Si e don… Rama

24 Dhjetor 2023, 18:10Blog TEMA

Si e don… Rama

Nga Preç Zogaj

Deputetët opozitarë të mbledhur rreth Rithemelimit dhe Berishës ka kohë që kanë përqafuar një formë në dukje ektreme të obstruksionizmit parlamantar, duke mos lejuar zhvillimin e seancave dhe mbledhjeve normale të komisioneve.

Nga bojkoti te pengimi; nga djegia e mandateve te ca flakëza “spontane” në sallën e Kuvendit si provëza dhe testime të një djegie më të madhe. Po ta mundësonin kushtet e brëndshme e të jashtme.
Kjo është trajektorja e aksionit opozitar të Rithemelimit.

E njëjta retorikë, si përherë këto dhjetë vite, ku “Rama” si targeti dhe emri përbledhës në shenjestër të aksionit përfaqëson hëm zmadhimin e gjithë kundështarëve të Berishës në SHBA dhe BE, hem zvogëlimin e tyre për nevoja të komunikimit dhe propagandës me ndjekësit.
Kur për ta mundur Ramën do të duhej fokusimi tek çfarë ka bërë e vazhdon të bëjë keq dhe tejkalimi i tij model.

Obstruksionizmi përdoret kur ke në dorë minimalisht një mundësi për t’u imponuar dhe për t’u shpaguar në masën që përligj nxjerrjen e artilerisë së rëndë.
Në rastin që po analizojnë, obstruksionizmi nuk e ka penguar shumicën të votojë ligjet e saj sa çel e mbyll sytë, deri edhe ligjin financiar më të rëndësishëm të vitit, buxhetin e shtetit. Pa diskutime, pa debate, pa kriticizëm, pa oponencë, pa opozitarizëm, pa propozime alternative të opozitës, të debatuara dhe të shpallura në foltoren e Kuvendit që t’i dëgjojnë e vlerësojnë qytetarët.
Jo. Në kuptimin e miratimit të ligjeve Kuvendi vazhdon punën mes poterës, zallamahisë, tymçeve, flakadanave, mizankenave, barrikadave, e tjerë e tjerë. Madje, me sa shihet, pavarësisht frazave për të qenë brenda, qeverisë dhe shumicës socialiste do ti pëlqente të vazhdonte kështu deri në fund. Për ketë arsye nuk harron t’i shpuzisë urët e “konfliktit” sa herë dallon ndonjë shenjë fashitjeje të “mosbindjes parlamentare”.

Siç bëri për shembull me ndryshimet në ligjin organik për hetimin Parlamentar, duke e vështirësuar më tej zbatimin e të drejtës kushtetuese të një të katërtës së deputetëve për të ngritur një Komison Hetimor parlamentar. Dhe kur kjo? Pikërisht në kulmin e përplasjeve për çeshtjen e komisioneve hetimore.
Është e vështirë dhe nuk ia vlen madje të ndalesh e të kërkosh çfarë ka të vertëtë e çfarë ka të sajuar në këtë lloj teatri absurd ku palët japin e marrin si enë komunikuese të xixave dhe zanzave reciproke.
Më e mira është të qëndrojmë të faktet e qarta në dritë të diellit për këdo që ka sy, veshë dhe mendje normale.

Së, pari, ndërsa nuk e pengon shumicën të votojë ligje, obstuksionizmi parlamentar po rrezulton autodestruktiv për vetë opozitën parlamentare. Njëlloj siç ka ndodhur me radikalizmin jashtëparlamentar të Opozitës së Bashkuar gjatë viteve 2018-2019-2020, që dëmtoi më shumë opozitën se shumicën.
Obstuksionizmi i grupit rreth Berishës ka bërë që opozita në tërësi ta reduktojë në ekstren gamën e punëve të saj në Kuvend dhe t’i mungojë detyrës në replkimin e ligjeve të qeverisë, në propozimin e ligjeve të saj, në ngritjen e zërit shoqëruar me zgjidhjet përkatëse për çeshtje të një interesi publik konkret në momentin e dhënë. Siç janë për shembull ato të çmimeve të larta që nuk e reflektojnë si në gjithë Europën rënien e çmimeve të bursës dhe inflacionit dhe plot të tjera ku qytetarët shqiptarë e shohin veten të tradhëtuar nga qeveria e tralalalave. Apo për çeshtje madhore me shtrije në kohë siç janë ato të shpopullimit dhe plakjes së popullisë, duke i trajtuar jo me retoikat e cekëta pseudopolitike, por me standartin e politikës profesioniste, që thellohet, furmulon propozime konkrete si duhet të përballohet kjo sfidë e madhe ekzistenciale.

