Shehulislami Turqisë dhe xhelati i Berishës!

23 Dhjetor 2023, 18:21Blog TEMA
Shehulislami Turqisë dhe xhelati i Berishës!

Nga Dritan Hila

Shehulislami ka qenë në kohën e Perandorisë Otomane një lloj papati i islamit, i cili rregullonte jetën kanunore dhe përputhjen e fatvave me Kuranin. Ishte një pikë graviteti për besimtarët dhe organizimin e tij (nga zhdukja e të cilit islami ende nuk po e merr veten, por kjo është temë më vete) dhe si i tillë i prishte punë Ataturkut në dominimin e kombit turk dhe unicitetit të autoritetit të tij. Kështu që urdhëron prokurorin për asgjësimin e kreut të Shehulislamit.

Mirëpo Shehulislami ishte një burrë i ndriçuar dhe lexuar, kështu që çdo ditë prokurori takonte në mbrëmje Ataturkun dhe i thoshte që e kishte të pamundur ta dënonte pasi çdo akuzë, Shehulislami ia hidhte poshtë me argumente ligjore. Do vij vetë, i tha një ditë Ataturku, i lodhur nga zgjatja. Dhe kështu të nesërmen shfaqet në sallën e gjyqit dhe i prezantohet të akuzuarit duke i prerë drutë shkurt: Unë jam Ataturku dhe dua të dënoj me vdekje se më prish punë. Je dakord?

Kështu, po, ia kthen fetari, e kuptoj.

E gjithë kjo histori është një version oriental i “raison d’etat”, arsyes shtetërore. Në mos qoftë e vërtetë, është e mirësajuar.

Sa më sipër është vetëm një mënyrë për të treguar si veprojnë perandoritë pavarësisht ngjyrimeve, kohës dhe pozicionit. Dhe kjo ka lidhje edhe me zhvillimet shqiptare dhe rastin Berisha. Ky i fundit ka kohë që ia ka sjellë në majë të hundës amerikanëve: kontrabanda e naftës me ish Jugosllavinë; futja e hundëve në Kosovë sa herë e ka pisk në Shqipëri; trazirat brenda Shqipërisë. Mirëpo Berisha sulmon Edi Ramën si nxitës të akuzave ndaj tij. Vetëm se Rama nuk është Ataturku. Ataturku është në Uashington.

Natyrisht që ka shumë punë të vijë deri këtu dhe thirri SPAK-un aty. Në ndryshim nga Ataturku i qëmotit, SPAK nuk ka ndërmend të dënojë pa akuza të vërtetuara pasi Berisha nuk është as evlija e as Shehulislam. Ka bërë mëkate sa të duash. Do ishte më e ndershme dhe burrërore që Berisha të paktën të ngrihej jo në nivelin e Shehulislamit por në atë të Fatos Nanos që akuzoi Chris Hill, n’ato mote numri dy i ambasadës amerikane, si nxitës të arrestimit të tij.

Mirëpo mesa duket as për kaq nuk ka këllqe. Se që do ta hajë, do ta hajë, por të paktën t’i përmendi hasmët e tij nëse është aq trim sa thotë e mos ta rrotullojë gjuhën nëpër dhëmbë e aq më shumë të akuzojë kot Edi Ramën, i cili realisht i uron jetë të gjatë dhe të begatë. (Dritare.net)

15 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    O Zot pse duhet te ndajme oxigjenin e te merremi me keta njethundrake turkoshqipfoles m'Albanistan qe qelbin anembane gjithe boten kristiane....bugaxhinje, narkotrafikante, poutana,killers,martire te Isis, Boca harram, hamas etj kesisoi turma njethundrakesh turkoshqipfoles!!!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Masakrat greke ne Panarit

      Te lerofte Turku jevgen grekqire, o funderrine e njerezimit. A nuk ishin shqiptare qe cliruan Grekqine, o plehre mosmirenjohese? A nuk ishte kisha greke qe vrau e helmoi prifterinjte orthodhokse shqiptare qe deshen te meshonin ne shqip, more morr anadolli? A nuk ishte kisha greke aleati me i ngushte i perandorise osmane more pis anadolli? A e di to more pis qe gjithe udheheqesit e revolucionit "grek', me gjak shqiptar u vrane apo burgosen nga haleja greqi. E di ti more mut se Grekqine e formoi Europa? Ptuu, fare e keqe.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kancer ne token europiane

        Hileja eshte produkt bastard islam azie, me monstren xhelatin kryehetues te Hoxhes komunist.

        Përgjigjjuni
      2. a
        armand

        Nje dite ujku kthehet ne strofull dhe s'gjen kelyshet e vet. Fillon te pyes lart e poshte i egersuar dhe me ne fund vetem dhelpra pati guximin ti thoje qe kelyshet ja hengri luani. Luani ? E pamundur - thote ujku , une e kam shok luanin. Kelyshet i ka ngrene dashi se ate e kam armik te betuar - ishte pergjigja e ujkut.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skelari

          Hila, per mendimin tim ke rreshkitur ca, mbase nga deliri (qe kap edhe kur nuk ke arritje te dukshme, por varet si e sheh veten). Per te krijuar fabulen ke marre per krahasim pale dhe situata qe nuk e kuptoj si lidhen... Sali Berisha eshte politikani me i percmuar dhe i urryer ne popullsine shqiptare, dhe me te drejte, pasi demet e tij jane te dukshme (per fatin e tij te mire shume nga demet nuk kuptohen, se nuk kthehet historia mbrapsht, e te shihnim si do ecte Shqiperia me nje klase politike normale). Ti e konsideron kete situate nje konflikt pushteti?! Bej ca pushim, se mbase terezitesh.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zagali

            Bravo zoti Hila,shkrim shume i mire dhe kuptimplot. Ata qe shkruaj kundra teje jane bythelepiresit kryekrimineli me damke,Sali Berisha.

            Përgjigjjuni
          2. Q
            Qiforti

            Re turi derri je i pair qe zbulove komb turk,edhe Kotcaqi eshte shekuj drite para zorris tende, Te ka zen kallo hemisfera e djatht...

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haleja me grop i kesa toke

              Autori eshte nje funderrine islamike dhe vemje hoxhiste.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Noke

                Si gjthmone shume i sakte jo vetem ne shkrime por edhe ne debate , por ate qe thua ti zHila e bejne burra me tere kuptimin e fjales burre e jo bura si mender Sali haleja qe jo vetem burre nuk eshte po nje plere e riciklushme .

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Beso

                  Tani,bravo,sa vjen dhe po e ngre stekën.Si sjokët e tu.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demotakercita

                    Ka ardhur koha te ulemi me kembe ne toke.Sali Berisha eshte njeriu qe duhet te jape "pergjigje per cfar ka ndodhur ne Shqiperi ne keto 33-vite.Me ze e me figure ka shpallur "kriminele,hajdute,shkaterues te vendit"e te tjera por ,gjithmon "per politike e fushate zgjedhore".Ai ka "dijeni" qe nga vrasjet e 2-prillit 1991 e deri tek me te fundit.Ai.eshte i detyruar te tregoj (deshmoj) para gjykates cdo akuze te ngritur.A ka thene Genjeshtra? Po ka Gjykate e prokurori ti zbardhe keto "te vertetat" e tij dhe sejcili te marre ate qe i takon.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Malo

                      Dmth ky Shehuli jote gjene vende per interpretim vetem te Berisha jo te Rama qe 11 vite ne Bashki edhe 11 te tjera ne Qeveri,me kete we them nuk paragjykoje por te kujtoje ty edhe shum si ty qe jeni te njeanshem…

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Agjenti 00 Lesh

                        Doli dhe çuni i sigurimsit me nje histori pa lidhje nga ato qe i ka treguar babi. Sipas Hilexhiut, Berisha nuk paska bere krime por i bien ne qafe kot, per arsye gjeostrategjike.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fcb

                          Ky dhe e gjithë dritarja e ka gjetur Dubain tek Rilindja e Ramës por me sa po shikohet dhe Ramës po i mbaron m..ti , kjo nuk përbën problem për Hila pa shtyllë kurrizore , gjithmonë ka një Ramë për këtë kategori që as vetë nuk e dinë çfarë pune bëjnë .

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dritan hilja

                            Fletorja e gëlBazës është si libri i Mao ce dunit

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje