Të jesh mik apo armik i popullit?

22 Korrik 2025, 16:19Blog TEMA
Të jesh mik apo armik i popullit?

Nga Namir Lapardhaja

Nëse Henrik Ibsen do të kishte njohur realitetin e Shqipërisë, nuk do të duhej të ndryshonte asnjë rresht nga drama e tij “Armiku i popullit”, shkruar në vitin 1883. Kjo vepër mbetet një nga manifestimet më të fuqishme letrare mbi përplasjen mes së vërtetës individuale dhe hipokrizisë kolektive, mes ndershmërisë qytetare dhe korruptimit të sistemit nga interesat.

Në qendër të ngjarjes është doktor Stokmani, një mjek i ndershëm dhe i përkushtuar, i cili zbulon se uji në banjat publike të qytetit është i kontaminuar dhe përbën rrezik për shëndetin. Kur përpiqet ta bëjë publike të vërtetën, ai përballet me një mur armiqësie – jo vetëm nga pushteti vendor, por edhe nga media, qytetarët dhe madje edhe familjarët e tij. Ai shpallet "armik i popullit", vetëm sepse guxoi të tregojë të vërtetën.
 
E pabesueshme është ngjashmëria me shoqërinë tonë, ku shpesh ai që denoncon padrejtësinë apo korrupsionin cilësohet si përçarës, armik apo sabotues i “interesit kombëtar”. Shprehja e njohur “Zëri i popullit”, emri i gazetës në dramë, ngjan deri në sarkazëm me mënyrën si disa media shqiptare sot maskojnë interesat e ngushta të grupeve të pushtetshme duke u vetëshpallur përfaqësuese të opinionit publik.
 
Ibsen në mënyrë profetike na tregon sesi shumica, nëse udhëhiqet nga frika, interesi apo manipulimi, mund të përjashtojë, përndjekë e fyejë individin që përfaqëson mendimin kritik dhe zërin e arsyes. Dhe kjo ndodh edhe kur qëllimi i këtij të fundit është vetëm mbrojtja e të mirës së përbashkët.
 
Kur doktor Stokmani thotë se “burri më i fortë në botë është ai që qëndron më i vetëm”, ai vendos gishtin mbi një plagë të rëndë shoqërore: mungesën e kurajos për të qëndruar në anën e drejtë kur ajo bëhet e papëlqyeshme për shumicën.
 
Kjo dramë është një thirrje e fortë për të rinjtë shqiptarë që të mësojnë se e drejta dhe e vërteta nuk maten me numra, por me ndërgjegje. Ajo ka vlerë të jashtëzakonshme edukative për të zhvilluar mendimin kritik dhe për të kuptuar rolin që literatura mund të ketë në formimin qytetar.
 

6 Komente

  1. R
    Rama dora vet

    kot nuk thone, te drejten nuk e do njeri

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni(i vërteti)

      Pse, nuk është më edukative vepra e shokut Enver, i cili me këmbëngulje të pashoqe krijoj "njeriun e ri", këtë monument, etalon të njeriut të sotëm që sundon në këtë vënd? Ndaj, të lutemi zoti Lapardhaja, mos ju refero autorëve të huaj të shekujve të shkuar, si Tolstoi, Dikens, Çehov, Dostojevski, Shiler, Gëte, Balzak, Hygo e ku di unë, si dhe këtij Ibsenit që na ke marrë si shëmbull. Të gjithë këta të marrë se bashku nuk i vijnë as tek thoi i këmbës të birit të Gjylos nga zëmra e labërisë, Gjirokastra, birit të lavdishëm të kësaj toke, edukatorit gjenial të popullit, shokut të lavdishëm Enver. Janë mësimet e shokut Enver, që edukuan pasuesit e tij legjendar Berisha, Rama, Metaj, Veliaj, të cilët po ndërtojnë sistemin demokratik mbi bazën e vlerave të tyre humane e thellësisht demokratike.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E keqja mbizotëron

        Dëshira për krijimin e një Njeriu të drejtë, human dhe paqësor ka qënë një nga kërkesat e vazhdueshme të elitave në shumë shoqëri të botës. Mjafton të kujtojmë 10 Udhëzimet e biblës, mos vidh, mos vrit, mos tradhto etj etj. Këtyre iu bashkuan edhe 10 cilësitë e komunistit me qëllim të formimit të një Njeriu ideal, pa të meta dhe të përsosur. Ëndrra në beze. Fëmija mund të edukohet në familje për tu bërë një njeri i mirë, por e keqja fiton gjithmonë. Njeriu nuk mund të dali dot kundër natyrës së tij egoiste, e mbruajtur te ai që para kohëve të Homo Sapiensit. Prandaj edhe drama e Ibsenit.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Samet Bici nga Granshi

          Shoku Loni. Dua tju pyes , sinqerisht , nese Enver Hoxha do te ishte gjalle , ke nga politikanet e sotem do te kishte ne byrone politike , dhe ke do kishte Kryeminister.. Me respekt Shoku Samet Bici..

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loni(i vërteti)

            Shoku Samet, me që kërkoje një përgjigje nga unë, ndonse vonë, shumë vonë, po t'a jap: Në byronë politike do të ishin Berisha dhe Meta, kjo pasi plotësojnë kushtin " të jenë zorzop nga prejardhja", Rama do ishte në çmendinë i shtruar përjetësisht, kurse Erjon Veliaj do ishte pushkatuar si përvetsues i pronës publike. Mbeç me shëndet dhe t'na rrojë kujtimi për shokun Enver! Dhe rekomandoj për t'u lexuar veprat e shokut Enver, janë melhemi për shpirtin e kujtdo që ka tru pak më shumë se një pulë shqirake.

            Përgjigjjuni
        2. V
          Vala

          Rrofsh o Namir se me kenaqe me kete shkrim. Leri llapaqente e pordhaleve te pjerdhin, se s'kane rast tjeter ku te rrefejne se c'bajga jane

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje