Nga Redi Shehu
Para më shumë se tri dekadave, në kohën kur ne sapo kishim filluar të nuhasnim shijen e lirisë, më kujtohet asokohe, si i ri që isha, padurimin për të mos humbur mbërritjen e Berishës në mitingjet madhështore të asaj kohe. Ardhja e tij në shesh jo vetëm që elektrizonte turmat sikur një kabllo i tensionit të lartë të kish rënë mbi ta, por edhe e vishte të gjithë ngjarjen me një aureolë që dukej sikur transhendohej nga diku përtej realitetit. Për ne, njerëzit e dalë nga gropa e errët e komunizmit, Berisha konsiderohej si dhuratë.
Mitizimi i tij kishte arritur majat dhe shpresa ishte njësuar me personin e tij. Sot, pas tri dekadave, do të doja ta takoja siluetën time si i ri dhe të përballesha me entuziazmin naiv të tij, e t’i tregoja se Berisha është prapë aty, tashmë pa mitingjet madhështore dhe pa kimizmin e aureolën, në krye të një grushti njerëzish të avashtë e të vakët ashtu si dhe mosha e tij. Në këto duele të pafundme brenda Colosseumit të politikës shqiptare, shpesh gishti poshtë i turmave shënonte lejen e posaçme për Berishën me të cilin ai eliminonte kundërshtarët e tij.
Shumë duele dhe beteja pati fituar, me të gjithë llojet e kundërshtarëve, por ama vetëm ndaj një personi Berisha nuk arriti kurrë të fitonte, vetëm kundra Sali Berishës. Sot, ai duket sfidanti më i egër i tij, i cili i qëndron përballë duke e kërrusur dhe mpakur totalisht. Sot, Berisha duket se e ka humbur betejën përballë egos së tij. Pas tri dekadash, parlamenti shqiptar është plot tymuese, karrige të përmbysura, flakadanë dhe mbi të gjitha me një fjalor në rastin më të mirë mediokër. Përballë opozitës ndodhet një super maxhorancë, e cila si një masiv prej betoni i ofron kundërshtarëve shanse të herëpashershme thyerje koke.
Një super maxhorancë e cila në këmbët e saj ka të skalitur datën 2019 dhe poshtë saj një foto e Bashës me firmë të Sali Berishës. E tani, pas eksperimenteve politike me braktisje mandatesh dhe zgjedhjesh, flaka dhe tymi në Kuvend duket se nuk po karbonizon kënd tjetër përveç opozitës. Për të mos përmendur pastaj ata deputetë, të cilët pësuan një evolucion politik nga brava dhe blindi drejt tymit e flakës në parlament. Rama i kishte të gjitha mundësitë që t’ia jepte komisioniet hetimore opozitës, duke e ditur se ato nuk kanë prodhuar kurrë një rrezik për maxhorancat. Por, ai me dinakëri duke qenë i sigurt politikisht, dëshironte ta ekspozonte Berishën drejt të vetmes gjë që ai di të bëjë shumë mirë, drejt reagimit të dhunshëm, drejt emulacionit të egos së tij. Kjo, në kohën më të papërshtatshme gjeopolitike për radikalizim si kjo e jona.
Kështu, e gjendur në kufijtë e improvizimit, opozita nuk kishte se si të tejkalonte veten pasi kulmin e radikalizimit ajo e konsumoi në vitin 2019, dhe ajo që i ngelej të bënte ishte një teatër i dështuar e mbi të gjitha i shëmtuar. Sot, Berisha e gjen fajin gjithkund dhe tek secili përveç se tek egoja e tij. Kjo e fundit jo vetëm që e kërrusi kryeopozitarin, por deformoi, përçau atrofizoi, sterilizoi dhe ekstremizoi gjithë frontin opozitar deri aty sa spektaklin e arrestimit të tij, ta kundërshtojnë vetëm një grusht njerëzish. Egoja e tij e bindi se opozita shqiptare është vetëm Sali Berisha dhe jo ato qindra-mijëra të djathtë në të gjithë Shqipërinë që shikonin Berishën si amanetqarin e bindjeve dhe vullneteve të tyre politike. Ai nuk formoi liderë të së ardhmes brenda së djathtës, por kukulla të cilat kishin vetëm dy rrugë ose bindje ose shpallje armik.
Tani, pas tri dekadash habitemi se përse e djathta është e kaq e pafuqishme të luftojë prepotencën, autoritarizmin dhe korrupsionin e maxhorancës. Pas tri dekadave, ajo që ndodh me partinë më të madhe opozitare, është se e gjitha narrativa e saj, veprimi dhe deri gjestikulacioni janë pasuese të egos së kryetarit të tyre. Është krejt ekzemplare se si e gjithë ideologjia, aksioni si dhe metoda politike e një force të kësaj përmase të reduktohet brenda një trysnie individuale, pa vizion dhe pa rrugëdalje. Foltorja si një kopje e zbehtë e entuziazmit të tre dekadave më parë, arriti të prodhonte energji politike në fillimet e saj, por për shkak të dekontekstualizmit dhe mbi të gjitha egos së Berishës, u transformua në ripaketimin e veseve të vjetra nën logon e Rithemelimit. Berisha humbi dy herë shansin që ta rithemelonte vërtet politikën shqiptare kur ishte në pushtet. Kur këtë nuk arrin ta bësh vetë si burim i kapaciteteve të brendshme të tua, atëherë rithemelimin e kësaj politike do të ta bëjnë të huajt. Vetëm se ky lloj rithemelimi nuk është i butë, gradual dhe i natyrshëm ashtu siç ndodh me proceset e brendshme, rithemelimi nga të huaj është i shpejtë, i ashpër dhe traumatik.
E në këtë rast, është e kotë të fajësosh të tjerët për paaftësitë e tua. Edhe pse egoja e tij nuk e pranon, Sali Berisha është në antikohën e tij, ka qenë që kur humbi zgjedhjet e 2013–ës. Mospranimi i këtij fakti nga vetë ai, e shtyu Partinë Demokratike në një agoni njëdekadëshe, e cila ia humbi fuqinë për t’u përballur me kundërshtarët, duke e mpirë dhe fragmentarizuar. Sot, trashëgimia e tij e pasur politike, mbyllet me fundin e padëshiruar që një lider mund të ketë. Ky fund nuk është arresti, as akuzat, as SPAK-u, fundi i pakëndshëm është vetmia.
Braktisja e të djathtëve pas tri dekadash trashëgimi politike është dëshmia se në duelin me egon e tij, Berisha doli i humbur. Në entuziazmin elektrizues të viteve ‘90, ne nuk kuptonim se rruga për të ndërtuar të ardhmen në liri, duhej të kalonte në fitoren e secilit ndaj egos së vet. Ne menduam se një person, sado i mire dhe i aftë të ishte, do të na zgjidhte gjërat, ashtu të gatshme të paketuara si një dhuratë e bukur martese. Ne pranuam të martohemi me individin fizik dhe jo me cilësitë e mira të tij. Ne gabuam kur shpresuam në të pagabueshmen dhe e mitizuam bustin ani pse cilësitë degradonin vazhdimisht. Sot, pas tri dekadave ne nuk mund të vazhdojmë me naivitetin e së shkuarës. Sot, mes të djathtës, duhen kërkuar cilësitë e mira të individëve pa mahnitje dhe befasime imazhi.
Me mire te themi i ashtuquajturi shtet shqiptar i ha mutin Berishes dhe te korruptuarve qe kane grabitur kete vend!
Mos u habit per Berishen ai sic hyri edhe doli nga vrima e pushtetit me dhune. Ndryshimi eshte se kur hyri u shkaktoj dhimbje shume shqiptareve ndersa tani vetem bythes se vet. Po nuk keni pare asgje akoma.
Berisha ishte "Mashtrimi i Madh". Tani njerezit kane kuptuar qe kane te bejne me nje prestixhator te cilin e rrezuan krimet pa fund. Magjepsja e nje grupi sherbente per te mundur grupin tjeter. Por SHBA-te nuk magjepsen. "Nongrata" nen portretin e Berishes ishte dicitura qe u hoqi magjepsjen shqiptareve dhe per here te pare po pertypnin te verteten e hidhur.
