Regjia e së keqes

21 Korrik 2025, 18:07Blog TEMA
Regjia e së keqes

Nga Ilir Yzeiri

Ngjarjet e këtyre ditëve që nisën me aksionin vetjak të Edi Ramës në Vlorë e që u pasuan me ato që ndodhën në Theth, janë një pasqyrë e trishtuar e realitetit demokratik shqiptar. Nuk është hera e parë që Rama akuzon të tijtë më keq dhe më ashpër se çfarë bëjnë ndonjëherë opozitarët e tij në opinionin publik. Mirëpo e keqja përsëritet dhe duket se një regji e fshehtë e drejton kaosin dhe rrumpallën e këtyre 30 e ca vjetëve tranzicion.

Përveç anës së jashtme dhe paraqitjes para botës që kemi bërë në këta vjet, të tjerat, pra shteti shqiptar, nuk funksion. Ligjet nuk i zbaton njeri, drejtimi në këtë vend është voluntarist dhe vendi ecën ashtu si një maune e madhe që është gati të rrëzohet nga çasti në çast. Si ka mundësi që ndërtimin më të madh në Theth, në shkelje të të gjitha ligjeve dhe duke sfiduar shtetin, e bën një super i kërkuar nga policia?

Prekë Kodra, personi që donte t’i bënte atentat Albin Kurtit, ndërton në zonën më të bukur në Shqipëri sikur në këtë vend të mos kishte as polici, as Shërbim Informativ, asgjë. Ironia më e madhe është se ai është ndër personat më të kërkuar nga policia !!! Kryeministri Rama e akuzoi zotin Dredha, kryebashkiakun e Vlorës, se 500 m larg zyrës së tij po ndërtohet një pallat pa lejë. Pak ditë më vonë u tha që u sekuestrua pallati pa lejë që i përkiste një ish-drejtori të ujësjellësit në Vlorë. Disa ditë më pas, Shqiptarja.com botoi një lajm në kuadër të hetimit që po i bëhet Jonaid Myzyrit, ish kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, se një punonjëses së tij, përkatësisht Jonida Skejës, e cila është vënë në përgjim para disa vitesh, i janë vjedhur në banesë 200 mijë euro dhe i vëllai është mbajtur peng.

Një histori e rëndë kjo që të kujton atë punonjësen tjetër të shtetit shqiptar së cilës pastruesja i kishte vjedhur mbi 500 mijë euro. Në kulmin e kësaj zallamahie, prokuroria e Fierit hap kutinë e Pandorës dhe merr të pandehur drejtuesit e kompanisë Bankers të dyshuar për vjedhje gjigande prej shumë e shumë vitesh. Kjo kompani që po shfrytëzon në mënyrë makabre nëntokën shqiptare dhe që është denoncuar disa herë nga profesionistët e naftës dhe të tjerë, kishte fituar statusin e të paprekshmit, ashtu si krimet e Sali Berishës, por një prokuror i thjeshtë jo nga ata të SPAK-ut, jo soji i Olsi Dados dhe të tjerëve që kapardisen nëpër tribuna stadiumesh, hap çështjen më të nxehtë të tranzicionit dhe SPAK-u hesht.

Ai prokurori i Fierit që mori të pandehur drejtuesit e Bankers, është dëshima më thelbësore se SPAK ka falimentuar dhe se reforma në drejtësi duhet ribërë. Ai prokurori i thjeshtë i Fierit që nuk ka as rojat dhe as mbrojtjen e Altin Dumanit, duhet të bëhet modeli i heroit dhe i nëpunësit të pakorruptuar. Mirëpo, po ato ditë një televizion jepte vizitën e Altin Dumanit në një institucion dhe kamerat kishin bërë kujdes të jepnin pamjet e rojave dhe truprojave që e ruanin Altin Dumanin si të ishte Donald Trump. Sa turp ! Ndërsa ai prokurori i Fierit që ka hapur çështjen më të bujshme të korrupsionit në këtë vend, jeton si gjithë të tjerët dhe nuk na shfaqet si Ols Dado në tribunat e stadiumeve.

Vetëm në Shqipëri ndodh që mund të futesh në burg e të vuash dënimin dhe të dalësh që andej më i bukur se më parë, me flokë të mbjellë dhe hundë të hequr. Këtë dhuratë që u bën Ulsi Manja opozitarëve të dënuar, e kompenson me forcën e dhunës dhe të torturës ndaj Erion Veliajt, sepse ai, si njeriu më i afërt i Edi Rmës, e bind komandantin se kështu forcohet ligji. Ndaj edhe zoti Rama, një ditë pas kësaj poston një video ku Ulsi Manja inspekton një burg modern që është në ndërtim e sipër. Vetëm se nuk marrim vesh a do ketë aty edhe klinikë për operacione plastike apo jo.

Në Shqipëri nuk ka opozitë, ka vetëm luftë të një grupi kriminal që drejtohet nga Sali Berisha dhe disa fanatikë të tij të cilët jo vetëm që nuk frymëzojnë askënd, por përballë skandaleve të tilla nuk kanë asnjë moral që të ngrenë zërin. Beteja e tyre personale me Edi Ramën që i ka mundur, i mund dhe do t’i mundë vazhdimisht në zgjedhje, u ka dhënë atyrë komoditetin që të zaptojnë foltoren e opozitarizmit në këtë vend dhe të asfiksojnë demokracinë. E vetmja gjë që përbën lajm nga opozita janë flokët e mbjella në burg të Ervin Salianjit dhe ato të mbjella më parë të Belos.

Shqipëria është në krizë të thellë të modelit ekonomik. Lajmet tragjike për larje hesapesh apo krimi tjetër i rëndë ndaj të riut nga Mati që u mbyt e u hodh në lumë është vetëm maja e ajsbergut e një shkatërrimi që nuk dihet se kur do mbarojë. Motivi i jetës në këtë vend, për fat të keq, po bëhet fitimi me çdo kusht. Fëmijët, të rinjtë dhe të tjerët, po ashtu, kanë zgjedhur rrugën e fitimit përmes krimit. Promovimi në hapësirën shqiptare i luksit të shfrenuar, reportazhet për të pasurit dhe vilat e tyre, heqja dorë nga edukimi dhe rrënimi i shkollës duhet të jenë këmbana alarmi. Mirëpo, duket se askush nuk e sheh këtë humnerë që kemi përpara.

37 Komente

  1. Q
    Qytetari i Thjeshtë

    I nderuar askush nuk e sheh humnerën që kemi përpara sepse kemi rënë tashmë, dhe vetëm një mrekulli na nxjerr nga aty ku kemi rënë! Këta politiqenër janë kujdesur të na ulin me parashutë dhe të mos ndiejmë rrëzimin, por e keqja është se nuk dalim dot nga humnera.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasan Shupenza

      Edi Rama, duhet të bëjë synet Ulsi Manjen, duke ja lënë vetëm si tub për shurrë, se kështu si duket, i ka hypur magjarit prapsh.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fieraku mallakastriot

        Vëndi nuk ecën si një maune e shkatërruar, por si një karrocë, në një dishezë të fortë, të cilën kuajt nuk po arrijnë ta mbajnë dot më. Tani nuk po e tërheqin kuajt karrocën dhe ta çojnë në drejtimin e duhur, por karroca i ka vënë kuajt përpara dhe pritet vetëm çasti i përplasjes mizore...... Dhe atëherë marin fund, kuajt dhe ata që janë sipër karrocës. Në këtë rast, populli.

        Përgjigjjuni
        1. j
          jevgu

          Spak trego a ka fillu hetimi i $6milionve te malokut drragobis?

          Përgjigjjuni
        2. X
          X.

          Shume sakte, po kujt ja thua. Kjo reforma ne drejtesi eshte nje deshtim spektakolar.

          Përgjigjjuni
          1. l
            luzati

            Shume sakte kemi nje deshtim spektakolar te Drejtesise se re S Berisha me gjithe ato gjynahe qe ka ketij vendi krekoset dhe sfidon hapur gjyqtaret kurse te thereto ky SPAk I mban ne burg pa akure Turp

            Përgjigjjuni
            1. P
              PLEPISTI

              Po shiheni, ajo gjykatsja jep dorheqien nga gjykimi per konflikt intersash, sepse eshte e lidhur me deputeten e PD-se, dhe ata te gjykates vendosin se nuk ka problem...??? C'a mut drejtesie mund te presesh ne kete vend, ku te gjithe pa perjashtim jane mafioza. Gjygjtaret dhe prokuroret e Shkoles se Plepave akoma jane ne pushtet dhe me hir ose pahir i mbajn ison SaHales kurse Rilindja shane drejtesin por "nuk mund te nderhyj" ne punet e saj dhe le ne burg Veliajn (jo se me plasi per Lali Erin". Ata kane krijuar nje cikel shume vicioz. shajn e padisin njeri tjeterin per korrupsion dhe kur keto padi shkojn ne prokurori apo SPAK edhe sikur te shkojn deri ne gjykate per gjykim, rrezohen nga gjygjtaret e PLEPAVE. RROFT PLEPI!

              Përgjigjjuni
            2. L
              Loni(i vërteti)

              Sa i thjesht dhe skematik është ky Yzeiri! Për të bërë një shkrim në gazetë, së pari shkruesi i nderuar gjenë heroin pozitiv, i cili si rregull i përket kurdoherë qeverisë. Më pas gjenë heroin negativ. Edhe ky, si rregull, pa tjetër duhet të jetë jo kundërshtar, por armik i qeverisë. Më pas zhvillon ngjarjen. Kuptohet, ngjarja duhet jo vetëm detyrimisht t'i pëlqejë qeverisë, por sidomos të parit të saj.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Edi durres

                Sa rr k dhe lobe je ti o rak....kusurin po e kursej,Jo Ty po lexuesve

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Loni(i vërteti)

                  Po pse fyen o njeri! Ti sikur të jesh Erjon Veliaj dora vetë. Po Iliri i specializuar është për letërsinë e realizmit socialist, pse ka diçka në konstruksionin e artikujve të tij ngjashëm me atë lloj letërsie, të cilën unë e vura në dukje në koment, kjo nuk është fyerje që i bëjë. Të thuash p.sh. që Yzeiri i ka flokët të bardhë, pse duhet të fyhet ai, nuk e di zotëria që flokët i ka të bardhë? Pastaj, ti pse i del në mbrojtje duke fyer, kaq të paaftë e kujton Yzeirin ti, sa nuk qënka i zoti të mbrojë vehten?

                  Përgjigjjuni
              2. I
                Iliri

                Mos i bjer nga Kina Yzeir ose mos e kap veshin e djathte me doren e majte… po ke b.thë bjeri drejt!

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cubel Breca

                  Analiz mjaft e goditur,por kujt ja thua. Ketu drejtesia eshte totalisht ne duart e sali qenit. Rama ka vetem celesat e kashtes.

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    korcari

                    bukur

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Ylli

                      Po srudentat, perse nuk organizohwn te rinjwt w tw protestojnw para qwverise e para SPAKut? A ka mbet popull qe don seriozisht kete vend, apo te gjithe jane inkriminuar lish nga pozita w kush nga opozita?

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        loni

                        Yzeiri nuk ka shkrojtur per njerez te trashe si ty o Loni (i verteti).

                        Përgjigjjuni
                        1. Y
                          Ylli

                          Sa i peshtire qe eshte ky demek profesori .Qe te sulmoj Altin Dumanin dhe te mbroj Erion Veliajn ,ben hero prokurorin e Fierit dhe kerkon ndryshimin e ligjit per drejtesine . Ky nuk i kerkon llogari Qeverise Rama pse cdo qelize e saj nga pushteti lokal e deri tek zyrat e Ministrive ,korrupsioni nuk e rruan fare as per popull e as per ligj . Per hater te Erionit ky kellire - profesori mund te kritikoj edhe Konferencen e Jaltes 1945 . Po si dreqin nuk as cipe ,as turp ,as karakter ,as njerzillek dhe as fytyre....ptu individ i peshtire ,pampers i Erion Veliajt.

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            arti

                            Shume perfekte bravo nuk e di a e lexon Rama kete,apo eshte i zene me Vrenoncin per kafe ku kemi agriturismo turpe

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xha Beqo.

                              Cilat Jane detyrat e realizuara nga SPAK? Ku rapirtojne Prokuroret s SPAK-ut per realizimin e detyrave? Puna e tyre Lesh me qime. Atehere pae paguhen, apo qe te na shesin pordhe? Ata duhet te merren ne pergjegjesi penale per shperdorim detyre. Cfare kane bere deri tani? Kane tallur koqet kete kane bere. Apo ska koqet ai Olsi Dado.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Thanasi

                                Shqiptaret jane race e keqe mer ca pret.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Berati

                                  Pra fajin e ka opozita dhe....populli shqiptar. Po ja nxijne jeten kumanarit. Mundohet ai i ziu. I bie botes terthor me çarter dhe ça na ndodh? Fshatari shet bidonin e qumeshtit pa fature. Ku ku moj nene. Ai tjetri nxjerr dy tavolina ne trotuar. Ça behet? Shkolla pertoke thote Yzeiri kur kumanari ja beri gati akademine e barinjve. Pike e zeze. Bandat qe na dhane pushtetin po na furnizojne edhe me deputete. Mbrekulli. Po ia shkurtoni ditet kumanarit more ditezinj. Ah popull i poshter.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. k
                                    kirurg

                                    Studentëve u mjafton të marrin një diplomë me nota të blera, akademikët bëjnë bla-bla sikur po gjejnë a shpikin rrotën, në krye të taboreve politike rrinë familje të super-pasuruara me shpejtësi, kurse vendi drejtohet nga ata që lëvrojnë paranë, të tjerët bëjnë ham ham kot.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tami

                                      Professor Yzeiri, nje intelektual dinjitoz, me guxim i thote gjerat ashtu sic jane. Shume i sakte ne analize. Njerezit kane nevoje te degjojne zera demokratike.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. p
                                        pirdh pordh

                                        e keqja ketij vendi ka ardhur me ftesen e popullit me makaber ne bote, me malinj e me pa kuptim. eshte nje popull fidan i se keqes pa fund. popull qe e ka treguar veten qe ne vitet 1400...... Qeveria dhe suita eshte thjesht nje produkt...nje rrezultat. Edhe pjesa e popullit qe jeton jasht shqiperise.......80% i ke "droge-dashës". Persa i perket prokurorit te qytetit model "fier" ( ku dhe fetusi ne bark eshte i infektuar me adn matarpazi)....mbase eshte nje levizje tallëse qe ai prokuror te behet nje Duman rradhe

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Iso

                                          Mua me linde nje pyetje qe asnje nga gazekaret nuk ja ben Rames:-Ti thua qe organet e policise dhe bashkise e derguan ndertimin pa leje te ketij snajperistit ne prokurori dhe prokurorja nuk e quajti te paligjshem e si rrjedhim nuk e prishen po tani qe e prishet a kishit nje vendim nga drejtesia per ta prishur dhe nese jo perse nuk e prishet edhe kur prokurorja nuk e quajti paligjshmeri.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. t
                                            tom

                                            sakte

                                            Përgjigjjuni
                                          2. Z
                                            Z

                                            …… Ilir Bythe-qiri.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. g
                                              gori

                                              Një analizë e shkurtër por fantastike....të gjitha këto ndodhin se ska opozitë dhe sa Zoti ta marë kriminelin Sali non grata kështu do të ecet....

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Shperberja e Shqiperise si normalitet

                                                Yzeiri, nje ze qe kelthet, ne shkretetiren arnaute.Vendi, vazhdon te renohet, nga te gjitha llojet e maskarenjve, qe ndajne prene shqiptare, midis tyre.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  SHKERDHITEN MU NE GOP

                                                  @Ylli - jo tek qeveria dhe SPAK-u, por te gjithe Shqipetaret, i madh e i vogel, me kuç e me maç, duhet te protestojne, te hedhin peshtyme , shurre e mut, veze te prishura, kos te thartuar, e te vjellin vrere tek celula anti shqiptare e sllavo-helene, e quajtur SHQUP / PD. Aty qendron i gjithe kanceri dhe e keqja e Shqiperise. Eshte TURP e HARRAM I MADH, qe islamo-ruralo-komunisto-fashistit SALEHHH, nuk i ka dale nje Avni Rustem qe me 1996-ten e piramidave. Duhet gjetur dhe konsfiskuar cdo qindarke e ketyre paraziteve keimimele, dhe pastaj te terhiqen zvarre te gjithe Berishistet deri tek me i fundit, e te mos ngele ansje tradhetar ne kembe. Ndihmoni Ramen dhe SPAK-un o popull, duke i bere proteste te papare nje grusht felliqesirash qe mbajten Shqiperine peng per 35 vjet, dhe punojne cdo dite kunder saj. SHKERDHITEN MU NE GOP TE GJITHE FASHISTEVE BLU !!! Terhiqini zvarre kudo ku jane: Në gjyqesor, arsim, mjekesi, akademi, televizione, e deri ne vrime te miut. NUK KA GJE QE LAN SA MEKATE JANË BERE NË SHQIPERI NGA INJORANTET TRADHETARE E KUTERBONJES !!!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Ejsi

                                                    Ky është ministri drejtesise qe i dha të drejtë salianjit të dali me eskortë, të bëjë seks nëpër dhomat e kirurgjisë , duke priturvti dalin kaçurrelat. Tsksat e qytetareve, që përdor policinë për kurvlliqe, dhe duke mbjellë lesht e kujt nuk dihen, për ti dalë kaçurrela. Të burgosur të tjerë, u privohet qënia tyre, në raste funerali për të dashurit e tyre. Një kondravers, që ky minister bashkë me zinxhirin drejtues të burgjeve, duhej të ishin nën akuzë, shpërdorim detyre dhe mit marrje. Fëlliqësira të tilla, nuk mundet të jenë pjese e administrates apo institucioneve nëse do shtet.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Shqiptari

                                                      Te lumte pena Ilir!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. d
                                                        deda

                                                        thjesht jemi popull hajdut (kush më shumë ekush më pak) prandaj dhe drejtuesit do zdo do jenë hajdutë se nga ky popull kanë dalë. në kohën e enverit kur merrnim diçka atje ku punonim nuk thonim që e vodhëm por po ndihmojmë rrogën.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. G
                                                          Go West

                                                          Urime Ilir, nje shkrim i frymezuar qe ve gishtin ne plage. Nuk di kur do te vije dita qe ne te ndergjegjesohem e te organizohemi ne dobi te Vendit dhe te interesit tone. Na kane mbytur llumi, ortaket e Zenit dhe strategjiket e Rames. Nuk ka kush te na shpetoje po nuk u organizuam qe te shpetojme veten.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. V
                                                            VLONJATI

                                                            Ministri i drejtesise ,dumani dhe klodian lala ,treshja mafionere ne sherbim te vicidollit Po nuk u nderhy e gjithe e majta do shkoje ne burg dhe mafioneret dhe hajdutet e pd nga bode,ruli,paloka ,bumci ,mediu ,zeni ,gita fazllic me kryekriminelin dhe krye hajdutin sali sheqere karaxhic

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. s
                                                              socialisti i vertete

                                                              Nje nder analistet me te mire te Shqiperise i nderuari Yzeiri ne kete shkrim ben nje vezhgim shume te trondites per drejtesine, per shtetin shqiptar, per PS dhe per cdo qytetar te Tiranes kur shprehet se:' dhuraten qe Ulsi Manja u ben opozitareve te denuar e kompenson me forcen e dhunes e tortures ndaj Erion Veliajt ". Pra ndaj nr.2 te PS, ndaj Kryetarit te bashkise se kryeqytetit dhe ndaj qytetarit Erion Veliaj ushtrohet dhumne dhe tortura?.Une si qytetar i Tiranes dhe i shqiperise jam tronditur thelle qe ndaj kretarit te Bashkise sime , ndaj numrit 2 te partise time por edhe ndaj bashkeqytetarit tim Erion Veliaj ushtrohet dhune dhe tortura. Shqiperia aderon ne konventa nderkombetare qe ndalojne dhunen dhe torturan ne ambientet e paraburgimit dhe ato te vuajtjes se denimit. Kur e dhunojne e torturojne Erion Veliajn qe e kishin edhe kolege ,merre me mend se cfare i bejne qytetareve te thjeshte ne paraburgim apo ne burgje. Eshte e ditur boterisht se veliaj ka vjedhur qindra mijera e me gjase miliona euro te taksave te qytetareve te Tiranes pra edhe taksat e mia por kjo nuk e justifikon qe ndaj ti te ushtrohet dhune e aq me teper t'i behen tortura. Edhe Veliaj pavaresisht shperdorimit te detyres, pavaresisht vjedhjeve milionaeuroshe dhe pavaresisht perdhosjes qe i ka bere atijinstitucioni qe drejtonte, prapeseprape ne baze te ligjit, te kushtetutes dhe konventave nderkombetare ku shqiperia aderon meriton nje proces te rregull ligjor, dhe nje trajtim njerzor dhe perdorimi i dhunes e torturave ndaj tij eshte nje krim, madje jo nje krim ndaj Veliajt por nje krim ndaj ligjit, kushtetutes dhe ndaj cdo qytetari. Une do ti lutesha z.Yzeiri qe faktet dhe provat qe dispponon per kete krim shume te rende ti depozitoje ne Spak por edhe ne Strazburg dhe dhunuesit e torturuesit e z.veliaj te vihen para drejtesise edhe pse kjo drejtesi e dale nga kjo reforme e deshtuar e ka humbur besimin e publikut.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. R
                                                                Rama Zoni

                                                                Hulusiu duket si rrote ka*i ne pamje , por eshte pajdh some pi Dibre, e manipulator i hatashem or taj. Duhet ta kete kap keq Romen qe ai si jep drejtim , se nuk ka mundesi te lihet nje si puna e tij minister i drejtesise.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. m
                                                                  mender socialisti

                                                                  ”socialisti” i dhjere produkt i qenefeve te rames dhe saliut.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje