'Përvoja traumatike' e pacientëve me linë e majmunit në SHBA

12 Gusht 2022, 21:20Bota TEMA

'Përvoja traumatike' e pacientëve me linë e

SHBA e shpalli linë e majmunëve një emergjencë të shëndetit publik në fund të javës së kaluar.

Në një bisedë private të përditshme në Zoom, meshkujt homoseksualë që janë prekur nga lija e majmunit krahasojnë përvojat.

Ata kanë ndarë këshilla se si menaxhohet dhimbja që përkeqësohet me çdo flluskë të re në trup dhe. Sipas tyre gjatë kohës që kanë qenë të infektuar me linë e majmunit kanë qenë të paaftë për të kryer ndonjë aktivitet.

Rasti i parë i lisë së majmunëve në SHBA këtë vit u zbulua më 18 maj në shtetin e Massachusetts. Që atëherë, më shumë se 10 mijë raste janë raportuar në të gjithë vendin, në çdo shtet përveç Wyoming.

Ata që kanë kaluar tashmë një periudhë të virusit do të dëshironin që ndihma të kishte ardhur shumë më shpejt.

“Është një përvojë shumë traumatike,” tha Jeffrey Galaise, i cili drejton takimet e Zoom. “Unë jam një person që e kam kaluar këtë.”

“Nëse nuk e keni përjetuar nuk e keni idenë se çfarë lloj dhimbjeje është kjo dhe ajo që të lodh më shumë është burokracia për të marrë ndihmën e nevojshme për të kaluar sëmundjen,” – shtoi ai.

Lini një Përgjigje