Janë të panumërta temat dhe çeshtjet ku opozita ka si të thuash eksluzivitetin e trajtimit dhe po të jetë e aftë mund të bëjë diferencën. Në ketë mënyre rrit empatinë në publik dhe ndikon pa ardhur ende në pushtet në mbarëvajtjen e demokracisë.
Bllokimi i seancave parlamentare, por jo i votimit të ligjeve nga shumica, ka bërë që grupi i deputetëve rreth Berishës të mos mjaftohet të pengojë vetveten, por të pengojë edhe deputetë dhe grupe opozitarë (siç është grupi i PD-së zyrtare për shembull), që kanë qasje tjetër për mënyrën e bërjes opozitë në parlament. Në gjithë parlamentet e Europës opozita është plurale, është një korale polifonike dhe vetëm si e tillë mund të vijë në pushtet.

Një fakt tjetër i qartë është se mosbindja parlamentare zhvillohet si në një ishull të izoluar, pa mbështetje nga SHBA dhe BE. Merret vesh se qoftë në Uashingon, qoftë në Bruksel kanë leximin e tyre për këtë që ndodh me Rithemelimin. Sidomos SHBA, që janë kumbara numër një i reformës në drejtësi dhe qëndrojnë fuqishëm prapa SPAK dhe Gjykatës Speciale për të bërë që edhe në Shqipërinë mike të triumfojë “askush mbi ligjin”. Deputetët e opozitës merren kot me politikë nëse nuk e dinë këtë.
Indiferenca, izolimi apo kontestimi nga partnerët i redukton në ektrem shanset për sukses të opozitës obstruksioniste. Në një gjatësi vale me partnerët edhe publiku shqiptar, mbështetja e të cilit për ketë lloj opozitë është modeste dhe vetëm në rënie.

Dukush duhet të bëjë një bilanc, të analizojë çfarë kanë arritur e çfarë mund të arrijnë me obstruksionizmin, a ia vlen të mbetesh lidhur pas një kauze që është e drejtë, por jo e tillë, sipas mendimit tim sa të sakrifikohet parlamentarizmi, që në thelb ka lindur dhe ekziston për opozitën.
Njeriu që rri në pritje t’i tregojë bezen e kuqe mosbindjes, që kjo të mos rreshtë, është kryeministri. Ai e do fiks të tillë që hem ta akuzojë, hëm t’ua tregojë si gogol partnerëve, hëm të mos përballet me asnjë formë të dënoncimeve nga foltorja e Kuvendit. Shkurt, një parlament pa parlamentarizëm.

13 Komente

  1. V
    Vranakonti

    I gjthe faji,qe parlamenti nuk funksionon eshte i opozites,kryesisht i pseudodeputeteve te foltores,te Sali Mortjes. Nqs Keta duan te drejtat e tyre per komisionet hetimore pse nuk shkojn ne Gjykaten kushtetuese? E din mire se nuk fitojne. Keshtu,ata mendojn,me mire te bejme zhureme,te akuzojm Edii Ramen,se me Ameriken nuk jua mban dhe keshtu shtyhen diitet e rremujave pernje destablktet ne te gjithe shqperine. Por ata nuk mendojn se e gjitha kjo sjellje rrugaçesh i demton shume ata ne opinionin e pergjithshem shqipetrar.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doda

      E verteta gjithmone eshte e hidhur

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nul Moka

      Zoti Preç!...... . Këta të rithemelimit jo vetëm ata nuk e mësuan nga shkuan paratë e taksave të popullit, mirëpo nuk na lanë as ne të dëgjojmë dhe ndjekim debatet sesi shpërndahen ato........................... . Po diskutoni o kafshë me fakte, përplasjani kryministrit shpërdorimet në buxhet, vjedhjet e mëdha që bëhen.............. . Ramës i shpëton shurra kur i thua me argumenta se këtu janë shpërdoruar kaq dhe atje janë vjedhur aq...................... . Ai lutet, që ju të mos uleni dhe të debatoni..... . Ku ka më mirë që për buxhetin kur duhet të diskutohet dy ditë e dy netë pa pushim, Rama ta kalojë për 5 minuta........... . .. . Dhe sa për qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë........... . Berisha ka hedhur së fundi tezën se në burg kryetarin e opozitës e kanë dënuar vënde si Rusia, Bjellorusia, apo ku di unë, mirëpo harron dhe këtë gazetarët apo edhe ti, nuk ja thoni se mbi dënimin e kryetarit të opozitës nga këto vende, kanë ngritur zërin SHBA dhe Bashkimi Europian......... . Ndërsa për rastin e Berishës nuk është shqetësuar kush veç Qim Pekës dhe Lelos........ . Bile kanë deklaruar, se me dënimin e Berishës, SPAK po tregon se ka ikur koha e të paprekëshme. Pra zëre se po thonë, sa mirë bënë që po dënojnë Berishën.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Grata

        Duan ti shpetojne bythen nongrtes...

