Pse Tirana ka 25 vjet nuk voton Partinë Demokratike?

29 Shtator 2025, 17:10Blog TEMA
Pse Tirana ka 25 vjet nuk voton Partinë Demokratike?

Nga Kreshnik Spahiu

Më 1 tetor 2000 ndodhi fitorja e parë e Edi Ramës dhe filloi fundosja e Partisë Demokratike në Tiranë.

Kanë kaluar plot 25 vjet që qytetarët e kryeqytetit nuk votojnë PD, përfishrë edhe Lulzim Bashën që humbi me 10 vota, por më pas mandati iu “dhurua” nga KQZ

Po pse Tirana nuk e voton Partinë Demokratike – as për Bashkinë dhe as për qeverinë?

PD, nga një parti qytetare, u shndërrua në një parti provinciale, duke ngjallur reaksion në kryeqytet. Në vitin 2000, nga gara u përjashtuan tre tironas autentikë: Dash Shehi, Buron Kaceli dhe Bamir Topi. PD, nga një parti e studentëve dhe intelektualëve, përjashtoi dhe eliminoi gjithë themeluesit e saj.

Gjatë 10 viteve të para (1991–2000), PD e shkatërroi kryeqytetin me kioska, ndërtime pa leje, shtesa pallatesh dhe kaos urban.

PD i dha prioritet “pushtuesve” dhe jo pronarëve autoktonë: ngriti bastionet në Bathore, Kamëz, dhe periferitë, duke stimuluar fenomenin “tokë e Xanun”.

Sot askush nuk pranon të kandidojë për PD në Tiranë, sepse humbja shihet si e sigurt. Ndërkohë, çdo kryetar bashkie i Tiranës gjatë këtyre 25 viteve – Rama, Basha dhe Veliaj – ka pasur ambicie për kryeministër.

Pse nuk garon Berisha, Flamuri, Albana, Jorida, Alimehmeti, Gazmenti, Agroni, Pollo, Belindi?

Pse disa vite më parë garuan disa personalitete si Besnik Mustafai, Spartak Ngjela, Sokol Olldashi, Halim Kosova dhe sot nuk gjejnë emra?

A është Tirana kaq e parëndësishme sa liderët demokratë i shmangen garës, kur dihet që një fitore në kryeqytet do të ishte paradhoma e një rotacioni politik në zgjedhjet parlamentare?

Në botë ka plot shembuj ku kryeministra kanë qenë më parë kryetarë bashkie:

Britania e Madhe: Boris Johnson (Londër)

Italia: Matteo Renzi (Firence)

 Franca: Jacques Chirac (Paris)

Turqia: Recep Tayyip Erdoğan (Stamboll)

 Izraeli: Ehud Olmert (Jeruzalem)

Së fundi, dua të rikujtoj një parullë të vitit 1990 në protestat e para:

“Tirona heroike me Partinë Demokratike.”

Kjo parrullë u mbulua nga zhuli i zheleve.

Në vend të saj, tingëllon “shprehja” e Qazim Mulletit: “Kur katunaria zbret në qytet, kombi është në rrezik.”

Në fakt, satira e Qazim Mulletit nuk kishte parasysh fshatarët e thjeshtë, por provincialët që, ngjiten në poste në Tiranë por mbeten të varfër në shpirt, të varfër në mentalitet duke urryer Tiranën dhe pengesë për civilizimin.

Pikërisht këtë sheh Tirona sot tek PD:

“Një rrezik kombëtar.”

Ndoshta Qazim Mulleti e paska tepruar disi por jo, Dritëro Agolli kur tha:

“Mund ta nxjerrësh një katundar nga katundi, por jo katundin nga katundari”

Sot edhe po ndërruan 7 lëkurë, kryeqytetin s’e fitojnë kurrë………

8 Komente

  1. D
    Dulja

    Brilante!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Lulzim Basha nuk humbi me 10 vota, por nëse i shtojmë atyre votat e marra nga komunistët e Hysni Milloshit, që si pjesë e koalicionit të ashtuquajtur 'të djathtë' votuan kundër të 'majtëve' që drejtoheshin nga Edi Rama që ai edhe ashtu fitoi. Me veprimin sipas fabulës "për inat të sime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë!", sikur komunisti Millosh të mos ua kishte bërë këtë nder historik "antikomunistëve" me në krye sivëllain e Hysniut, komunistin e vetshpallur 'antikomunist', emisarin e R.Alisë si kolonë e V-të në lëvizjen e dhjetorit, humbja do ishtë më e thellë se sa me 10 vota, por afro 1500 të tilla, me të cilat nuk do kishte KQZ apo Gjykatë që do t'ia jepte Lule Bashës së Sa-lehut, mandatin në tavolinë. Gjithsesi, pavarësisht këtij episodi, Kreshnik Spahiu ka të drejtë kur thotë se PD me në krye "non gratën" ka 25 vjet që populli i Tiranës nuk e voton dhe nuk do votojnë sa të kenë në drejtim fatkeqësinë kombëtare të stigmatizuar me cilësorin popullor "qoftëlargu", me gjithë nulmokërinë e co, që i shkojnë pas.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Labi

      O Kreshnik a u lodhe me analizen? Lufta nuk behet vetem me arme o Kreshnik, ca do beje PD ka marr fund,ne Tirone ta fusin e se merr vesh,dhe ata provincialet e ardhur nuk e votojne me PD,ka ngele ndonje si puna stresit.

      Përgjigjjuni
      1. P
        PD

        Sepse eshte bërë parti shpellarësh

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jari N

          Ju Bythqiri K Spahiu, hajde këtu në Tiranë edhe dorzo Lekët që vodhe e bëre badërdinë kur ishe në KLD, po ke bythë hajde në Shqipëri e mos na ha MUTIN, nëpër portale e Studjot e Car Boles - Report TV, ke bithëëë afrohu se Shqipëtarët ta kanë një borxh ty, të ta Qijnë Nënën mu në brimë të Pidhit o langaraq burrë.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni

            O I mjere,ne tru e ode,,se shirt nuk ke..... Gjuhe urretje..sepse eshte e lehte per idiotet e zagaret e kriminelit

            Përgjigjjuni
          2. M
            Morali

            PD, nga një parti qytetare?! Z. Spahiu, me te vertete keni kete logjike? PD parti qytetare? Me cfare veprash: me '97 kur perdori forcat e armatosura per te sulmuar Jugun e Shqiperise? Me 21 Janarin? Edhe ju, Z. Spahiu?

            Përgjigjjuni
            1. I
              I DREJTI.

              JO MORE KRESHNIK JO.EDHE ATO QE NGRE TI QENDROJN,POR ESHTE PARTI KRIMI.ESHTE PARTI KORRUPSOONI,ESHTE PARTI HAJFUTESH.QYSH NGA 2 PRILLI 91 E DERI SOT KA VRARE,DJEGUR,SHKATERRUAR E VJEDHUR .NJERZITE MIRE U LARGUAN JAN NGELUR FUNDERINAT.EDHE JU VODHET SA DESHE KUR WE NE K.LD. POPULLI NUK HA BARIN TUAJ.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje