A do ta mbajë këtë radhë Gjykata e Lartë presionin e Berishës?

26 Dhjetor 2023, 14:22Blog Nga Namir Lapardhaja

A do ta mbajë këtë radhë Gjykata e Lartë presionin e

Më 13 janar 2012, një ditë përpara vendimit të Gjykatës së Lartë për video-përgjimin Meta-Prifti, Sali Berisha, në mënyrë demonstrative dhe hapur shantazhuese ndaj sistemit të drejtësisë, i shkoi për darkë në shtëpi mikut të tij të koalicionit.


Presioni i dha efektet e pritura, kur të nesërmen me një votim skandaloz 5 me 0, trupa e gjyqtarëve certefikoi se ajo që kishin parë të gjithë shqiptarët me zë dhe figurë nuk ishte ashtu siç e kishin parë ata, por ashtu siç e kishte parë Ilir Meta.


Këtë darkë të shijshme me gatimet e Monikës dhe verë të përzgjedhur nga Iliri, amerikanët ia mbajtën shënim Berishës, dhe në epitafin e tij politik, veç të tjerash, i gdhëndën edhe shantazhimin ndaj drejtësisë në mbrojtjen e partnerëve të tij politik.


Si për të mos i mjaftuar kjo, Berisha, në mënyrë skandaloze, apolitike, antiligjore, alogjike, të paparë dhe të padëgjuar deri më sot, ka thirrur një protestë përpara Gjykatës së Lartë pikërisht në ditën kur kjo pritet të shprehet për çështjen e Partisë Demokratike.


Paradoksalisht, në të njëjtën ditë, pritet të shprehet edhe Gjykata e Posaçme lidhur me masën e arrestit ndaj tij.


Mirëpo, protesta nuk është thirrur përpara GJKKO-së, por përpara Gjykatës së Lartë, si për të dëshmuar lidhjen e pashqitshme të Berishës me karrigen e kryetarit të PD-së dhe të opozitës.


Fatmirësisht, siç është dëshmuar edhe në thirrjet e mëparshme, shqiptarët dhe veçanërisht demokratët, e kanë bojkotuar dhe e kanë të qartë se, në agoninë e tij politike, Sali Berishën nuk mund ta ndihmojnë dot, sepse, edhe sikur të donin, nuk kanë asnjë mundësi.


Protesta e thirrur përpara Gjykatës së Lartë është akt dëshpërimi dhe vetëdorëzimi.


Në dallim nga sjellja e mëparshme prej të forti, Berisha ka zgjedhur këto ditë të vetëviktimizohet sikur po i bëhet ndonjë padrejtësi e madhe, mirëpo e vetmja padrejtësi që është bërë në këtë periudhë, është e gjithë katrahura haxhiqamiliste e tij, e mbështetur nga qeveria, oligarkë, media dhe analistë të blerë, për të shpartalluar opozitën dhe për ta sjell në këtë gjendje.


Pyetja që ngrihet është, a do ta mbajë këtë radhë Gjykata e Lartë presionin e Sali Berishës siç nuk arriti dot të bënte në vitin 2012, apo edhe kësaj radhe do shkruajë se i vetmi vendim i arsyetueshëm është ai i A. Zhukrit, të vetmit gjykatës dhe gjykatë që njeh Sali Berisha në historinë e tij politike?

7 Komente

  1. B
    Belina Budini

    Me keto mendimet e tua o shoku Namir , me fal por as ne halet e Beratit nuk shkohet?!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironci

      Nuk kemi degjuar qe halet e Beratit te jene ndryshe nga halet e tjera qofte per mire ose qofte per keq po sido qe te jete Sali non grata me sorollopin qe e ndjek po shkon drejte hales dhe me sa duket dhe ti Beline.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Demokrati me mend ne koke

      Ata babucat matane oqeanit bejne presion me te forte se Berisha. VULA do i jepet Bashes mgjth seline e PD. Filloi shkaterrimi i Katowices. Shqiperia do behet per femijet se ne na cuan per lesh komunistet e te treja kraheve.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dde

        Hiqeni qafe te shpetoje kombi..

        Përgjigjjuni
        1. K
          Krimi

          Bastardi do gjykates me diplome plepa...

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti i Porcelanit

            Jo, Namir, krert e Drejtesise Shqiptare jane buthepambuke, me trimat i perzuri perbindeshi i Vicidolit dhe Edi Rama, ne marreveshje me Sali Lushen, nuk afroi asnjerin nga ata.

            Përgjigjjuni
            1. r
              rrofte lexhenda sigurisht dhe zagaret

              Mallkuar qofte Vampiri dhe Zagaret qe e ushqejine akoma me gjak !

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje