
Mihailo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, komentoi deklaratën Angela Merkelit mbi mospranimin e anëtarësisë së Ukrainës në NATO në Samitin e 2008-ës, bërë jo nga ajo, por nga një zyrtar pranë ish-kancelares.
“Reagimi i Angela Merkelit ndaj ofertës për të ardhur dhe për të parë mizoritë e rusëve në Bucha tregon se elitat perëndimore mbeten ende në iluzione të rrezikshme.
Një zgjidhje e mundshme është dërgimi i fotodokumentacionit të ‘masakrës së Buchanit; dhe konkluzioneve përkatëse mjeko-ligjore në adresat e politikanëve europianë”, ka shkruar ai, kjo pasi Zelensky tha në mënyrë sfiduese se Merkel e Sarkozy, dyshja që kishte kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duhej të vinin të shihinin masakrën e rusëve në Bucha.
Zyra e saj i tha Bild se ajo vazhdon të mbështesë vendimet e miratuara në Samitin e Udhëheqësve të NATO-s në Bukuresht të vitit 2008.
Në deklaratë thuhet se Merkel mbështet të gjitha përpjekjet që po bëhen për të ndalur sa më shpejt luftën që Rusia ka nisur në Ukrainë.
“Në kundërshtim me mizoritë që janë bërë të dukshme në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë, ish-kancelarja mbështet plotësisht të gjitha përpjekjet e qeverisë gjermane dhe komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund Ukrainës dhe për t’i dhënë fund barbarizmit dhe luftës së Rusisë kundër Ukrainës,” tha zyra e saj.
Zelenski deklaroi se Ukrainës iu premtua anëtarësimi në Samitin e NATO-s të vitit 2008, por se u bë një hap prapa për të shmangur problemet me Rusinë dhe se Merkel dhe Sarkozy penguan kërkesat nga partnerët e tjerë të NATO-s për një proces më të shpejtë të zgjerimit.
mo na çani trapin me këto gomarllëqe të tilla"tregon se elitat perëndimore mbeten ende në iluzione të rrezikshme."!! mos vallë çambërlen duhet të bënte atë që bëri çurçill ditën e parë të ardhjes së hitlerit në pushtet?? a mos vallë socialdemokratët që e mbështetën e dinin se do të ishin ata të parët që do paguanin për atë që bëri hitleri?? mos vallë e njëjta pyetje i duhet drejtuar dhe këtij debilit të ukrainës,këtij logorikut që po më duket gjithnjë e më tepër si ermal mamaqi ynë,se me gjithë paralajmërimet e amerikës dhe anglisë,prapë ky debil nuk besonte se do sulmohej!! see megjithëse u sulmua me rraketa e aeroplanë dy ditët e para,prapë ai nuk besonte se putini do sulmonte dhe me trupa toksore?? hec mor debil shiko të zgjidhësh problemet dhe jo të bësh punën e budallait që kërkon fajtorët!! komedian,të ra fati të jesh në krye të ukarinës,ke zemrën dhe po qëndron si burrë,por tru nuk paske fare!!një copë mishi qënke!!ke guxim budallai dhe jo trimërinë e të zgjuarit! nuk më kujtohet emri,por ishte një kryebashkiak i një qyteti të madh ukrainas,krakiv a diku tjetër!politikan i vërtetë,intervistë dinjitoze!! ndryshe nga ky që "kërkon fajtorët" ai "kërkonte zgjidhjet"! ps:një thënje thotë "në kohë të vështira,budallai kërkon fajtorin,i mënçuri zgjidhjen"!!
Si ka mundesi qe njehere Gjermania e njehere Franca kunder shtoj è sa anetaresimin ne Nato edhe ato ne BE... Sa jane paguar nga Putin?
pse je kaq i hollë mor lal?? a duhet me pagu patjetër?? nuk ka mundësi që të jetë bërë thjesht për të mos ndodhur një gjë e tillë?? apo tashti që ndodhi ti e ke pas dit më para se do të ndohte pikërisht kështu??
Ah mo idiot. Po sikur te lexonit ca me shume e mos degjonit lajmet qe ju shpelajne trurin, nuk do benit keq. E di vetem me te ditur ti se Merkeli?! Po mos ore! Po ç'do Ukraina ne NATO njehere. Pse ekziston ende NATO njehere?