Saliu po shkonte natën pyllit!

26 Dhjetor 2023, 19:50Blog TEMA
Saliu po shkonte natën pyllit!

Nga Frrok Çupi

Kur erdhi përgjigja nga Gjykata se ‘vendimi për arrestimin shtyhet për nesër’, Saliu u shkri si akulli i pyllit dhe iu bë sikur shpëtoi.

Pse bërtiste dje Saliu në selinë e SHQUP? Dhjetë a njëzet vetë që i kishin shkuar e që thanë se janë të rinj të PD, iu bënë si drunj në pyll. Në vend që ta ngushëllonin për burgun, po i kallnin frikën dhe ky nisi të bërtasë.

Natën në pyll përhapet frikë; Saliu e ka provuar kur i humbi lopa në Vicitol. Gjithçka të bëhet e frikshme: Gëmusha të duket si djalli, fosfori i pemëve të vjetra si lugati; prapa çdo gëmushe shfaqet ndonjë nga të vdekurit e fisit ose të fshatit; pemët e larta bëhen si ushtarë me pushkë…

Atëherë udhëtari i pyllit nis e thërret, ose flet me vete, ose këndon, ose reciton…, ose çmendet. Dje Sali Berisha kishte vendosur të mos e linte edhe atë mendje që i ka mbetur. Prandaj kishte thërritur të rinjtë e quajtur të PD, nja njëzet copë, i kishte vënë përpara dhe u mbante fjalim.

U tregoi marrëzi pa fund. Ua përsëriti fjalimin njëqind herë, duke përdorur togfjalëshin e mërzitshëm: ‘u them unë ju”, derisa nuk diti të mbarojë.

Për Saliun, të njëzet ata që ndodheshin para tij, të gjithë ishin ca copa mishi, ca idiotë që as i interesonin. Por i duheshin me qëllim që të justifikonte një fjalim, ose një të folme me vete. Ai e zgjati fjalimin, duke mos e quajtur se kishte njerëz para foltores së tij, por sikur kishte disa drurë pylli. Do ta zgjaste derisa të merrte përgjigje nga Gjykata e SPAK.

Dje Gjykata e SPAK, GJKKO, kishte marrë në shqyrtim kërkesën për masën e arrestit për Sali Berishën. SPAK i kishte propozuar Gjykatës ‘arrest në shtëpi ose arrest në burg”. Pesë herë para ditës së djeshme, Saliu nuk kishte pranuar të paraqitej në gjykatë; edhe këtë e bëri nga frika.

Dje tha ta mposhtte frikën duke ecur nëpër ‘pyllin’ me drunj bërë nga rinia e PD.

Kur erdhi përgjigja nga Gjykata se ‘vendimi për arrestimin shtyhet për nesër’, Saliu u shkri si akulli i pyllit dhe iu bë sikur shpëtoi.

Mirëpo menjëherë u kujtua se ’24 orë liri kalojnë shpejt’; dhe nisi të dridhej. Më e keqja është se si do të bëjë nesër për të gjetur një ‘pyll’ tjetër ku mund të kalojë përmes duke kënduar.

Por ama edhe një herë ia hodhi. Këndo e këndo me fjalë urrejtjeje për qeverinë e për shtetin e për Drejtësinë.

Ata të rinjtë e PD që kishte vënë përpara si copa drunjsh, ata ia shpifën më keq. Nisën të flasin edhe ata. Ngrihej njëri e thoshte “se edhe po burgosën Sali Berishën”, demokracinë nuk e mposhtin. Ngrihej tjetri e thoshte po kështu: “Edhe po e burgosën Sali Berishën…’. Iu duk se të gjithë ishin prokurorë ose gardianë, që kishin ardhur ta arrestonin. Si nuk i doli e keqja. Nisi ta bëjë syrin të  egër si një buall, derisa ua ndërpreu fjalën. Sado që i pëlqente të ishte viktimë para të rinjve, aq edhe i bëhej se të rinjtë ia kishin me hile.

Shpesh herë kalimtarëve frikacakë, edhe pylli ua ka pasur me hile.

Aty nga fillimet e epokës së ‘pushtetit popullor’, ndodhi njësoj si me Saliun që as pyllin e tij nuk e ka me vete. Pushteti nisi të rekrutojë policë për rendin, dhe i quajti ‘policë lokaliteti’. Këta morën nga një pushkë, por shtëpitë i kishin larg, fshatrave nëpër pyje.

Njëri prej tyre, teksa kalonte natën, iu bë sikur pas çdo gëmushe do të dilnin armiq të pushtetit popullor. Atëherë nisi këngën një këngë si vaj e si lutje:

‘Jam polic lokaliteti/ ma ka dhënë pushkën pushteti/ Nuk e kam asnjë lek me veti…

Saliu ka kohë që po thotë netëve nëpër pyll: “Nuk e kam një lek për veti”, dhe i lutet pyllit “Më gjej fakte se jam i korruptuar”

14 Komente

  1. s
    stalini

    ta të rinjtë e PD që kishte vënë përpara si copa drunjsh, ata ia shpifën më keq. Nisën të flasin edhe ata. Ngrihej njëri e thoshte “se edhe po burgosën Sali Berishën”, demokracinë nuk e mposhtin. Ngrihej tjetri e thoshte po kështu: “Edhe po e burgosën Sali Berishën…’. Iu duk se të gjithë ishin prokurorë ose gardianë, që kishin ardhur ta arrestonin Keta rrjeshta do te jene perla e shkrimeve per kriminelin tone BRAVO

    Përgjigjjuni
    1. A
      Argita baxhella shẽmtuar, hajdute

      Salehut I humbi dhia tek po përgjonte pallimin e motres. Lope nuk kishte kari

      Përgjigjjuni
    2. S
      Svetllana

      Djali dhe dhenderri i Serbise, Sali Sheqere Vuk Berisha nuk pyeti per kryengritesit e Vlores, jo me te pyese per ca gjyqtare gjynafqare qe kishin planifikuar udhetime me carter ne Montekarlo, o Frrok. Po leri keto hartime, se le nam, duket qe je roitur nga trute: "Mirëpo menjëherë u kujtua se ’24 orë liri kalojnë shpejt’; dhe nisi të dridhej. Më e keqja është se si do të bëjë nesër për të gjetur një ‘pyll’ tjetër ku mund të kalojë përmes duke kënduar." Ashtu si Saliu edhe ti Frrok je rritur ne pyll, por Tirana tashme eshte betonizuar dhe ju te dy duhet te ktheheni ne pyll.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kreshniku

        Takimi me te rinjte, eshte njelloj si takimi i Hitlerit me te rinjte e Berlinit, pak dite mbas vetvrasjes, dhe pak dite me renien e Berlinit dhe fitoren e Ushtrise Ruse dhe te aleateve amerikane dhe anglez. Hitleri, megjithese e dinte se cdo gje kishte marre fund, u thoshte te rinjve: "Guxim, se fitoren e kemi afer! Ju jeni e ardhjma e Gjermanise, shpresa e Gjermanise"! Dhe Hitleri u shperndante dekorata, pa shkuar ne lufte akoma! Dhe te rinjte e Hitlerit qe do te mbronin Hitlerin, dhane jeten per Fyhrerin. Edhe Salehi yne, kete beri, sepse e di qe i ka ardhur fundi.

        Përgjigjjuni
        1. M
          M.B

          Spiun keta mostra si puna e keti i mban nen sqetull bablooku

          Përgjigjjuni
          1. I
            I ZEMERUARI ME MASKARENJTE

            GAZETAR! Sa fjale magjike kur mendja e mprehte eshte ne drejtimin e duhur.

            Përgjigjjuni
            1. .
              .......

              E ka provuar kur i hunbi lopa ne vicidol.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironcja

                Nje Tironce Autoktone! Kur fol edhe ti O Cipi a cupi cuditem??? Me shpifur se ty nuk kaaa ! U lodhe o mjetan duke share *Doktor Berishen*✌️

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Maloku

                  Sa per tironce, sje as sa ky.miku im. Trego te drejten ketu se jemi tanet, ti je maloqe dmth drane tropoje dhe toka e xanun ste ben tironce.

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  PeDeja e Salehut!

                  Deri këtu komplet diçka normale do të thoja dhe njerëzore Frok. E lexova me idenë se mos kishe ndonjë lapsus edhe ti dhe thoje se dhe drurët e pyllit , kafshët, gëmushat po i përgjigjeshin dhe se nuk ishte monolog por dialog. Këtë do t'a quaja GABIM shumë të madh tëndin se do t'a nxirrje të lajthitur "pacientin" e shkrimit. Mirëpo ky i yti nuk është as i marrë e as budallë... (maksimumi do të duket si shejtan budalla). Thjesht thashë se mos po i nxirrje ndonjë alibi, edhe pse e dija që Froku si bën këto gabime. Kështu që lere të flasi me to "pacienti" i shkrimit, deri aty çdo gjë normale. Le t'a kaloj me : "Jam Saleh Beeisha unë o budallenj" ! Pasi kjo tregon se dhe vetë e kupton se ka shkuar në p..... të Sugarbabes!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Artan

                    Je gjenìal Frrok!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arbeni

                      Ja ke përshkruar me sarkazëm gjëndjen në të cilën ndodhet ky malok frikacak.BRAVO!

                      Përgjigjjuni
                      1. Analist

                        Bravo Frok.Shkrim shume i goditur.E cudteshme si ka akpmanjerez ne kete vend qe shkojne pas kriminelit.Hajdutit.Nongrates shkateruesit te demokracise dhe drejtesise ne kete vend.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Trotski

                          Duhet na fort me veprue.Nuk duhet te lihen te livadhisin keta plehra dhe hajdute.Boll kane shire leme keta delenxhinj.Duhet ta ndjejne thellesisht se u ka ardhur FUNDi e duhet te japin Llogari dhe te marrin denimet e merituara.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje