Dritan Hila

Para disa ditësh, për të liruar vendin në bibliotekë, po seleksionoja gazetat ku kisha shkruar ndër vite, pa dalë ende portalet. Po mbaja vetëm koverin dhe faqen ku ishte artikulli im, por syri rrëshqiste edhe në faqet që hiqja. “Shqip”, “Gazeta Shqiptare”, revista e më vonë gazeta MAPO, “Shekulli”, “Tema”, ishin mediat ku kisha shkruar të cilat kishin ajkën e mendimit shqiptar.

Sot disa ende janë, disa prej tyre nuk ekzistojnë kurse të tjerat janë kthyer në margjinale. Por në ato kohë bënin trendin e opinionit publik. Emrat që shkruanin ishin ajka e mendimit intelektual publik shqiptar, ku sot disa janë tërhequr në punët e tyre e disa nuk janë më.

Drejtorët dhe kryeredaktorët e tyre, gazetarët, ishin ata që kanë mbetur si emra në gazetarinë tonë ku disa e vazhdojnë profesionin kurse të tjerë, jo. Kur i shfleton pas 10-12 vitesh, shikon se kundër Berishës në ato kohë ishte bashkuar gjithë mendimi përparimtar.

Nuk ishin me Ramën, por Ramën e shikonin si njeriu që mund të zëvendësonte Berishën dhe që gjithsesi nuk do ishte më keq. Nuk e di se sa prej tyre Rama i ka zhgënjyer apo përmbushur parashikimet, por ajo që kupton nëse shfleton faqet e zverdhura të shtypit, është që Rama nuk mund t’i paguante të gjithë dhe as i kishte të gjithë militantë. Rama ishte pjesë e nevojës për ndryshim e që pati aftësinë të kalëronte dallgën antiberishë dhe të paraqiste veten si e vetmja alternativë politike.

Sot Berisha ka vetëm disa gazetarë që i paguan, kurse shoqëria shqiptare është tërësisht indiferente ndaj tij. Media që e pasqyron aktivitetin e tij e bën për klikime, ku klikimet nuk janë bashkim me kauzën, por kuriozitet shpeshherë zbavitës. Pavarësisht prezencës së tij në publik, asgjë nuk ndryshon në preferencën e votës.

Ai është kërshëri i ditës, por jo shpresa e ndryshimit.

Viti 2013 ishte viti i fundit kur shoqëria shqiptare ishte idealiste. Tashmë janë bërë të gjithë pragmatistë, ku të parët janë ata qe flasin për Berishën në emër të idealeve me gjuhën e vjetërsuar të 1991-shit duke filluar nga vetë Berisha. Ndaj nuk ndez revolta./dritare.net

9 Komente

  1. l
    lexuesi

    O Tançe po çi ke keto thenie!Perse nuk po ngjit Berisha?Une do ta vazhdoja :A te q.a udhet!Po je gazetar apo akoma me keq diplomat apo akoma me keq intelektual,dreqi ta haje!Me me elegance ne te shprehur sepse ka njerez qe edhe te lexojne e ta njohin nivelin!Apo v.k zhargoni i perditeshem Shqipetar!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtësia

      Shkrim se duhet te shkruaje z. Hila dicka! Te tjera jane arsyet z. Hila. Te pakten lexo motivimin e shpalljes "non grata"!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Verllapa

        Po nuk kuptove edhe me elemntaren harrom o Tan Hila!Berisha nuk ngjit se eshte k.... dhe nuk eshte sperm!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirona

          Na e cate si shume trapin akoma mereni me Berishen, nuk keni pune tjeter për të bere

          Përgjigjjuni
          1. T
            TALIBAN TIRONE

            NA CAVE TRAPIN O TIRONA DUKE BERE TE NJEJTIN KOMENT NE CDO SHKRIM .PO NUK TE PELQEU MOS I LEXO DHE SHKO QAJ PER BERISHEN

            Përgjigjjuni
            1. T
              TALIBAN TIRONE

              NA CAVE TRAPIN O TIRONA DUKE BERE TE NJEJTIN KOMENT NE CDO SHKRIM .PO NUK TE PELQEU MOS I LEXO DHE SHKO QAJ PER BERISHEN

              Përgjigjjuni
            2. b
              brunilda

              spaku ben mire qe e zvarit arestimin e berishes ,berisha do vdes para mikrofonit duke shar e akuzuar gjith dynjane ,te gjith jan kriminel vetem ai jo ,te gjith mund te ken vjedhur por per te vrar ka vrar vetem berisha ,kriminel eshte vetem ai gjynafe para zotit e te vrareve ka vetem berisha do e zere haka e tyre ,duke ber gam gam do vdese

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fcb

                Me këtë shkrim të fundit të vitit mori shpërblim Dubain e Rilindjes .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Peçi

                  Tani "Dritare tv" emertoje "Kazani i fshatit" se nuk ke lene fshatare dhe katunare pa na nxjerre,lere pasketaj kete konviktorin e lodhur Ermal Peçi qe do te behet edhe politikan me humor fshati! Ku shoqeria shqipetare e ku kjo fare fshatari.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje