Berisha dhe gjykimi i historisë!

26 Dhjetor 2023, 17:53Blog TEMA
Berisha dhe gjykimi i historisë!

Nga Dritan Hila

Shtyrja e afatit të gjykimit për masën e arrestit të Berishës është një dëshmi tjetër e frikës që ka drejtësia shqiptare (përjashto SPAK) që të përballet me politikën.

E gjitha kjo përballë një politikani të rrëgjuar nga mosha dhe ndjekësit, tregon sa të vështirë e ka drejtësia jonë të përballet me politikën dhe me politikanë e aq më të vështirë me ata që janë në kulmin e fuqisë. Por kjo tregon edhe vështirësinë tonë për t’u përballur me historinë.

Janë tashmë virale kujtimet e njerëzve që punuan apo u burgosen ne 45 vite socializëm. Materialet vijnë pa asnjë lloj reference historike apo analize profesionale, përveçse merr nga arkivat dhe hidh në rrjet. Pa përjashtuar rastet e mitomanëve apo aq më keq të falsifikatorëve.

Ne ende nuk jemi në gjendje të gjykojmë përgjegjësitë politike nga ato juridike, lëre pastaj të flasim për ato historike.

Mirëpo në kushtet kur shoqëria lëviz me shpejtësi ne nuk mund t’ia lëmë gjykimin e politikanëve historisë. Historia do bëjë punën e saj sikurse e ka bërë gjithandej. Mbase Sarkozy në planin historik ishte pozitiv por drejtësia e gjykoi për atë çka i bëri Francës si president.

Sa i takon Berishës është evidente ngarkesa emocionale e shoqërisë, si të atyre që i janë besnik në mitingje ashtu edhe të kujt e simpatizon nga divani i shtëpisë. Por puna është që ai është njeri aktiv në politikë dhe për pasojat që i heqim sot duhet gjykuar po sot.

Çfarë ka historia me të, le të shkruajnë historianët. Por nuk mund t’i lihet gjykimi i akteve shtetërore dhe administrative historisë. Një shoqëri moderne dhe demokratike nuk e bën këtë.

Përndryshe do rrimë të tregojmë historitë e Berishës fëmijëve tanë, duke krijuar kështu një shtresë nostalgjikësh, sikurse ende ka nostalgjikë të Zogut apo Hoxhës.

Një shoqëri moderne i zgjidh punët me gjykatat sot dhe nuk i lë për në kalendat greke. Përndryshe nuk do kishim nevojë për gjykatës por për bejtexhinj që do na tregonin sesi Sali Berisha i shembi murin Serbisë dhe bëri naftën Shqipërisë. (Dritare.net)

4 Komente

  1. D
    Dardan

    Masa me e lehte per kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Berisha eshte mbyllja ne burgun e Recit.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mos harxhoni buxhetin per vile luksoze brenda burg

      Jooooo, lereni rrugeve la roje ta peshtyjne 90% e popullit. Konfiskoni pronat dhe mbajeni rrigeve si Ver Llapa.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Doktori

      z.Hila! Vonesace dhenjes se denimit nuk vjen se drejtesia ka frike nga krimineli Berisha se Ai tashme eshte kufome prej se gjalli.Ajo po vonon sepse po vendosin ta denojne duke e cuar në arrest në Spitalin psiqiatrik dhe jo në arrest shtepie, me duket se po e shqyrtojne me mjeket psikiater per ti pergatitur gati shtratin ne psikiatri.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Heretiku

        Per fat te keq shqiptaret kane pasur dhe kane nje raport te keq me te verteten dhe si rrjedhoje me lirine. E verteta dhe liria jane shume te lidhura. "E verteta te ben te lire" perseriste shume here papa Gjon Pali i dyte. Historia nuk eshte gje tjeter vecse nje teresi ngjarjesh dhe faktesh te se kaluares, asaj te largme dhe asaj te aferme. Ajo duhet shkruajtur ashtu si ka ndodhur, me anet pozitive dhe negative te personazheve qe kane bere ato ngjarje, pra me vertetesi, na pelqen apo jo. E verteta eshte nje e tere, jo vetem ato te verteta qe na pelqejne ti pranojme dhe ato qe s'na pelqejne ti hedhim ne kosh te plehrave. Keshtu bejme histori me gjysem te verteta dhe ky eshte mashtrim. Kush ka qejf te mashtrohet, nuk ka raport te drejte as me lirine.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje