SHËNIM: Që hetimet ndaj zyrtarëve, të mos shërbejnë për të “qetësuar” Berishën 

29 Dhjetor 2023, 17:32Blog TEMA
SHËNIM: Që hetimet ndaj zyrtarëve, të mos

Arrestimi i Berishës dhe fillimi i hetimeve ndaj tij për abuzimin me detyrën si kryeministër i vendit është një ngjarje e rëndësishme për drejtësinë në vend, por dhe për dhënien fund të pandëshkueshmërisë në politikën shqiptare. Natyrisht nuk ka qenë e lehtë. Madje ende nuk është e lehtë. 

Edhe pse SPAK ka bërë disa hapa të guximshme drejt hetimit dhe çuarjes së tij para drejtësisë, serish duket se ka një kujdes në opinion publik për të balancuar arrestimin e tij nga ana statistikore, me ndëshkime nga pala tjetër.

Një prej këtyre rasteve është ky i Ilir Beqajt. Ish- ministri është nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me një koncension të Ministrisë së Shëndetësisë, që me sa duket nuk e implikon atë direkt. Së paku deri tani nuk është marrë i pandehur për atë çështje.

Ndërkohë mësohet se ka nisur një hetim tjetër për konflikt interesi në muajin shtator dhe dje ka pasur kontrolle banesash dhe në zyrat e kompanive respektive. E gjitha kjo është një procedurë normale kur nis një hetim, por shija e hidhur është se ndërsa hezitohet të ekzekutohet masa e arrestit për Berishën, dhe dëgjohen shashkat e kërcënimeve të tij, duket se një regjisor kërkon të balancojë situatën duke thënë që “ja po vazhdojmë arrestime dhe bastisje dhe nga pala tjetër”.

Urojmë të mos jetë kështu. Drejtësia nuk ka nevojë për balancim politik. SPAK është i lirë të hetojë një për një çdo ministër apo ish- ministër socialist, pa dënuar asnjë opozitar, dhe anasjelltas. 

Balancimi politik në drejtësi, është një formë e shëmtuar e mosndëshkueshmërisë, pasi në thelb është një politikë penale e planifikuar.

Shqipëria ka vuajtur nga pandëshkueshmëria e politikës dhe tani nuk mund të vuajë dhe nga balancimi politik i ndëshkueshmërisë. 

Ilir Beqaj nuk ka kundërshtuar asnjë hap të drejtësisë ndaj tij, ashtu si shumë ish- zyrtarë të tjerë socialistë. Jo se ka gjë në dorë të ndryshojë po i kundërshtoi, por së paku është treguar korrekt si qytetar përballë ligjit. 

Sali Berisha nuk ka pranuar asnjë fazë hetimi, apo masë sigurie ndaj tij. 

Tani në përpjekje për të ulur “xhindet” e Berishës, nuk është e nevojshme të ndërmerren aksione që të qetësohet ai. Berisha duhet dënuar për ato që ka bërë Berisha dhe të tjerët për ato që kanë bërë vetë, pasi nëse do përpiqemi të ruajmë balancat politike në këtë histori, thjeshtë do bëjmë një fushatë ndëshkimore për objektiva politike, por jo drejtësi.

15 Komente

  1. Y
    Y

    Sa te jete jeta ne kete toke ne nuk bejne shtet per nje milion arsye te shpalosura ne shekuj dhe duhet kohe per ti treguar

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      Ilir Beqja eshte qytetar shkodran e tiranas; Sali Berisha eshte shpellar i Vicidolit.

      Përgjigjjuni
    2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Berisha ka sulmuar për tu mbrojtur, bile e ka tepruar. Nuk ka njeri të mos jetë akuzuar prej tij, edhe pa shkak. Duke filluar nga Presidentët,Kryeministra,ministra e deri në nivelin më të ulët të administratës, janë etiketuar si hajdut,mashtruese, grup kriminal etj. Me çfarë statusi ke drejtë të flasësh kodra pas bregut? Të parat që e kanë përkëdhelur janë organet e drejtësisë

      Përgjigjjuni
      1. c
        cuf dabjoni

        E para Blogu i kujt eshte...?? E dyta ai duhej arestuar pa probleme kohe, jo pasi te kemi ne arest Saliun.. ,qe hak e ka dhe ai hapsanen... ; vetem pse merziten neokomunistet qe arestoni dhe te djathte.... e aq me teper qe i late te livadhusin ata qe qeverisin e u morret me te para 2013 E treta sikur qysh kur u njoftua kontrolli i Oasurise dhe veprimtarise per gjyqtaret do ishin dorehequr shume nga politikqenet hajdut E katerta nuk po i denoni per korrupsion se kane harrtuar Kontrata korruptive por per shperdorim detyre... edhe pse e para kontrate e tille ajo e skanimit te automjeteve eshte e Saliut

        Përgjigjjuni
        1. F
          Franci

          Kam dy vite që e them…. kjo eshte drejtesi e pjerdhur , e mbushur me frikacake e berishiane. Nga krahu i PS qe nuk e kercenojne do te bejne vazhdimisht kerdine ndersa nga opozita po e shikoni vetë. Nga presioni i SHBA nisën gjoja të fusin për hetim Berishën dhe shqiptarët po e shikojnë vetë sa frikë kanë nga një plak i mbaruar dhe një cetë e vogël donkishotesh qe e ndjek pas.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fierakja

            Po ju mendoni se Beqja po perdoret per tu qetsuar Berisha????. Nuk paska perdorur pushtetin politik per tu pasuruar Beqaj??!! Llogarite behen thjesht fare.. Ne burg dhe t'i konfiskohen pasurite Beqjes

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kriminelat ne litar

              Nese keta hajdutat e ps e mertojne denimin per zullumet ja vlen te denohen e nese bejne hak po themi kater vite burg le te denohen gjashte , por Salmuti dhe ca me fanatiket qe e ndjekin prapa kuptohet ata qe e kane bere zullumin me te trashe meritojne jo vetem varje ne litar po edhe me djeg,je te kufomes qe mos ngelet nam e nishan e fare pe Berishizmi .

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eni

                E di dhe bufi o Mero kte pune...shko pyet ne ministri cte thone...leku leter...mos e mbro kot...cpune ka Berisha me Beqen...te dy le ta hane...

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emfiteoza

                  Keshtu i pelqen Meros dhe te shiturve te tjere Fevzi e kompani

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  SPAK KUJDES, MOS MERR NË QAFË NJEREZ TE PAFAJSHËM.

                  Beqja, viktimë .

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    VEZHGUESI

                    Me duket me vend shkrimi per cfare trajtohet aty . Deri kur do te vazhdohet me friken se duhet te mbajme ekuiliber per arrestimet te majte apo me te djathte . Spaku duket se luan me dy porta . Kur vendosen qe te jene ne SPAK besoj qe e dinin qe mbi te gjitha kurdo e per kedo eshte ligji . N QS kane frike te largohen ,jo per gje por nuk paguhen keq . U be kjo histori e marrjeve ne pyetje , v .endimeve etj si telenovela me shume seri qe nuk dihet kur do mbarojne. Le te shpresojme qe drejtesia te ndryshoje e te veproje me drejtesi e pa frike per kedo . VEZHGUESI

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dhe rame-frikacaku vazhdon pa fund me kartolinat

                      Vetem nje budalla nuk e kupton,qe mafia politike shpellare,bashke me mafien e kadilereve (gjyqesorit)krahinor dhe te korrupsionit bashkuar me friken,vazhdojne te bashkepunojne”heshtur”,ne menyren me te ndyre dhe te shemtuar,duke vazhduar ta verdallosin vendin ne nje vorbull vicioze,gjithnje dhe me thelle.Dhe ai qe po e ndihmon me shume kete verdallosje dhe fundosje,eshte mos reagimi i kryeministrit,karshi kesaj loje te piste,shkaktuar nga frika e tij gjenetike e tij,ndaj lehjeve te shpifjeve bajate te Saliut,kur ne te njejten kohe spaku vazhdon te tregohet me se i zellshem,dhe ne menyre te tejkaluar,akuzat,karshi njerezve te ps-es.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tirona

                        Ma e cate trapin me Berishen, nuk keni ndonje pune tjeter për të bere

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Klodi

                          Mero je ne konflikt interesi, po mbron shokun me te cilin pi kafen e mengjesit

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arber

                            Jepi mero baze me artikuj blog pa emer dhe dil dhe bej punen tande sic e ke bere dikur me berishen. Nuk je e vetmi je ne kompani te mire bashke me Lesi, frangaj, rakipi etj Per Beqen as mos u lodh se shqiptaret e kuptojne kush ka vjedh kur shkojne ne spitale

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje