Aeroplanmbajtëset amerikane në Mesdhe, kërcënon Putin: Kemi raketat me rreze 1 000 km

19 Tetor 2023, 09:12Bota TEMA
Aeroplanmbajtëset amerikane në Mesdhe, kërcënon Putin: Kemi

Vladimir Putin ka dënuar mbështetjen që administrata Biden i ka dhënë palës izraelitë në luftën e nisur së fundmi.

Sipas liderit rus, veprimet e SHBA-së vetëm sa çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Putin shkoi edhe më tej duke lëshuar kërcënime.

“Aeroplanët tanë Mig-31  janë të pajisur me sisteme raketore Kinzhal dhe do të fillojnë patrullimin në Detin e Zi. Këto raketa kanë një rreze prej më shumë se 1000 kilometrash”, tha presidenti rus pasi SHBA dërgoi aeroplanmbajtëse të fuqishme në Mesdhe në mbështetje të Izraelit.

“Ky nuk është një kërcënim, por një përpjekje për të mbajtur kontrollin e situatës në Mesdhe”, shtoi Putin.

Kujtojmë se luftanijet amerikane nuk synojnë të marrin pjesë në betejat në Gaza apo në operacionet e Izraelit.

“USS Eisenhower dhe anijet e tij shoqëruese do t’i bashkohen aeroplanmbajtëses së parë të dislokuar në rajon që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor, duke demonstruar angazhimin e hekurt të Uashingtonit për sigurinë e Izraelit dhe vendosmërinë e tij për të penguar çdo shtet… që kërkon të përshkallëzojë këtë luftë”, tha Austin në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga zyra e tij në Pentagon.

Forcat Ajrore Qendrore të SHBA njoftuan të shtunën vendosjen e avionëve luftarakë F-15E dhe avionëve luftarakë A-10 në rajonin e Lindjes së Mesme.

7 Komente

  1. u
    ushtaraku

    Ju Ruset keni tim kacurrelin,ndaj po i lusni bythen Iranit Korese e Kines

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      në perl harbër,japonezët jo vetëm fluturuan 50 m mbi anijet amerikane,por dhe fundosën disa perj tyre!!problemi nuk është fillimi!fundin e dimë!si japonoa ashtu dhe gjermo-italia shkuan në pidh të sëmës!! kaposhi i pazhvilluar rus,harron se këta amerikanët,anë aeroplanë që i pshurrin në qafë Mig-31,e kanë treguar si F-18,bile dhe F-16,përfytyro F-22 o F-35!!ska faj i shkreti do thotë dhe ai fjalën e tij,pavarsisht se se pjerdh më kush!që prej një viti!!që atëherë kur ja pshurrën çdo javë "vijën e kuqe"!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Perendimor perhere

        Fiks. Me nje sistem Patriot te vjeter Ukraina nuk i lejon te prekin toke keta kinzhalat e leshit. Mendo se cfare ndodh me aeroplanmbajtese moderne luftanije, jet 22raptor ose f35, satellite... o putino mos e kruj kot se harxhon 800miliard dollare vetem per ushtrine ky shoku nga amerika.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          Perendimor perhere më duket se ke bërë një gabim,"kinzhalat e leshit"! normalisht shkruhet "kinz'halet",kur është në shumës!!

          Përgjigjjuni
    2. M
      Moni

      Se mos te kthehet raketa mbrapsht o Lado dhe djeg menderen tende... me sakte te popullit te shkrete, se te digjeshe ti i beje nder njerezimit....

      Përgjigjjuni
      1. p
        perestrojka

        sa poshte e ka katandisur Rusine ky skizofreni

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drini

          KY po numrron ditet e veta.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje