Se mos vetëm 21 janarin dhe Gërdecin, po vajza keniote si u vra?

15 Shkurt 2023, 09:25Blog TEMA

Se mos vetëm 21 janarin dhe Gërdecin, po vajza keniote si u vra?

Nga Alba Malltezi

Vajza keniote, Joy Achieng Aoko, vdiq në spital, në vendin e saj afrikan, në këto ditë shkurti, tamam një vit pasi kishte firmosur të niste punën në Shqipëri. Në një kazino në Tiranë. Nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve dhe misterit të masakrimit që veç nënës, nuk duket se i ka interesuar dikujt tjetër ta zbardhë.

Ata pak gazetarë që kërkojnë të vërtetën, tregojnë gabime të pafalshme në grumbullimin e provave nga policia, deri në pyetje dhe përkthime qesharake të shkruara të zezë mbi të bardhë. Një ves i keq dhe i vjetër ky i uniformave tona, që e njohim mirë të gjithë ne shqiptarët. Kur nuk duhet të zbulohet një krim, kamerat nuk shohin, dëshmitarët përgjigjen si të ishin të palogjikshëm, dhe kufomat nuk flasin.

Këmbët e mbledhura me çorapet e pambukëta ngjyrë gri, ndërsa Joy futet me barrelë në avionin që do ta çonte drejt shpresës, mund të ishin këmbët e çdo vajze shqiptare që në gjithë këto vite tranzicion zgjodhi të punojë diku nëpër botë për një jetë më të mirë. 

Ato çorape fshehin ngjyrën e bukur të një keniote të re që ishte komplet ndryshe nga ne. Kushedi sa i kishte pëlqyer Tirana në gjithë këto muaj që kishte jetuar dhe punuar deri në gusht, kur u gjet e masakruar nën rezidencën ku jetonte me shoqet e saj.

Ne vazhdojmë të qajmë e të qahemi për drejtësinë tonë, për njerëzit që duhet të bëjnë shtetin dhe të vigjëlojnë; nëna, vajza presin drejtësi për të afërm të vrarë në sy të të gjithëve, nën sytë tanë me prova që shpërthejnë si fshikullima kudo, por që vetëm policët, hetuesit, gjykatat nuk i shikojnë. Atëherë nuk është vetëm një problem politik, si ai i 21 janarit apo Gërdecit që vazhdojnë të mbeten pa një qartësim gjyqësor. 

Drejtësia jonë nuk vepron edhe kur një krijesë me ngjyrat e mrekullueshme të Afrikës humb jetën në zemër të kryeqytetit shqiptar, të cilit i pat besuar diversitetin magjik të saj. Joy Achieng Aoko e kishte pasuruar Tiranën, ishte me siguri një lule e rrallë që i përplasej në fytyrë racizmit dhe maskilizmit tonë.

Joy u gjet e masakruar në Shqipëri dhe vdiq në Kenia. Askush nuk pa, asgjë nuk u filmua, asnjë provë nuk qartësoi se si.

43 Komente

  1. L
    Luani

    Autorja duhet përgëzuar dhe mbështetur fuqishëm nga të gjithë , kjo ngjarje duhet të dominonte median tonë , dhe të kryqëzonte drejtesin shqiptarr dhe jo na nxjerrin 24- ord në ditë në kërmë që spo vdes po po ns ndotë të gjithëvr .., keni respektin timë zonjë..!!

    Përgjigjjuni
    1. b
      britme nga arnautistani

      Dhe ky kryemistri i ketij shteti,qe funksionon si nje dardalec,qe permend vec suksese,kur perreth tij kundermon mut korrupsioni,shkaterrim natyre,arsimi etj- Dhe funksionon si nje shtet mafioz i vertete,kur ne mes te Tiranes,vritet ne menyre makabre nje vajze e nje shteti te huaj dhe i gjithe aparati shteteror hesht,bashke me mender median.Kemi nje kryeminister karierist te semure, i atrofizuar,nga nje qendrim i gjate ne pushtet dhe fatkeqesisht dhe cuditerisht,konkuron me nje shpellar,qe nuk i perket races njerzore.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na mungon,Drejtesija, policija dhe shum instututsj

        Policija e jone ështe komplet, jasht fungsjonit, si të gjitha instututsjonet, e tjer në Shqiprie. Më vint turp, kure i shikoja në protest, me ato juniforma, që tek veshja, dhe paisja e tyre, dhe shumica e tyre të shendosht, dukeshin që ne, bashke me policine, dhe të gjitha instututsjonet e tjer, që jemi një vend i botes së tre, ose edhe më keq. Normalisht që drejtesija na mungone shume, për Gerdeci, për 21 Janarin dhe për kët vajze të mjer që e kane lane mend e kokes, dhe ka arrdhur në një vend si Shqiprija. Ku shumica e njerzeve, në Shqiprie sote, kane mentalitet primitive, barabar, njësoje si Talibanet.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sheqeri

          Aman mos shkruaj më sepse nuk di te shkruash.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Me sa kuptoje unë atyre lart nuke ju ha palla

          Rama, dhe hajdutet rreth ti. Kane më halle, që të ndezin qirint, për Turqine, dhe të bëhen më Turq se vet Turqit. Se sa të merren me vrasjet, barbar që ndodhin në Shqiprie, për dite. Dhe ku hotel dhe banesa hillen në ere si në Kabul. Por ndoshta Rama ka të drejt. Se pse e di, që duke u bër më Turk se vet Turqit, merr shume vota. Dhe prandaj nuke i ha palla kujt as për vrasjet as për hotel dhe banesat që hillen, në ere. As për policine, as për drejtesine. Ne kemi një shet rrumpall, shtet koti.

          Përgjigjjuni
          1. k
            koment

            Nuk kuptoj clidhje ka 21 janari me krimin e ndodhur. Gazetare a gazetar jep emra nese i ke dhe mos ngri akuza kot per te mbuluar poshtersite e kryeministrit.

            Përgjigjjuni
            1. h
              ha ha ha nuk kupton

              koment , ha ha ha ! ti skupton sepse do jesh pjes e krimit ose bordellos drejtesis .prandaj -shktun dokrra qe na bo me qesh . ------------ nuk bohet drejtesi thot shkrimi ,ne asnji rast - e ti prap se kupton . ha ha ha .as salihi nuk kupton

              Përgjigjjuni
            2. a
              alisenjefi

              Mos u lodh kot me komente jane te dy bashke me saliun nga e njejta parti edhe leket bashke i ndajne edhe bisneset keshtu e duan kete vend.

              Përgjigjjuni
            3. A
              Artan

              U prehte ne paqe dhe barbaret qe e bene krimin shkofshin ne ferr.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lani

                Reagime te vagëta ose fare fare pak pas vrasjes se vajzes nga Kenia. Kjo mungese ndjeshmerie eshte turpi i shoqerise sone. Kot themi se jane partite per gjithçka fajtore ketu ne vend. Po shoqeria civile dhe ajo shqiptare qe pretendon se eshte e civilizuar ku janë?!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Altini

                  Keqardhje per vajzen nga Kenia.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Altini

                    Nja vajze nga Kenia quhet Keniane dhe jo Keniote

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      reti11

                      Yess, edhe une kete doja te shkruaja. Fuck grrqizmat!

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Edlira

                        "vajza keniote.."...bobobo...znj.Alba Malltezi mos e masakroni shqipen në këtë farë feje! Po ɓëhemi me hematoma në sy duke ju lexuar...tmerr!

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Drejtesia e munguar

                        Vend shkërdhatë dhe me shtet të korruptuar. Me sa mend Rama mendon se jemi gati për në Evropë? Policia e leshit omplet jashtë binarëve.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fadil isufi

                          Kto janë mundësitë tona Dikur kanë hy në Europë shtete më të dobët se ne mund të përmirësohemi rrugës

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            anti25642654censurë

                            fadil,pavarsisht se është një variant i mirë,ky që propozon,por prapë ke përmënur vetëm njërën anë të medaljes!! ana tjetër e medaljes mund të quhet dhe orban,ose hungari!!thjeshtë të përkeqsohesh!!

                            Përgjigjjuni
                        2. B
                          Berti

                          Kete vend po e shkaterron totalisht drejtesia ! Fryma berishiane qe u fut ne drejtesi po e degradon kete vend e po e ben te pajetueshem. Amerika duhet ta shpetoje Shqiperine, per 10 vjet kjo drejtesi te drejtohet nga juriste nga ShBA derisa zbatimi i ligjit te behet norme tek ne.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vlora.Vlora

                            ore po cfare kane zbardhur keta te degjeneruarit ,po ata turistet te pishina i harruat po a te rusen 18 vjecare qe i prene koken me jetsky ne ksamil ,shikoni kete tjetren ,qe nga hoteli ku rinte, te ai qe i ka siguruar ardhjen te meren brenda,ti mbajne nja 18 muaj dhe pastaj ti nxjerrin ,vajza mund te perdorej dhe per prostitucion ,,e ke bere kete shqiperine o rama kurva me keq se berisha

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Drini

                              Shtet i degjrneruar deri ne palce. Ska as amerike e as evrope qe e sjell ne vije.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Adi

                                Nga titulli mendova se e kishte vra Berisha dhe kete 'krijesen e mrekullueshme nga afrika'. Vetem ashtu do kishte kuptim ky shkrim se ne nje vend ku vriten qindra gra cdo vit pse disa viktima qenkan me te rendesishme se te tjerat? Vrasja eshte krim dhe vdekja tragjedi njesoj ne cdo rast.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shabani

                                  Përgëzime gazetares, që ngre zërin me forcë për tragjizmin në të drejtën e vet të të ndjerës Joy, që synon të rriti ndjeshmërinë e opinionit të shëndoshë/traditë e shqiptarit duke na kujtuar se si ajo kemi plot në emigracion, që demaskon të ngarkuarit për hetim, zbardhje e ndëshkim të përgjegjësve/autorit/gjithë atyre që ndotin/ e bëjnë të zymtë mjedisin shoqëror, etj. Vrasje e tmerrshme!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Andi

                                    Shkrim patetik dhe paragjykues. Eshte bere e modes tja veshesh gjithcka racizmit

                                    Përgjigjjuni
                                  2. D
                                    Dihet kush e ka vra po ska sum drejtsia

                                    DIHET AUTORI E KA THAN AVOKATI I PA THYM AVOKAT IDAET BEQIRI. PYESNI ARDI VELIN QE MBRO PRONARIN E DISKOS KU PUNOTE XHOI SE E DIN ATO PO SKA SUM KJO MENDER DREJTESIE.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arian

                                      Ti sinjora qe ben artikuj per ceshtje te ndryshme pse nuk shkruani nje fjale per azilin e adriatik llalles apo dhe ju si te gjithe me mareveshje te fshehta

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sheqeri

                                        O Arian o rrote kari. Nuk shkruan dot njeriu per te gjitha gjerat ne te njejtin shkrim apo dite. Po u merzite lale, kap lapsin e shkruj vete per llallen. Dergoja me meros me email dhe mos i ca trapin njerezve qe bejne dicka me shume se komentet online.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. a
                                        asd

                                        Faleminderit per artikullin. Ndjehem i prekur dhe i pafuqishem per kete ngjarje. Me vjen shume keq per zhgenjimin e tmerrshem qe ka pesuar Joy dhe me pas edhe me humbjen e jetes; si nje lule ne shkretetire qe do te vdiste gjithesesi sepse te tilla jane kushtet. Do te vdiste sepse kishte bere nje gabim te tmerrshem vleresimi. Gjithe publiciteti (i turpshem) per "Shqiperine turistike" ne fakt kthehet ne nje "Kurth Vdekje" sepse ne kete vend ka "gjahtare" te parase, te bukurise, te pasurise, te mishit te njome...qe te buzeqeshin dhe gabojne te huajt me idene se shqiptaret jane mikprites.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Referendum per arrestimin e koleres sali

                                          ka 30 vjet qe flitet per vrasje,vjedhje pushtim tokash,jane aq shume sa kot shajme enverin se ka vrare aq e kaq. Po te llogaritesh edhe aksidentet behen shume here me shume se 50 vjet soc. Vetem 97 e saliut,gerdeci e 21 janari,jo vetem qe nuk jane zbuluar e denuar,por 10 mije vete mblidhen per te mbrojtur kriminelin me te madh sali,dhe ky monster ka 40 tv dhe del per nate e shan e kercenon popullin e shtete me keq nga enveri,ai te pakten nuk dilte si ky qe i pinte edhe shurren

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kopi

                                            Me siguri edhe ketu ka gisht SALIU.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. t
                                              tetovari2

                                              Natyrisht që ka! Ka në mënyrë indirekte, nëpërmjet drejtësisë së plepave!

                                              Përgjigjjuni
                                            2. S
                                              Student

                                              Ne kete vend ka nje te vertete qe ne fakt jo duhet ti japim ze por duhet te BUCAS deri ne kupe te qiellit. Cila eshte kjo? Policia nuk heton, drejtesia nuk behet. Policia ne fillim percakton se ke duhet te shpetoje dhe per kete sinjalizon, paralarmron dhe bile dhe largon personin qe do, pastaj fillon me demek po heton dhe thirr deshmitar qe nuk kane c deshmojne, instrukton cfare te thone dhe cfare nuk duhet te thone, e nese ka ndonje deshmi qe te con drejt te vertets e heq fare. Ne te gjithe rastet qe une kam ndjekur ka patur negocim( pazar) te personave qe hetojne me ate qe ka kryer shkeljen apo krimin dhe veytem kur s ka pelqyer pazari atehere nis procedimi. Mendoj se punsimi ne polici behet sepse aplikantet i njohin dhe perdorin keto perparsi qe sjellin fitim dhe ndihesh me i mbrojtur nen uniformen e policit. Njesoj dhe drejtesia. Procesi gjithmone eshte i mbaruar pa nisur. Ne fillim caktohen ke do te shpetojme, kujt do ti sherbehet( ne kete rast shpetohet ai qe paguan me shume) dhe pastaj kujt duhet tja ngarkojme pergjegjesite. Per kete ne akord me perfaqesuesit e akuzes "vjelin " perfundimin e deshiruar. Per te dy keto instuticione ne unitet mendimi e veprimi veprojne si nje organizate keqberse e e korruptuar ne c do qelize. C do kundershti e ketij fakti eshte hipokrizi e mashtrim i madh. tek rasti konkret. Jo se policia nuk e di kush e vrau, KENIANEN por ajo nuk do te preke KLIENTIN e saj qe eshte vrasesi .( mund te justifikohet si nje PATRIOT POLIC qe ruan shqiptarin , qeb ne fakt eshte nje KRIMINEL)

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Elmira..

                                                Jamë dakort dhe shuuumë dakort...me komentusin lart..që gjykatat tona..të drejtohen nga gjykatës..prokurorë amerikanë..kështu drejtsija do vendoset në vënd..dhe.populli do marrë frymë lirisht..besoj se si unë janë dakort dhe të tjerë..33 vjet vuajtje..tortur....mjerim..ankth..stres..panik..varavingo nëpër gjyqe ..dhe HIÇMOSGJË..

                                                Përgjigjjuni
                                                1. @
                                                  @Elmira

                                                  @Elmira, po nuke të vine në Shqiprie, moje vajze, as gjykatës as prokurorë, as Amerikan as Evropjan.... Dhe tjetra, nuke i lën. Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta bën çdo gjë që ta largon Shqiprine sa më shume nga bota përdimore. Përse Edi Rama e kthyre Shqiprine në një province të Turqise dhe të vendeve islamike? Pikrish për të kontrodhue drejtesise, për të vjedhur dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht dhe me çdo mjet.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Dueli heshtur : Ljo ishte Lojaaaaaaaaaaaa ))) haha

                                                    @ Elmira , e nderuar , Amerikant

                                                    Përgjigjjuni
                                                2. R
                                                  Rrespekt Gazetares se njohur per Shkrimin

                                                  Keqardhje per te ndjeren Keniane dhe Turp e peshtyme surratit Bordellos Dreqesise Shqiptare . Dikush aty me larte ,me te drejte ben Pyetjen ; Se me kte Shtet e Drejtesi Bordello te Krimit kerkon Z.Rama te hyje ne BE ? - ( Un do thoja se KM Rama keshtu e koncepton Shtetin si nji Bande Patrish dhe ku Institucionet jane Pushtet me vehte te Pamvarur nga Shteti Shqiptare dhe punojne per qejf te vete ! ) ____________ SHQIPTARET ALA S'KUPTOJNE SE E GJITHE KJO MIZERJE E KRIMINALITET ORDINERE E POLITIKE KTE PASIGURI E ANARSHI TE GJITHANESHME QE JETOJME KTO 32- VJET ---------- E GEZOJME FAL BORDELLOS DREQESI ---------------- ATY KU NUK VEPRON LIGJI DHE DREJTESIA MBRON KRIMIN _ ATY LIGJIN E BE KRIMI !!!!!!!!!!!!! Prandaj ka pakenaqsi e pasiguri ,s'ka besin njeri ne asnji institucion dhe berisha e metaj Pellasin cdo dite rrugeve dhe se Shqiptareet ikin Largohen nga ky vend e gjitha sepse kemi kte Bordello Dreqesi . Eshte bere deri me sot ndonji Proteste qytetare para Bordellos Dreqesise ? Asnji . Atehere (.........................................................................................................................................) = O

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Elmira..

                                                    Ku asht komenti im....gazeta tema..mos na zhgënje..botoje.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Ledion

                                                      Te lumte Alba

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. g
                                                        genti

                                                        eshte ironike sesi portali i bashkejetuesit te kesaj zonjes(bolino) thote perdite se edi rama po ben shtet ,dhe kjo zonja tani "kerkon" llogari pse nuk eshte bere asgje per kete ceshtje. E dashur Alba ketu nuk ka shtet ,nuk i ndihet prezenca fare ,po ti ske nga ta vesh re me gjithe ato koncesione qe merrni ti dhe karlo ,ndaj mos na bej puritanen ,por beni gazetari me kellqe nese do te predikosh moral ...fuck off

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. v
                                                          vk

                                                          eshte gjetur keniania (jo keniota) e masakruar ne shtepine ku jetonte me shoqet e saj? ne cdo vend te botes 90% do ishin te dyshuara bashkejtueset e saj............por zonja direkt ja hedh fajin MESHKUJVE RRACISTA shqiptare. palo gazetare

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Loni

                                                            Nder shekuj gratë dhe fëmijët nuk janë prekur në Shqiperi... Shikoni ku e kanë sjellë këtë vend klyshat 8 Nentorit 1944...

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. L
                                                              Lani

                                                              Ça o 8 nëntori o Loni se të rinjtë s’kanë dëgjuar gjë për të e ne pleqtë na ka zënë skleroza tani?!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. O
                                                                O Loni o damllà

                                                                O Loniii, po 1944 ka qene para gati 100 vjetesh, akoma me 1944 ?? ????????????

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. G
                                                                Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                                                                E pergezoj z. Malltezi per kete shkrim shumë te mirë.

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje