Sulm me thikë në Paris/ Qëllohet për vdekje agresori, i liruar nga burgu pak muaj më parë

14 Shkurt 2026, 07:40Bota TEMA
Sulm me thikë në Paris/ Qëllohet për vdekje agresori, i

Një burrë, i cili mbante me vete një thikë ka tentuar të sulmojë policinë gjatë një ceremonie nën monumentin Harku i Triumfit në Paris.

Sipas një zyrtari të policisë së Parisit, sulmuesi shënjestroi një oficer që ishte në krye të detyrës, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë ceremonisë për rindezjen e flakës së përjetshme në nder të ushtarëve të panjohur, pranë monumentit të epokës së Napoleonit.

Autori, një shtetas francez i lindur në vitin 1978, i cili më parë ishte dënuar në Belgjikë për akuza të lidhura me terrorizmin, vdiq në spital nga plagët e marra, njoftoi prokuroria franceze kundër terrorizmit.

Lini një Përgjigje