Izolimi, braktisja, vdekja e Foltores!

28 Dhjetor 2023, 17:31Blog TEMA
Izolimi, braktisja, vdekja e Foltores!

Nga Fitim Zekthi

Vdekja është prej gjërave me fuqi të pazakontë që ndikon në mënyrë po kaq të pazakontë të gjithë jetën dhe sjelljen e njeriut. Që prej kohësh, që nuk kujtohen filozofë, teologë, mjekë, politikanë etj, kanë shkruar apo kanë bërë vepra të rëndësishme për vdekjen. Për vdekjen flitet thellësisht tek Homeri, tek Shekspiri, tek Dante, për vdekjen flet thellësisht edhe Sigmund Freud, Karl Jung, Kurt Abraham. Për vdekjen kanë bërë vepra madhore Bethoven apo Wagner,  Picaso apo Dostojevsky.

Pavarësisht se siç thoshte Ciceroni, “askush nuk mendon se është aq i vjetër sa të mos mendojë se do të jetojë edhe një vit”,  vdekja do të vijë për gjithkënd. Ka një tipar, ka një veçori, ndodh diçka gjithnjë kur vdekja afrohet. Filozofi amerikan Carl Trueman thotë se më mirë se kushdo këtë gjë e ka përshkruar Leon Tolstoi në romanin vdekja e Ivan Illiçit.

Teksa sëmundja e Ivan Illiçit ecën, bëhet më e thekshme, rëndohet, ai bëhet vazhdimisht e më i izoluar. Ditë pas dite, javë pas jave ai nis e braktiset nga njerëzit njëri pas tjetrit. I vetmi që rri me të është Gerasimi shërbëtori që i plotëson nevojat bazë bilogjike. Trueman thotë se kjo ndodh gjithmonë dhe ndonëse personi i sëmurë është gjallë ai është gjithnjë e më shumë i izoluar dhe ndarja ka nisur. Kjo përkon edhe më atë që thoshte Witgenstein mbi vdekjen se ajo nuk është një ngjarje në jetë  por një ngjarje në kufi, është një kufi që ndan të gjallën nga  e vdekura.

Të gjitha llojet e vdekjeve janë njëlloj. Edhe vdekjet e sportistit (jo si person por si sportist), edhe vdekjet e muzikantëve apo këngëtarëve, edhe vdekjet e shoqërisë, edhe vdekjet e kombit, edhe vdekjet e komunitetit etj. Josef Bottum thotë se njëlloj ndodh edhe me vdekjen politike të një individi.

Ai thotë se edhe vdekja politike është një kufi që nis të ndajë të gjallën nga e pagjalla në kuptimin politik, që nis të izolojë personin që është prekur nga sëmundja ose semundjet që do i marrin jetën politike. Ky process vijon dhe bëhet më i dukshëm, më i fortë dhe izolimi i ngadaltë, i përditshëm nis dhe shoqerohet me braktisjen derisa më në fund mbesin vetëm njerëzit më të afërt, shërbyesit të cilat i plotësojnë nevojat më bazë politike.

Kjo gjë po ndodh edhe me lëvizjen e Foltores të udhëhequr nga Sali Berisha dhe me vetë jetën politike të Sali Berishës. Ai ka nisur të izolohet gradualisht prej kohësh por askush nuk donte ta vinte re në kampin e tij sepse ai vetë luftoi që kjo të mos vihej re. Ai kohë pas kohe, javë pas jave ka nisur të braktiset në një proces të ngadalshëm. Ai premtoi rigjallërim të jetës së tij politike, rigjallërim të jetës së opozitës, protesta të fuqishme kundër Ramës, rrëzim të Ramës, fitore në gjyqin e Parisit, heqje të non gratës, marrëdhenie të fuqishme ndërkombetare, përkrahje ndërkombetare për të, bashkim të opozitës, rritje të vazhduehsme të përkrahjes së tij nga populli, revolucion dhe pjesëmarrjje madhështore etj.

Në të vërtetë, me gjithë përpjekjen titanike, ai nuk mundi të bëjë dot asgjë nga këto. Dhe nuk do të mund t’i bënte kurrë këto. Ishte e qartë që në fillim. Gjërat kanë një kohë të tyren, kanë një logjikë të tyren kundër të cilës nuk del askush. Berisha i humbi të gjitha këto.

Ai në fillim, pas luftës kundër PD-së, pas sulmit ndaj godinës, pas riorganizmit të lëvizjes së Foltores në Kuvendin e 30 prillit, thirri një protestë, që ishte më e madhja e tij, në 7 korrik të 2022-it që u quajt 7-7-7. Ajo ishte një protestë e vogël me pak mijëra njerëz të strukturave të lëvizjes së tij të Foltores. Ishte zhgënjyese, por ato që erdhën më pas ishin edhe më keq. Ai nuk mundi të bëjë dot më protesta. Nuk i mblidhte dot njerëzit që mblodhi as në 7-7-7. Bëri një proteste tmerësisht të dobët në 6 dhjetor kur zhvillohej një takim i liderëve të BE-së, në Tiranë. Nisi revolucionin në janar të 2023 por njerëzit nuk dilnin, ata rralloheshin. Thirri një proteste në 3 mars në datën e gjyqit në Apel për ligjshëmrinë e drejtimit të PD-së ose të drejtën e vulës siç thonë.

Protesta ishte me disa qindra. Më pas i la protestat. Humbi thellë si askund të botë zgjedhjet lokale. Lëvizja e tij fitoi të drejtën të qeverisë vetëm 5% të popullsisë së vendit në pushtet vendor. Humbje si kjo nuk ka asnjë Venezuelë apo Burkina Faso opozita. Më pas izolimi, braktisja, u bënë më të rënda. Asnjë takim ndërkombetar, asnjë letër apo telegram.

Non gratës së SHBA-së i ishte shtuar edhe ajo e Britanisë. Gjyqi i Parisit u harrua. Nuk kishte asnje zë, as nga Grenell, as nga ndonjë republikan tjetër cilido qoftë, nga Meloni jo e jo. Izolimi rritej. Braktisja dhe dëshperimi po ashtu. E ndihmoi disi me pak oksigjen, sa për të bërë rrëmujë në parlament Gazmend Bardhi por edhe ky po perjeton izolmin dhe braktisjen e tij.

Gjërat u bënë më të rënda kur prokuroria ngriti akuza dhe kërkoi masë shtrënguese. Thirri një protestë para Kuvendit në të cilën erdhën vetëmn disa dhjetëra. Ishte një braktisje e plotë. Thirri një protestë tjetër para Gjykatës së Lartë. Kjo ishte më fatale, më e rëndë. Braktisja, ndarja, izolimi sundojnë tashmë jetën politike të Foltores dhe Berishës. Tashmë me të është vetëm Gerasimi, dmth ata që kanë rolin e tij politik.

Nuk ka më asgjë, asgjë nuk kthehet pas. Të gjithë e dinë se jeta politike e Foltores dhe e Berishës është në fund. Jeta e njeriut e tillë dhe ajo nuk mund ta mundë dot vdekjen kur ajo vjen. Ka vetëm një mënyrë se si njeriu e mund vdekjen. Duke mos e parë politikën si diçka pas të cilës nuk duhet të ndahemi kurrë, duke mos e parë politikën si diçka që është fillimi dhe fundi, duke mos e parë politikën si e vërteta e vetme për të cilën ia vjen të jetosh. Vdekja mundet duke iu nënshtruar Zotit, duke kërkuar faljen dhe mëshirën e Tij dhe duke e parë botën e këtueshme si diçka kalimtare dhe sprovë për të fituar shpëtimin.

24 Komente

  1. d
    dd

    Zekthi, mgjs nuk je analisti im i preferuar, këtë herë e ke qarë. Sidomos me figurën e gerasimoviçëve, dmth Nokës, Gazit, Nallbatit, Qimit, Tritanpreshit, Vokshit, Paloqes, andbushatit, shkallakut, këërriçit dhe ca truboshëve si ata.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te fala nga Franca Fitim

      Dakord, drejt e ke Fitim. Por kujdes se je pak si teper ekstremist i djathte. Mos shih vetem bardhe e zi, shih edhe pak me ngjyra, sepse me ekstremizem nuk i sjell vota Bashes. Nuk na bind ne te qendres qe te votojme per Bashen qe eshte pjelle e nongrates. Pastaj, ti je edhe profesor, dukesh edhe ca filofrancez (bravo per kete), mendo edhe sa e si ndikon tek studentet me qendrimet e tua ekstreme. Mendoj se nuk mbulohen komlekset me zhargone ekstremiate.

      Përgjigjjuni
    2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Ka vdekur pjesa politike, zoti ka kohë që e ka dënuar, pritet vetëm hapia e zarfit nga avokati për të lexuar datën e lamtumirës. Për të vdekurit ekzistojnë data për ti kujtuar, kryesisht grumbullohen familjarët.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjeli

        Z. Zekthi je lodhue kot o i varfer, ku ka intelekt shpellari sale te kuptoje ato qe thua

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti

          Bravo dhe respeky zoti Zekthi. E ke thare kete shkrim.

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            po a eshte dakort krrici i faro pace pilafit me kete shkrim brilant , se ai eshte prijesi legjendar i pordhestave . E mbani mend si u a nxiu jeten qytetareve tek Astiri para 3 vitesh kur pelliste cdo nate me 2 gishta lart dhe qytetaret rrinin ne trafik nga 2 ore cdo nate duke e share me liber shtepie kete kerric qe eshte kopje e gomarit te madh qe ha cdo dite pace , pilaf dhe 6 qofte .

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kala Streni

            O Fitim, e ke “hum” cik me kete artikull! A thua ke hulumtuar dhe ti mbi Tolstoin e Wittgenstein! Ben copy-paste ca citime qe nuk di as ti lidhesh me esencen e artikullit dhe publikon dicka qe te dukesh si mendimtar! Ti vlla shkruan njesoj si flet - me pak fjale pirdh te shfryhesh!

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hamdi Jupe

              Analize e mire.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlonjati

                Fitim, ke bere vertet nje shkrim brilant

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cika

                  Bravo, shkrim briliant!

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zigur

                    Perse mereni me nje bastard shpellar komunist....? Historia e provoj kush kriminel i kombit eshte...serbomalazezi me nokat dhe bardhet te zinj...na cane trapin ...fuck you!

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kopetenti

                      U zekth lene saliun ne agonine e vete te vdekjes qe i erdhi nga Amerika, po shiko lulin o derzi qe jeton si i vdekur. Dhe ky vdeksi do drejtoje opoziten?????Po kete quranjos maksimumi 7 % do e votojne.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fcb

                        Shko e re gagac i paaftë .

                        Përgjigjjuni
                        1. v
                          vajmedet

                          Këta të vëllazërisë myslimane nuk po lënë gur pa lëvizur për të shtënë në dorë PD në. Ergysi, Fitimi, Vehapi, Namiri me në krye Redin po luftojnë fort mediatikisht prej kohësh. Ndërkohë që një pjesë e erdoganistëve kanë zënë një qoshe të ngrohtë nën sqetullën e lali Erit nën hijen e ca shoqatave bamirëse. Pastaj ka tipa mashtrues si Elvisi po ai është histori më vete.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Latif Dreqi

                            Je shume i sakte!

                            Përgjigjjuni
                          2. D
                            Demokrati 90-tēs qẽ ju braktisi njẽherē e pērgjith

                            Qesharakẽt e PD-sē vulēs tē dhuruar nga Rama shfaqẽn si Hyjenat nē gjunglat e Tanzanisẽ pẽr tẽ ngrēnē ndonjē kẽrmē tẽ braktisur nga Luanēt. Si nuk ju vjen turp more aman çfarẽ karakteri kishin patur kẽta. Janẽ mē bukẽshkalēt qē ka kombi shqiptar. Edhe politika e ka njẽ moral por ju jeni jashtẽtoksor.

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              tetovari2

                              Shumë keq është kur njeriu e pëlqen vetëveten.Katandiset aq keq sa që mendon se ka kapur qiellin!Nga ky vetëpëlqim humb sensin me realitetin dhe nuk di të i thotë vehtes MJAFT.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Patrioti

                                E ke qarë këtë shkrim Z.Zekthi, personalisht më pëlqeu shumë. Kam vetëm një shqetësim: vallë e kupton shpellari Berisha çfarë shkruan: kam frikë që jo pasi Berisha i tillë ka qënë që i ri, mbeti fshatar i pagdhendur që në sistemin e kaluar kur me një ligësi dhe servilizëm të theksuar arriti atë që asnjë nga shokët e tij nuk e arriti. Gjendej gjithmonë aty ku duhej për ti rënë në sy udhëheqjes së kohës dhe në 1990 eliminoi një nga një gjithë shokët e tij për të dalë në krye. Sali Berisha është ku e ku me Enver Hoxhën. Të kish pushtetin e Enverit në një sistem diktatorial, Saliu do ish më i ndyrë se Sadam Hysein i ngjashëm me Kim Yong Un.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Aldo Boboci

                                  Zekthi si per hera i sakte me shkrimet e tija , po me mire bjeri drurit se sa Saliut , ai di vetem te tijen edhe ti beson vetem tek e djathta e majta sidomos me Ramen te duket e zeze . Zekth e djathta ne fakt ka vdekur qysh ne 2009 po xdekja e certete qe kur vui Lulken ne krye t pd e ndriti fare .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    shqip

                                    Duke ju rikthyer "vdekjes" si argument . Vetëm në Shqipëri ndodh, të komentosh një vdekje , gremisje i themi ne rëndom, zgjat 10 - 12 vjetë. Psh, për ppsh ka mbi 30 vite që flitet për vdekjen e saj . Fatosit i bënë një 10 vjeçar vdekje kronologjike. Mgjs ai gëzon shëndet më mirë se shumë idiotër që mbushin parlament, foltore, apo ekrane. Vdekja e Saliut ka që në 2013 që ndodhi. Por mqs jetojmë në një vend çudirash , mundohen ta mbajnë gjallë virtualisht. Artikull shkruesi e ka bërë më së miri analizën e tij. Mgjs në të vërtetë kjo është një esse. Le të llogjikojmë me këmbë në tokë. Saliu u zbyth në 97 në mënyrë plebishitare. U kthye në pushtet falë ca marifeteve të Socialistëve. Nuk ka nevojë ti përmendim në mënyrë kronologjike, por atij, Saliut, ja dhanë pushtetin ata që e kishin pushtetin. Mirëpo edhe këtë mandat Saliu e nxiu në mënyrën më të keqe të mundshme. Gjatë kësaj qeverisje ndodhën tre ngjarje të rënda. Që duke përfshirë edhe vitin 2009, vit i turpit , atëherë bëhen 4 ngjarje të zeza për kombin dhe Shqipërinë. Ndodhi ngjarja e Gërdecit, u vodhën zgjedhjet e 2009-ës, u vodhën votat e Tiranës në turpin e atij shteti mafioz, dhe më e trishtueshme, ngjarja makaber e të vrarëve në bulevard. Pas këtij momenti askush më nuk e votonte Saliun. 2013 i dha dërmen e fundit, shkelmin bytheve në gjuhën e përditshme. Pas dy herë në pushtet , shqiptarët nuk mund ta riciklonin një herë të tretë Saliun. Të vetmit që nuk e kishin kuptuar, ishin ca pseudo analistë ekranesh , që besonin gënjeshtrat që thonin vetë. Tri palë zgjedhje parlamentare, tri palë zgjedhje lokale, janë mjaftueshëm argumenta për të konfirmuar vdekjen e një krijese që lindi me hantikap të theksuar. Ka qenë një thënie dikur :"Me Musolinin vdiq edhe fashizmi" . Ani pse forma hibride çfaqen e ngjallen aty këtu. Kjo duhet të ndodhë edhe në Shqipëri. Jo thjeshtë "vdekja" e individit Sali Berisha. Duhet të vdesë Berishizmi si vepër. Falë Berishizmit vendi ka kaluar periudhat më të trazuara që pas rënies së Shkodrës, kalaja e fundit e Arbërit. Në mënyrë metaforike mund të themi se po Shkodrës i ra "të bjerë" si bunkeri i fundit i Saliut.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. i
                                      i drejti

                                      Te gjithe ne rradhe per te duartrokitur zekthin komentusit e paguar dhe zekthi qe per mendimin tim nuk dine t flase shqip dh te shprehet eshte ne pritje te lepije ndonje kocke qe ja hedhin shaj sa te duash saliun por saliu eshte ne histori dhe ti do mbetesh nje buthlepires e askujt nuk ka per te kujtuar per filozof pirdh pirdh se lirohesh dhe ha perseri nje tas me groshe hhaaaaaa.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Loran shehu

                                        O Zekthi o kok kar

                                        Përgjigjjuni
                                        1. r
                                          raul

                                          Bravo Fitim. Artikull exelent. Dhe Faik Konica po te ishte gjalle nuk do e kishte shkruar me bukur, bile do ishte bere xheloz. Te admiroj me nekrologjine politike qe i bere perbindeshit te foltores se vicidolit apo Hu Xhintaos 80 vjecar te Shqupit. Sivjet ne kongresin e fillimvitit 2023 te PK te Kines kinezet nxoren per krahesh nga salla e kongresit para 2000 delegateve dhe kamerave nga gjithe bota ish udheheqesin e tyre 80 vjecar Hu Xhintaon. E cuan deri ne fund te salles duke e pare gjithe bota kunder deshires se tij dhe i thane: mjaft me koha jote ka mbaruar, populli kinez tashme i ka syte nga udheheqesi vizionar Xi Xinping qe po e ngre Kinen ne lartesi te reja me nje zhvillim ekonomik te papare dhe me nje mirqenje te admirueshme te popullit kinez. Ky Hu Xhintao jone megjithese humbi pushtetin ne 92% te teritorit me 14 maj , humbje apokaliptike qe nuk e ka pesuar as opozita e Venezueles, apo e Zimbabves dhe akoma uleret se do ngreje pordhesta qesharake si para nje viti Spiuni Agush qe kercenonte me popullin e 2 marsit qe i doli fiasko e nuk e ka gjetur akoma megjithese nuk ka lene shpelle, gerxhe, apo mal te Shqiperise duke e kerkuar.Keshtuqe perbindeshin e vicidolit po e nxjerr nga politika drejtesia shqiptare, tik tak, tik, tak,,

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Ne

                                            Kur te gjithe vdesim nje dite, po i pavdekshem si behesh valle? Kur le pas nje veper ne te mire te shoqerise, atehere behesh i pavdekshem. Kur le pas shemti historike, ke vdekur perse gjalli, si.....Sali Berisha.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje