Një fund pa lavdi për Sali Berishën

25 Dhjetor 2023, 18:00Blog TEMA

Një fund pa lavdi për Sali Berishën

Nga Imer Mushkolaj

Sali Berisha ka sunduar me “dorë të fortë” dhe mban përgjegjësinë për ngjarje monstruoze që kanë ndodhur në vendin e tij. Atë po e pret një fund meritor, i braktisur nga të gjithë dhe pa keqardhje nga askush.

Sali Berishës i është hequr imuniteti i deputetit dhe pritet të arrestohet nga prokuroria e posaçme, e njohur si SPAK. Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë duket se do ta përfundojë karrierën e tij politikë në formën më të palavdishme.

Kjo situatë e krijuar në Shqipëri është me fort domethënie dhe shënon një kthesë të madhe në politikë e shoqëri. I përfshirë në listat e zeza të amerikanëve, europianëve dhe britanikëve, i izoluar ndërkombëtarisht, figura më e rëndësishme politike e pas komunizimit duket se do të përfundojë karrierën politike padenjësisht. Megjithatë, siç e ka merituar.

Ai që ka qeverisur me “dorë të fortë” ndër vite, ai që ka pasur shtetin në dorë dhe në disa raste e ka keqpërdour për qëllime të veta politike, tash është në dorë të shtetit. Tash është i braktisur thuajse nga të gjithë. Thirrjeve të tij për protesta dhe revolucion nuk po iu përgjigjet më askush, madje as të vetët.

Ai po bën përpëlitjet e fundit politike për të kundërshtuar drejtësinë, për ta sulmuar drejtësinë, ashtu siç ka bërë me vite, me dekada në të gjitha rastet kur nuk i kanë pëlqyer vendimet e marra. Veçanërisht sulmet e tij u ashpërsuan kur SPAK nisi procedimin penal për korrupsion pasiv ndaj tij dhe dhëndrrit të tij.

Por arrestimi i Berishës do të ishte sinjal serioz për të gjithë politikanët si ai, që mund të ndyejnë duart në kriminalitet e korrupsion. Po ashtu, arrestimi i tij do të jetë një ditë e zezë për opozitën shqiptare, të fragmentuar e të sakatuar, edhe me kontributin e paçmueshëm të vetë Berishës.

Nëse sot Shqipëria nuk ka opozitë të fortë, pjesën më të madhe të fajit duhet kërkuar te Berisha. Nëse sot shoqëria shqiptare është e ndarë dhe e polarizuar, prapë fajin duhet kërkuar tek ai. Për tri dekada ai nuk ka reshtur së sulmuari, etiketuari, së shari e fyeri këdo që ka mundur, majtas e djathtas, lart e poshtë. Për tridhjetë vjet ai ka dhënë shembullin më të keq se si një politikan, simbol i rënies së një regjimi, kthehet në simbol të një regjimi të ri dhe qeveris me metoda të ngjashme si në komunizëm.

Sali Berisha ka sunduar me “dorë të fortë” dhe mban përgjegjësinë për ngjarje monstruoze që kanë ndodhur në vendin e tij. Ai ishte president shteti kur falimentuan firmat piramidale, që kishin nisur të funksiononin me bekimin e tij.

Ai ishte në pushtet kur theu embargon e OKB-së për naftën dhe furnizoi Slobodan Milosheviqin, për të kryer krimet e tmerrshme në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai ishte në pushtet kur nisi lufta civile, madje urdhëroi dërgimin e ushtrisë kundër protestuesve në jug të vendit, gjatë vitit të tmerrshëm 1997. Ai ishte në pushtet kur burgosi Fatos Nanon, kur zhduku Remzi Hoxhën.

Sali Berisha ishte në pushtet edhe kur ndodhi tragjedia e Gërdecit, ai ishte në pushtet edhe kur ndodhi 21 janari i vitit 2011, kur dha urdhër të qëllohen protestuesit në shesh dhe u vranë katër nga ta. Ai ishte në pushtet edhe kur i vodhi në mënyrë spektakolare zgjedhjet në Tiranë, për t’ia dhënë fitoren Lulzim Bashës. Bashës, të cilin më pas e bëri kryetar të partisë dhe i cili asnjëherë nuk i ka sqaruar dyshimet për keqpërdorimin e 200 milionë eurove gjatë ndërtimit të Rrugës së Kombit.

Pra, Sali Berisha ishte në pushtet në momemnet më të errëta të historisë së re shqiptare, siç ishte në pushtet edhe në ndonjë moment të ndritshëm, siç ishte anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Në një mënyrë a tjetër, Sali Berisha dominoi skenën politike shqiptare për tri dekada. Por, pak ose aspak ka mbetur nga ai simboli i dikurshëm i demokracisë dhe luftës kundër diktaturës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë. Pak ka mbetur nga Berisha i pëlqyer edhe nga kosovarët në një kohë të vështirë për ta, pa e ditur të vërtetën e plotë për bëmat e tij. Nga Berisha, i cili për pushtet bëri gjithçka.

38 Komente

  1. s
    sapa

    Mos u perpiqni qe deshtimet e drejtesise ti paraqisni si suksese!Shqiperia ka mbaruar me kohe!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ndonje lajm tjeter vec sales keni!?

      O tema na jepni na i lajm per ramen ose rilindjen se jeni bere sy syri flisni vec per salen.

      Përgjigjjuni
      1. S
        ShkelXeni bythqir sperma prishur Salehut

        Burgu I snpeton jeten Salehut e ShkelXenit bythqir. Krimet e tyre jane te kobshme.

        Përgjigjjuni
      2. s
        shelegure

        Ky person mbart mbi veten tragjedit e vendit anarshine ,gjithçka ka hequr KOMBI SHQIPETAR.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mal Cori

          Po që e cilësoi UÇK-në organizatë terroriste marksiste-leniniste...... . Po që ju thoshte liderëve kosovarë mos shkoni në Rambuje..... Dhe kur shkuan, ju bënte thirrje të mos firmosnin........ . Po që ishte kundër bombardimeve të NATO-s mbi Beograd........ Të gjitha këto janë të regjistruara në gazetën e tij RD.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Malo

            O maliciorrit po si thua me garanci te plote ti?? Aman more mos je nga keta te malit me ngjyre mavi edhe ti…

            Përgjigjjuni
            1. D
              DMK

              Link për këto shkrime ose kopje të shitura të gazetës keni??

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fusharaku

                Faleminderit Mal Cori per sa thua. Do shtoja se percarja veri-jug qe beri Saliu eshte vepra me e poshter e nje tradhetari....

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kosovo-centist i LDK Serbe

                Po ke haruar apo ke anashkaluar grusht shtetin e 1998 kur koqevaret e LDK parti serbo-file hipur mbi tanke se bashku me nje bande malokesh te dale nga shpellat e Tropojes i drejtohen institucioneve shteterore . Nje kronologji e sakte , qellimi shkrimit dyshues nuk besoje qe nje kosovo-centist si ju aspak admirues i shqiptarve dhe i Shqiperise ku midis spitaleve shqiptare dhe ato serbe ke zgjedhur Serbin nuk e di nese posedone dhe pasaporte Serbe kam nje parandjenje se po ? por e di qe je admirues i nenes Serbi kete e mrone me fanatizem ne kazanet e koqvarise . Ke nje urrejtje per komunistin non grata si dhe per familjen kriminale Berrisha por kjo besoje eshte personale aspak patriotike apo ideollogjike pasi nje admirues Serbe nuk mund ta urreje nje dhender Serbe .

                Përgjigjjuni
                1. X
                  X

                  Bravo imer

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Votuesi

                    Shume çudi qe nuk permendet krimi me monstruoz i tij, 1997ta, hapja e depove, ndersimi i veriut ndaj night, dhe brasher qe resultuan te qindra e mijra djem nenash we nuk kthehen me. Rezultoi Edhe ne prezencen e armeve automatike me shumice me duart e popullsise civile. Ky nji krim makaber qe akoma e vijme edhe sot. Turpi i kombit qe eshte bere gazi i botes. Uroj dhe shpresoj qe opozita e re te mesoje te beje opozite ne parlament, jo ne bulevard me militante kriminele.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sqepari

                      Po qe i dha atij Nuel Kalaj 6 mil Euro se u be ndermjetes ne bisedime per te shitur Oshe te ceket. Po qe i ndau pastaj me klyshin e vogel. Po qe ka nje Tv ngrtur me gjakun e Gerdecit. Po qe ftoi dhe futi agjentin e larte serbe, ate vicin, ne keshtu. e sigurimit...

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Haka Tekizoti

                        Çdo zezonë që i ka ndodhur Shqipërisë e shqiptarëve këto tridhjet e ca vite medemek demokraci ka dorèn drejtuese, plaifikuese, organizuese e urdhëruese të Sali Berishës dhe të gjitha i ka bërë me qëllim e vetëdije të kthjellët nga pozita e antishqiptarit. Nuk i ka bërë nga padija, nuk i ka bërë thjesht për të mbajtur pushtetin, por i ka bërë nga pozita e shërbëtorit të vendeve antishqiptare. Të gjitha nuancat dhe koha e ngjarjeve tronditëse, makabre e kriminale mbështetin këtë logjikë.

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xy

                          Sa me shume qe nxirret ne media aq me shume I vjen era m

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                            Nje fund m... mjalti deshta me thanun per Lexhenden e Xhozit.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vp

                              Nje shkrim me se i SAKTE!

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gëzim

                                Analizë e shkëlqyer zoti Imer Mushkolaj,por me dua të shtoj që faji faji është edhe i drijtësisë 33vjeçare dhe popullit që e lanë të bëjë ato të këqija dhe që po e lënë akoma. Sepse neve si populli Rumun, prandaj e meritojmë.

                                Përgjigjjuni
                                1. g
                                  gazi

                                  Burgun e ka pak krimineli NON GRATA,as Enveri nuk ka qene i tille...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bejkush

                                    Nuk besoj se kanë bythë të dënojnë atë kriminel

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dardani

                                      Bravo Mushkola.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Altini

                                        Per turp the Zotit ato lidhje kabllosh dhe finitura muresh aty pas maskarenjve. Pa asnje lloj sistemi kanalinash. The dyja pamjet ne foto per te vjelle.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Belinda Budini

                                          Na rrofsh pjeshken o tyç

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Realisti qe kerkon pjeshke

                                            Te keqen e pjeshkes Belinde. Mos ma abuzo, mos ma zemero.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. M
                                            Mali Dajtit

                                            As mos tu shkoje neper mend, apo te thuhet qe kryekomunisti dhe kryekrimineli sali, solli demokracine ne Shqiperi, per te cilen ky bastard beri nje perpjekje te madhe duke i mbushur mendjen miletit, qe ishte ky qe solli demokracine ne Shqiperi. Per te mos u zgjatur, ky bastard ishte fatkeqesia e Shqiperise, kur u fut me dhune ne PD.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. k
                                              kete kisha tani per tani

                                              Respekt gazetari kurajos qe ja thé ne sy dobiçit te Sheqeres dhe kryekriminelit te Shqiperise ne emision televiziv drejteperserdrejti. Respek per ty, por mos ben gabimet ordinere te njerzeve te sotem se per te share apo injoruar dike, do ti thote komunist. Une kam jetuar ate qe ju e quani komunizem dhe jam gati te perballem me kedo qe cilat ishin te mirat dhe cilat ishin te keqiat dhe nuk eshte kategorike ashtu si pretendohet nga at qe kane lindur dhe s'e kane njohur apo dhe nga ata qe ne emr te tij duan te hane , vjedhin, dhe vrasin sot qe mund te te permend dhe emra te shumet qe nga Neritan Ceka e Arben Imami, deri Genc Pollo e Tritan shehu e me radhe. Ka viktima te atij sistemi ashtu si ka me shume viktima te ketij sistemi demokratik. Sa viktima ka Shqiperia nga 1990 e deri me sot, sa jane vrare nga pushteti '94.97.98.........21 janar, Gerdec etj etj. Prandaj njerezit objektiv jane njerezit me te preferuar per shoqerine ne pergjithesi. Mendo se mbi toke jetojne njerez dhe kafshe, gjarperinj dh tigra, zogj dhe kanarina ! Te respektoj per çfare ke bere dhe ben ne gazetari Imer Mushkolaj, sidomos ne kushte, kur ne komunizmin e pretenduar pô te flisje kundra e dija ku do perfundoje, ndersa sot Remzi Hoxha ku eshte?! Te faleminderit dhe Gezuar Festen, Vitin e Ri 2024 , ti dhe gjithe ata qe i sherbejne popullit me penen dhe dijet e tyre !

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Sisi

                                                Nga 10 ne 4 artikuj flitet per koleren Berishe.Sherbim me te mire o Mero ske si i ben.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. U
                                                  UNE

                                                  I braktisur nga te gjithe dhe pa keqardhje nga askush. Perle! Me nje fjale: zere se nuk kishim ne histori nje Sali Berishe. Asidenti i historise shqiptare!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. G
                                                    Gabriel

                                                    Sa ka bërë Berisha për njohjet e Kosovës, ska bërë kush!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Z
                                                      Zina sallaksja peqinsja

                                                      Z Imer, shkrim shume i sakte! Te lumte dora sa mire i ke radhitur. Kam pare dhe perballje direkt me Berishen ne tv. Qe atehere i a ke thene ne sy keto gjera. Dhe u egersua e u be xhind me ty? Po ti ja the ne sy keto fjale.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Astrit

                                                        Imer Bushkolaj je legjende sepse ia the ne sy tradhetarit. Respekte

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. m
                                                          mergim tari

                                                          Nuk e lexova shkrimin me vemendje, por krimi me i madh i Sali Berishes eshte perpjekja qe ai beri per te futur urrejtjen dhe hakmarrjen ndermjet Veriut dhe Jugut te Shqiperise. Per fat te mire, ky krim monstruoz i agjenturave serbe dhe ndoshta edhe greke, i mbeti ne tentative, sepse shqitaret edhe kesaj radhe nuk u percane duke bere nje veper qe perben tradheti kombetare, por qendruan si gjithmone bashke, sic jemi perhere vellezer. Fati i zi dhe fundi i ndyre i nje njeriu te zi, qe uroj qe edhe ate jete qe i ka mbetur, ta kaloje ne menxyren dhe te zezen e tij me te erret, ashtu sic ka edhe shpirtin qe saktesisht ja shpreh edhe surrati, sy gjakesori dhe pamje te percunduar te shprehur ne tiparet e nje krimineli vrases, kopje identike e Radovan Karaxhiçit.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. K
                                                            Klevis Slabinja

                                                            E Sali Sali kot nuk i thone c’do fillim e ka nje fund , ke 33 vite ke be c’te ka dashur qefi ke ngrene , ke pire e ke . . re , ke vrare e ke prere pa e bere kete hesap ,po kot nuk i thone fillimi dihet po fundi nuk i dihet . Tashi Sali krimineli ka ardhur fundi po shume i zi , ka ardhur koha qe tere ate qe ke dhiere per 33 vite do ti kethehesh ta hash po puna eshte qe nuk te ka mbetur shume jete e ne kete moshe ta mbyllesh me turp duke ngrene ate qe e dhieve jo pak si duket eshte shume e rende .

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Ardes

                                                              Fuck bastardit serbomalazez Sale krimi...eshte shpall non grata edhe nga Prishtina e Tirana....bajgat qe vene nga pas jane pisa dhe hale....

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. D
                                                                Dakord

                                                                https://youtu.be/bYzkETk3nIk?si=M-X8DhlNmtCw__K_

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  Trotski

                                                                  Sali Kerma eshte me i KEQI Drejtues ne Shqiperi.Si nuk beri nje here MEA CULPA xhanem ??? Kokrra e Kriminelit ,Banditit,e Tradhetarit ,e Shkaterrimtarit,e Vrasesit pa Ndergjegje.me se Fundi u Gropos familisht. Delenxhiu i delenxhinjeve.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. r
                                                                    rrofte lexhenda dhe zagaret

                                                                    Fund M... Mjalti deshta me thanun .

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Ardeni

                                                                      RROFTE AMERIKA...DHE DREJTESIA PER TE GJITHE....TI THOTE LULI TE VERTETEN....QE KA VDEK ME KOHE SI FAMILJE BASTARDE E KRIMI...

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. K
                                                                        Kosovo-centist i Ldk

                                                                        Per grusht shteti e deshtuar te 1998 e ke harruar.apo anashkaluar se shikonim tanke me koqevar te Ldk Serbe qe sulmonin institucionet Shqiptare ke ndonje koment si kosovo-centist qe je .

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje