Dje ndodhi një akt terrorist në sallën e gjyqit.
90% e komenteve të “bagëtive” që reagonin ndaj lajmit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ishin më pak a më shumë të njëjta:
1. “I lumtë dora atij që e vrau.”
2. “Mirë ia bëri që e vrau.”
3. “Kështu e meritojnë edhe të tjerët.”
Të gjithë ata që shkruanin kështu nuk e njihnin as gjyqtarin Astrit Kalaja, as dosjen gjyqësore të Shkodrës.
Burimi i konflikteve të pronësisë në Shqipëri nuk janë gjykatat, por ligjet e votuara në parlament, të cilat cenojnë të drejtën e pronës. Ato burojnë nga ligji famëkeq 7501, që ndaloi kthimin e pronave tek ish-pronarët dhe njohu zaptuesit si “tokë e xanun”.
Çfarë drejtësie mund të japë gjykata kur detyrohet të zbatojë një ligj që anon nga krahu i pushtuesve dhe jo i pronarëve?
Mjafton kaq për të kuptuar se konfliktet civile kanë rrënjët në parlament, jo në gjykatë.
Por problemi në Shqipëri është se politika ka ngritur frymën e urrejtjes ndaj drejtësisë, duke i bindur njerëzit se për gjithçka fajin e kanë gjykatat.
Sulmet ndaj gjyqtarëve programohen 24 orë nga Rama dhe Berisha në ekrane.
Turmat e militantëve që u shkojnë pas, helmohen nga vreri i tyre.
Sot, në mentalitetin e shqiptarëve, të gjithë janë të korruptuar dhe të inkriminuar.
Sipas tyre:
• gjyqtarët janë më të korruptuar se policët,
• policët më të inkriminuar se prokurorët,
• prokurorët më të pasur se mjekët,
• mjekët më kriminelë se doganierët,
• doganierët më milionerë se deputetët,
• deputetët më të korruptuar se gazetarët,
• gazetarët më mashtrues se ministrat,
• ministrat më të lidhur me mafien se të gjithë të tjerët.
Me pak fjalë, për turmën, vetëm pensionistët dhe të papunët janë të ndershëm.
Sipas kësaj turme të zheleve që komenton çdo ditë në rrjete, çdo njeri me profesion — jurist, ekonomist, arkitekt, politikan, arsimtar, mjek — patjetër duhet të jetë hajdut. Sipas injorantëve, padrejtësia zgjidhet me vrasje.
Kjo është gjendja më tragjike që mund të kalojë një shoqëri, sepse dallimin mes njeriut dhe kafshës e ndan logjika.
Dhe “kafshët” që dje komentonin pro vrasjes, nuk e kuptojnë se nga nesër, kushdo që do të përballet me drejtësinë, do të ndjejë pasojat e këtij atentati.
Çdo gjyqtar apo prokuror, kur të japë vendimin ose pretencën, do të kujtojë kolegun e tyre Astrit Kalaja, dhe peshorja e drejtësisë do të anojë nga i forti me kallash, e jo nga e drejta.
Fundja, edhe gjyqtarët, prokurorët, mjekët, policët janë qenie njerëzore, dhe nesër mund të kenë të njëjtin fat si Astriti.
Por do të ikin nga kjo botë duke u sharë nga turma e debilëve që as i njohin, por që mbajnë brenda vetes vrerin e indoktrinimit politik.
Dje Shqipëri humbi një gjyqtarë të drejtë,
Shoqëria humbi një mik besnik.
Mbesa e sapo lindur humbi një gjysh fusnik
Sot Astrit Kalaja po udhëton drejt banesës së fundit. Rruga duhej të ishte e mbushur me lule për drejtësinë dhe humanizmin që ai tregoi në jetë — jo me baltën e injorantëve që nuk e njohën.
Miguel de Cervantes shkruante në Don Kishotin e Mançës: “Të vdekurit nuk mund t’i mbrojnë dot as nderin, as emrin; turpi është për të gjallët që luftojnë me ta.”
E ke GABIM O KRESHNIK . Gjyqtarët po të ishin të drejtë edhe ti do ishe në BURG TANI. Ejo më sali QENI, monika,basha,.......................................................... Shqiptarë të ndershëm janë : ata që punojnë dhe skanë asgjë në kontakt me klientët. Të gjithë ata që janë në kontakt me klientët VJEDHIN,KORRUPTOHEN. P.SH. PASTRESJA në spital nuk vinte të pastronte dhomën sepse donte lekë. Dhe thoshte :ju i jepni të gjithëve dhe pse mua jo. Infermjerja ta ngulte gjilpërën, mbasi i jepje lekë. Ta puthte prapanicën. E jo më gjyqtarët !!!!! Po ri sa ke vjedhur e mashtruar ?
Kafshë janë së pari ata që me makutërinë e korrupsionit ia nxinë emrin e mirë çdo gjyqtari të ndershëm, mjeku, profesori e politikani. E nuk janë pak..
Pse kreshnik nuk jan te vërteta keto qe thuhen per te gjth buxhetoret .te vërteta jan dhe pak me shum ,ndoshta zotëria se meritonte se ka qen rahmetliu shum njeri pozitiv por qe njerëzve i ka shkuar aty ku sban me te jesh i sigurte qe po ,ne cdo zyre te shteti kur përballesh je gati per veprime te ngjashme se na qin nanen gjithandej cdo zyre e shtetit pa dallim te gjitha jan bere thertore
Se pari, ndjese per gjyqtarin, se eshte vrare nga mllefi i nje personi, qe ka humbur arsyen . Turp per ate ish-kryetar bashkie, qe i ka dhene pronen vetem me firmen e tij. Ne, shqiptaret jemi bere si fisi Buendia i “Njeqind vjet vetmi” te Markues , qe pushtuam ne vitet nentedhjete dhe akoma vazhdojme te pushtojme” TOKA te ASKUJT” Jemi te destinuar te zhdukemi per 100 vjet, nga hak- e gjakmarrja. Po kush eshte fajtori? Shteti me gjithe institucionet qe nga 1990. Sa per gjuhehen makabre, qe eshte perdorur nga komentuesit, ajo eshte gjuha e 90 % e popullit, jo thjesht e komentuesve, sepse njeriu nuk hyn te analizoje historine e gjenezes se krimit( sic ne kete rast, te nje ish-kryetari bashkie) Ne perceptimin popullor: cdo qelize e shtetit dhe e shoqerise eshte e KORRUPTUAR Ketu duhet vepruar si ne Nepal Dhe nje here ndjese per gjyqtarin. Qofte i parajses.
Një sherr “për politikë” në një fshat të Peqinit ku socialistët do zgjidhnin drejtuesin e vet në atë zonë : Ca me mbiemër Maçi rrahën deri në kufi të jetës me vdekjen kandidatin që nuk i interesonte. Asnjë gjemb nuk i hyri!As policia, as prokuroria nuk bënë asnjë veprim! Pasojat u morën vesh pak fare nga media, edhe kjo pak minuta me titra pastaj e fshiu! Në gjithë atë zonë të përmendësh fjalën drejtësi të bëjnë të çmendur! Po sa raste të tilla ka? Drejtësia i thyen xhamat nga brenda, mileti duku i gjuajtur nga jashtë. Përfundimi?????
Po flet çaprazçe, z. Kreshnik. Kur thua se: "Të gjithë ata që shkruanin kështu nuk e njihnin as gjyqtarin Astrit Kalaja, as dosjen gjyqësore të Shkodrës" tregoni papjekuri ligjore. Ju nuk mund t'i njihni marëdhëniet mes të tretëve. por edhe kur thua se "problemi në Shqipëri është se politika ka ngritur frymën e urrejtjes ndaj drejtësisë, duke i bindur njerëzit se për gjithçka fajin e kanë gjykatat", (të më falni për shprehjen) flet kot më kot. E kuptoj dhimbjen tuaj për humbjen e kolegut apo mikut (sepse nuk e njoh lidhjen tuaj dhe, për rjedhojë, nuk ia lejoj vetes të shprehem me hamendësi) por, po të pyesni njerëzinë do dëgjoni histori që akoma edhe juve, që e dini se si merren vendimet, do t'ju ngjethet mishi. Më mirë mos e trazoni atë HALE se qelbet vendi dhe njerëzisë i ngacmoni plagët që me vështirësi po përpiqen t'i mbyllin. Kaq për sot.
O Spahia gjygjtari ndoshta ka qene I mire po drejtesia te neve eshte shume shume e korruptuar dhe e politizuar prandaj 90% e komentuesve shajne drejtesine ,avokatet politizojne me keq nuk mbrojne ligjin
Te ka shkuar ndonjehere ne mendje se keta "qindra injorante", sic shprehesh zotrote, mund ta kene pesuar nga vendimet e padrejta te mara nga ky apo te tjere si ky? Zhyte nje here gjuhen ne mendje (nqs ka ndonje gjcike mencuri aty brenda) dhe pastaj hape gojen. He, te keqen lali!
Hera e pare qe flet dicka me mend. Ky eshte popull totalisht i marum, ose thene ndryshe popull k@r qe s'ka per t'u bere kurre.
Zhelja e satëme. Askush nuk ka thënë se një intelektual është i korruptuar për faktin se ai është inteletual (jurist, doktor, inxhijier, gjygjtar etc.( natyrisht që ka mjaft nga këta që janë të sinqertë dhe meritojnë e gëzojnë gjithë simpatinë e njerzve që ju sherbejnë, por ama njerzë si puna jote që ju merje me 100-ndra mijra euro per nje vend pune dhe sot jeton ne Bruksel apo ku ta dijë unë, apo dhe mijra të tjerë që janë bërë milioner duke abuzuar me detyrën meritojnë plumbin dhe të njëjtin fat që pati gjygjtari në fjalë. Prandaj, Ty je një farë e keqe dhe inshallah të pret i njëjti fat.
Jo or ti famshmi Spahiu,pensionistet dhe te ndershmit kudo qe punojne,ne shtet a ne privat!Pastaj ketu duhet shtuar dhe arsimtaret,sidomos te rinjte deri 40-45vjec!Brezi i Ri eshte i infektuar ….o burra si te pasurohemi! ….ky eshte problemi or ti i famshmi Spahiu……por ti nje hajdut ke qene!!!!
Kapakst e pusetave te kesaj KOLOMBREJE( personazh triller I D. Buzatit , simbolike I se keqjes qe e ndjek njeriun si hije deri ne vdkje) , dmth te vjedhjes , grabitjes dhe plackitjes qe ne ligjerimin e perditshm permendet ne menyre eufemike me termin " Korrupsion " , u hapen fill pas 22 Marsit 1992 . Kapakst e kesaj mizorie i hapur berishizmi ( I kthyer tashme ne model ) dhe ne vijim , te tjeret i verboten e I shkallmuan fare ... Kete baterdi me autor " institucionet e shtetit post diktatorial " do ta vuajme gjate , edhe kesisoj , duke vrare njeri-tjetrin .
Niki Niki pse e abandonove Kuç e zi -n dhe kush ta propozoi gjifti ARVIZU?Kjo do ishte interesante per lexuesin.Jeni bo si ato 100 lekshit me keto artikuj.
JU KRESHNIK NGATERRONI TEORIN ME PRAKTIKEN OSE REALITETIN.KRIMI ESHTE I SHEMTUAR.NE KRIM KA RRETHANA RENDUSE E LEHTUESE.JU JETO I DINI MIRE SE JENI NE PROFEDIONIN TUAJ..TE OFENDOSH 90% E KOMENTUESEVE U BERE SI ILIRI QE I QUAJTI PROTESTUESIT KOKE PA LARE.EDHE JU JENI NJE SALI APO ILIR NE KUB.DREJTE ESHTE MEBDIMI SE DREJTESIA NUK GJENDET ME VRASJE GJYQTARESH PTOKUTIRESH APO POLIC.PO JU SHIHNI VERBERISHTE NJEREN ANE DHE EKSTREMISHT ANEN TJETER..ORGANIZO NJE SONTAZH DHE SHIKO QE DO DALE AJO 90% KUNDER VEPTIMEVE TE GJYQTAREVE..KA SHUM ARSYJE PÈR PAKENAQESI..SHTETASIT NUK I DUHET CILI GJYQTAR APO SI ESHTE DOSJA E PTOVAVE..PSE U PERJASHTUAN GJITH AJO MORI GJYQTSRESH E PROKUTORESH.PSE SEPSE KAN DHENE VEBFIME TE KUNDEALIGJESHME.E KYSH U DENUA ASKYSH.SEPSE TE GJITH EDHE ME TY ZJEJNE NE NJE KAZAN..HAJDUTI MRON HAJFUTIN O KRESHNIK.