Doktorit ti rin larg hajdutet e komunistat skan cci bejn vetem ti hane ate qe nuk thuhet
Bravo Redi Shehu, ish djaloshi naiv i fund vitei 1990. E verteta dhemb, por ja qe ajo mbetet e vertete! Ne qe na ate kohe nuk kemi qene aq te rinj e pa pervoje jetesore, kur pame se cilet ishin ata pardesybardhe qe ominuan tribunta e "nderyshimit" te pritur, u zhgenjyem qe ditebe para qe era e ndryshimit ishte "Katovica", nuk e hengrem sapunin per djathe. Saliu ishte litari jashte, qe la Ramiz Alia, kur sistemi diktatorial po jepte shpirt. Tani qe naivet po vendosen me kembe në toke eshte shenje e mire qe tregon se padyshim e ardhmja do jete më ndryshe, pa hipokrizi te shpifur te politikaneve makiavieliste. Ajo e radhme do jete per nje shtetformim real demokratik, me drejtesi kushtetuese dmth e barabarte per te gjithe, një Shqiperi si gjithe Europa etj, etj, të gjitha keto të bera realitet.
Bravo Redi Shehu, ish djaloshi naiv i fund vitei 1990. E verteta dhemb, por ja qe ajo mbetet e vertete! Ne qe na ate kohe nuk kemi qene aq te rinj e pa pervoje jetesore, kur pame se cilet ishin ata pardesybardhe qe ominuan tribunta e "nderyshimit" te pritur, u zhgenjyem qe ditebe para qe era e ndryshimit ishte "Katovica", nuk e hengrem sapunin per djathe. Saliu ishte litari jashte, qe la Ramiz Alia, kur sistemi diktatorial po jepte shpirt. Tani qe naivet po vendosen me kembe në toke eshte shenje e mire qe tregon se padyshim e ardhmja do jete më ndryshe, pa hipokrizi te shpifur te politikaneve makiavieliste. Ajo e radhme do jete per nje shtetformim real demokratik, me drejtesi kushtetuese dmth e barabarte per te gjithe, një Shqiperi si gjithe Europa etj, etj, të gjitha keto të bera realitet.
Eksperimenti komunist për të instaluar një gjasme demokraci dha frytet e veta . Saliu ,garanti i kësaj procedure i gënjeu disa herë bashkëpunëtorët - rivalët e tij socialistë duke burgosur Alinë,Nanon dhe duke i rrahur më 1996 ... Ata e mbajtën! Më 1997 kur duhej vrarë ata e mbajtën,më 2005 kur nuk kishte asnjë shans ata e risollën në pushtet. Ky veçse i përçau dhe i la tetë vjet rrugëve pa bukë. Tani edhe durimit socialist i erdhi fundi,pasi morën çdo pasuri e kapën çdo post me para' në shtet ata e hodhën Saliun në kosh si limon të shtrydhur.. Tani dopio gjashta i mbetet në dorë socialistëve. Sepse vërtetë BE mund të na pranojë për arsye gjeopolitike,si përherë ne, po as kapitalizëm nuk instalon dot në ekonominë tonë dhe as nga feudalizmi nuk e nxjerr dot popullin shqiptar. E vetmja mënyrë e europianizimit të shqiptarëve është shpërngulja e tyre në Europë,duke sjellë këtu popullsi të tjera. Dëgjojeni atë Ramën se nuk llap kot ai!
O red kari..ben dhe si hoxhe ti..si njeri qe fal namaz etj.phu fare e keqe e shurrosur me shurren e super karagjozit lul bari i mbarsur me spermen e edkurv ramovicit...je thjwshte nje legen qe te duket vetja anal ist...do e shohesh sh shpejt sali berishen dhe opoziten e tij.piss
Po cfare eshte kjo gjuhe mor idiot? Nuk ke mundesi mentale te besh nje diskutim civil normal ku mund te shprehesh mendimin e argumenta normale? Cfare deshe te shprehesh me kete monolog bastard? Nuk shkruajte absolutisht asgje.
Rri urte ti karthithes i rilindjes se spo te qi njeri ty..loqe..ju qifsha femrat gore te ripjerdhjes
Rrofte Amerika...ndryshe ehe ..do kishim Argjiten kryeministre...me 17pallate Xenin president....te vendit....gjak Serbi Malazez...fuck you bastarde qe shkoni nga pas...
Njerëzit kuptuan shumë vonë kush ishte Berisha. Shumica ishte si Redi. Personalisht e kam fishkëllyer Berishën që natën e parë kur na tha ne studentëve të kthehemi mbrapa në konvikte. U duk e qartë që përcolli fjalët e Ramizit. Që nga ai moment unë nuk isha më me të por ëndërroja ndryshimin. PDja a sapoformuar.uar u mbush me hajdutë e mashtruesa, kriminelë e ishsigurimsa. Ti Redi dhe shumica si ju ku I kishit sytë që në pikë të mëngjesit. Edhe unë I iri isha por kaq gjë ishte e pafalshme për të mos parë. Jemi një komb leshi dhe kjo është edhe arsyeja pse Enveri arriti të na mbajë në skllavëri të plotë për 45 vjet. Entuziazmi elektrizuese thua... si majmunët në degët e limit... E turpshme!!
Fiks fare! Tani po zgjohen Berishianët nga gjumi.... tani që një pjesë tjetër filloi të bjerë në gjumë për Ramën.
Gabimi më i madh që bën ky autori është që quan pd parti e djathtë. Tmerr. Pd nuk ka qenë kurrë parti, as e majtë as e djathtë sepse ka qenë dhe është bandë dhe bandat nuk kanë ideologji.
Berisha tani nuk eshte gje tjeter,vec se nje klloun qe po i ben per te qeshur te gjithe me aktrimin e tij, pervec atyre qe jane pjese e cfaqjes qe ai ka bere dhe ben kur doli vendimi i spakut per nisjen e hetimit te tij per veprat penale te kryera.Nese drejtesia do perfundoj pa humbur kohen hetimin dhe gjykimin e tij ai meriton denimin maksimal per ate cka i ka bere ketij populli.Postin e Kryeministrit ai e ka perdorur per te bere cfar te doje ka ndryshuar ligje, ka marre vendime ka ka genjyer e shkarkuar nga detyra ata qe kane mbrojtur veprimet e kundra ligjshme te tij per te tjetersuar prona publike si klubi sportiv partizani etj.Nuk ka njeri qe njeh ato vepra penale te bera prej ti me qellimin per tu pasuruar familja e tij te mos kuptoje shfryzimin e pushtetit prej tij klubi shumsportesh partizani ,gerdeci nafta me kompanine shqiponja kursimet e shqiptareve ne firmat piramidale qe i vodhi e nuk u hetuan shkatrrimi ushtrise dhe shitja per skrap e armatimeve te ushtrise shqiptare.Perpara se te jene prokurore e gjykates ata qe hetojne e gjykoje veprat penale te tij duhet te jene patriot te ke ketij vendi ,qe ti japin ate qe ai meriton.Kuptohet qartesisht se ai me veprimet dhe mosveprimet ka instaluar korrupsionin,e zhvilluar ne cdo hallke te pushtetit.Prej tij kan mesuar te tjeret per te zhvilluar korrupsion duke menduar se kur ai nuk denohet per kete kane bere edhe ata qe kane qene ne pozitata te tjera per tu pasuruar.Nje merite per kete ka njeriu i quajtur Sali Berisha.Po nuk u denua ky maksimalisht nuk ka te ardhme Shqipria,po nuk u shpronsua ka pasurite qe ka vene ky njeri nuk ka te ardhme shqipria.Spak dhe gjykata te veproje sa me shpejt me provat qe ka dhe ti jape ate qe meriton.
Po cfare eshte kjo gjuhe mor idiot? Nuk ke mundesi mentale te besh nje diskutim civil normal ku mund te shprehesh mendimin e argumenta normale? Cfare deshe te shprehesh me kete monolog bastard? Nuk shkruajte absolutisht asgje.
Ishte pikerisht skicofreni Vicidolit qe vuri ne themelet e Shqiperise ne vend te demokracise korrupsionin masiv. Rrahu opziten pavaresishte qe ishte ajo qe ja dha pushtetin ne pjate ne 1992 ne kundershtim te plote me vullnetin e popullit qe I tha kesaj monstre jo dy here, ne 1991 dhe 1992. Ne 1992 komnisioneret socialiste nuk u paraqiten fare ne komisione keshtu qe monstra fitoi shto ketu dhe nderhyrjen e pa drejte te USA qe sot po perpiqet te rregulloje cfare menderosi athere. Si rezultat i kesaj socialitet ne vend qe ta denonin monstren non grata nuk e bene kete megjithese kishin te gjithe mundesine por e lane te lire dhe ju pergjigjen monstres me dy ose tre fishin e korrusionit gje qe i ben dhe ata fajtore ndoshta dhe me shume se non grate qe e instaloi ate ne fillim. Shkaterrimi total I non grates eshte I vetmi opsion qe ka ngelur, pas kesaj e kane rradhen socialistet se dhe ata kane faj te madh.
Quan te djathte hajvanet e malokeve te Kamez - Bathores qe "mbushnin sheshet"? Te dhjefsha ty dhe "te djathten" tende, mor kriptofoltorist.
Me Berishen ne shqiptaret perseritem te njejtin budallallek si me Enverin per 40 vjet duke ja besuar komunisteve idealet dhe jetet tona e familjeve tona edhe pse jeten demokratike e dinim si eshte ku njerezit shkojne votojne ,zgjedhin me te miret sipas tyre dhe pas katër vitesh e rizgjidhnin ose e hidhnin ne rruge.Asnjehere nuk pamje nje drejtues shteti qe hyjnizohej si tek ne,tamam si ne kohen e Bajraktarit apo bejlerëve qe t'a merrnin gruan apo vajzen dhe amin.Duhet te mesohemi te gjithe me idene se te zgjedhurit jane te perkohshem dhe eshte ne doren tone,mjafton te mos i idealizojme
Me Berishen ne shqiptaret perseritem te njejtin budallallek si me Enverin per 40 vjet duke ja besuar komunisteve idealet dhe jetet tona e familjeve tona edhe pse jeten demokratike e dinim si eshte ku njerezit shkojne votojne ,zgjedhin me te miret sipas tyre dhe pas katër vitesh e rizgjidhnin ose e hidhnin ne rruge.Asnjehere nuk pamje nje drejtues shteti qe hyjnizohej si tek ne,tamam si ne kohen e Bajraktarit apo bejlerëve qe t'a merrnin gruan apo vajzen dhe amin.Duhet te mesohemi te gjithe me idene se te zgjedhurit jane te perkohshem dhe eshte ne doren tone,mjafton te mos i idealizojme
O Red,me vjen sinqerisht keq qe e ke kuptuar me shume vones se Saliu ka vrar kundershtaret per pushtet,por ka djegur dhe Shqiperine(1997). Shkurt,njeri shpellash,humanizmi nuk ka lidhje me kriminelin Sali.
Një gomar komplet shkatëroi një komb të tërë dhe më e keqja ka prap njerëz që i hskojnë mbrapa dhe i thonë:jepi Sal se vetëm ti na nxjer në selamet(për të vjedhur)Ishim ne shqiptarët që nuk ja thyem hundët që në vitin 1992.Një komunist i pistë na doli si demokrat i flaktë.Kujtoni në fillim njerzit intelektualë të cilët kur e kuptuan se ishte gomar u larguan e një pjesë i vrau si Enveri..SPAK E KA NË DORË QË TË NGRERË NJË OPOZITË OSE TA CAKTOJË PRAP KËTË SGËRDALLË...
Berisha mori ate qe meriton per gjithe te keqijat qe i ka bere Shqiperise,Te keqija qe sja ka bere asnje pushtues
Dy fjale per autorin e shkrimit: I ri kam qene dhe une, por une asnjehere se kam besuar demagogun kriminel Sali, jo se isha me i zgjuar se ty, por ne menyre instiktive u binda qysh ne fillim, se ky njeri shume lehte mund te quhet percaresi me i madh i kombit shqiptar. Retorika e tij ishte fyese per shumicen e shqiptareve. E djathta shqiptare, zgjodhi dhe besoi njeriun me te gabuar. Dhe ne sot vuajne pasojat e verberise tone kolektive.