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Jo zëre se e thonë, o Mul, por kanë qysh me shpalljen "non grata" të monstrës në 19 naj 2021, që këtë po kërkojnë. Dhe po e kërkojnë të dënohet nga Gjykata e Posaçme, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi i standarde e europiane. I tillë ka qenë dhe më parë, po drejtësia ka qenë nën thundrën e këtij përbindëshi, që sot nga brenda dhe jashtë, po kërkojnë të ndëshkohet. Së pari politikisht dhe pastaj sipas fajeve të kryera dhe provave që duhet të sigurojë SPAK, do jetë GJKKO ajo që ta dënojë edhe me burg. Ndëshkimi për 21 janarin do jetë dhe ai që do na tregojë triumfin e Drejtësisë.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cubi

            E si perfundim kush e ka fajin o prec. Detyrimisht sali qeni, antishqiptari i lindur. Rama eshte ne rregull kaluar eshte si bien kembet ne toke.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Ky po dashka me i zon venin Sales mduket. !!.

              O Prec,a duket se po ha mut,pak si vone,vetem per ti dhene vetes rrol drejtues ne Pe-den e Sales !?. Shko o Prec shko,se dhe ti je kart e djegur.Prej asaj haleje ke dal dhe ke hy,kur te rrifshin e me pas te ferkonin bythen,por si lezet qe te vinte,prap mut te ipnin mgjth dru.Tashti te gjith ju,duheni shporr,sepse jeni asgjeja e atij veni.Nese kujton se genjen popullin me shkrime te tilla,shko futu prap tek Pe-dja se si mortje qe jeni,dhe njerez pa moral dhe dinjitet,populli do vi dita qe kur tju shofi ne rrug,do ju beshtyj dhe pshurrur ne koke.MORTJE JE DHE TI.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mos prit te reflektojne

                O Prec atyre as u kercet per problemet e vendit.Ata thjesht jane vegla qorre ne sherbim te hallit te familjes berisha,se keshtu mendojne se mund te mbijetojne ne politike.Nje pjese e tyre jane te zhytur ne llum dhe mbrojtjen e berishes e kane si paraprite per veten se mund tju vije radha.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mondi

                  Prec spiuni e ka zanat te deziinformoje per leke qyl.Harron maloku lezhes se nuk ka me budallenj.mbaroi perç mbaroi.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eni

                    Obstruksionizmi........ , sa here e permend ne shkrimin tend or Preç me vjen per te vjelle, e perdhoset shqipen e shkrete

                    Përgjigjjuni
                    1. c
                      ce

                      se si do shkojne parate e buxhetit vitin e ri 2024 shume shpejt do prononcohet me nje meshe politiko folkloriko prifti pastor i foltores se vicidolit Dorian Telit barkderri i cili me nje meshe ne foltoren e vicidolit do te paraqese idete e tij per buxhetin e vitit 2024.

                      Përgjigjjuni
                      1. Analist

                        Aman vetem kriminel sali berishen mos e mbroni as mos e zini ne goje lereni kriminelin ne vetmine e tij se shyqyr vuri dore perendia dhe do beje drejtesi vetem

                        Përgjigjjuni
                        1. b
                          brunilda

                          po kush te bej opozit ne foltore ,mul noka ,ai e te tjeret aq nivel kane ,ate qe ben berisha bejn dhe ata ,trurin e kan fushe nuk din te mendojn vetem te ven pas berishes , berisha ka hallin e tij e si duhet opozita e vertet ,luli ,edhe ai ment e berishes ka dhe pret ta rezojn ramen te tjeret ,dhe ata jan ne te njejten situat kur dorzuan mandatet ater iken nga parlamenti ,por dhe tani kot qe jan ,ligjet po i kalon qeveria me mir akoma ,thjesht opozit koti qe ka ngel ne mendesin e saliut te mar pushtetin me forc ,pa vizion e pa program si do punoj e ca do bej me mir

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje