Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën, që bën thirrje për një “pauzë humanitare” në konfliktin e furishëm Izrael-Hamas pasi teksti nuk respekton të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, tha ambasadorja amerikane.
Dymbëdhjetë nga 15 anëtarët e Këshillit votuan në favor të rezolutës së paraqitur nga Brazili dhe negociuar gjatë disa ditëve, ndërsa Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar abstenuan. Dhe Shqipëria mbajti një qëndrim parimor.
Pavaresisht votës kundër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mbështeti Izraelin dhe të drejtën për mbrojtje të tij dhe abstenimit të Britanisë së Madhe, Shqipëria u rendit në kahun e vendeve që dënojnë çdo sulm ndaj civilëve, si edhe aktet terroriste të Hamas kundër Izraelit.
Shqipëria votoi pro rezolutës që kërkon respektim të ligjit ndërkombëtar për civilët, përfshirë dhe personelin mjekësor dhe kërkon akses për organizatat humanitare për të dërguar ndihma.
Shtetet e Bashkuara ishin kundër, por si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit vota llogaritet si një veto.
“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që kjo rezolutë nuk përmend të drejtat e Izraelit për vetëmbrojtje”- tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA.
“Projekt-rezoluta nuk është miratuar për shkak të votës negative të një anëtari të përhershëm të këshillit”- tha Sergio Franca Danese, ambasador brazilian në Kombet e Bashkuara.
Rezoluta kërkonte që Këshilli “dënon me vendosmëri çdo dhunë dhe armiqësi kundër civilëve dhe të gjitha aktet e terrorizmit”.
Rezoluta e propozuar nga Brazili vendi që mban presidencën e Këshillit të Sigurimit thotë se organi “kundërshton dhe dënon pa mëdyshje sulmet e tmerrshme terroriste nga Hamasi… dhe marrjen e pengjeve”. Teksti gjithashtu “i kërkon të gjitha palëve që të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.”
Votimi vjen pasi Këshilli i Sigurimit hodhi poshtë të hënën një rezolutë ruse që dënon dhunën spirale në Lindjen e Mesme. Kjo rezolutë nuk e veçoi Hamasin për sulmin e tij të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, dhe ajo u refuzua nga anëtarët e përhershëm, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, si dhe Japonia. (TCH)
Si rregull Shqipëria voton në bazë të humorit të shokut Edi Rama, atë ditë që ai gdhihet me bindje mjaft të theksuara demokratike, pra, më demokratë se amerikanët, voton kundër Amerikës. Përndryshe, nëse gdhihet me ndjenja jo shumë të theksuara demokratike mund të votojë pro Amerikës. Por kurrë abstenim, abstenimi është një gjëndje boshe, pa mendim, gjë që shoku Edi, si një individ ku kanë filluar të varen fatet e njerëzimit, nuk mund t'ja lejojë vehtes.
Shqiperia votoi kunder dje, kur e propozoi Rusia. E ka ditur Ferit Hoxha qe perpara, se ShBA do vendoste veton sot dhe votoi pro. Hilèra prej Keshilli Bashkiak.
Wow! C'na thate. Shqiperia kunder amerikes? Sa e pavarur qe eshte shqip-ed-ria!!!. Ha, ha.
Vendim parimor Shqiperia? Edhe Rusia paska abstenuar, Shqiperia ka votuar qe Izraeli te mos mbrohet me pak fjale. Se Hamasi fshihet pas civileve dhe leshon rraketa. Per mos te vrare civile Izraeli nuk duhet ti kunderpergjigjet Hamasit. Kete thote rezoluta. Bravo Rama qe ben apollogjine e terrorizmit.
Amerika Thot ye vet mbrohet izraeli,po 70 vjet dhune e izraelit ndaj Palestines, skane te drejte dhe ata te vetmbrohen. Ja.o.dele.shqiptare kush eshte amerika.,kina e Rusia. Ju vazhdoni puthini bythen Europe's,se fati Palestines ju pret.
Kjo Shqiperi do votoje Pro edhe per sulmet e Izraelit e terrorin ndaj popullsise palestineze. Justifikimi dihet - Jemi gjithmone ne krah te Aleatit STRATEGJIK (...aq kohe sa nuk na heq Ramen nga pushteti...)
Amerika te tille qendrim do te mbaje sepse i ndez vete vatrat e Luftes,here ne Kosove, here ne Bosnje e here ne vendet arabe. Gjithmone fajin e ka i vogli i dobti. Palestina ka dhjetra vjet qe torturohet, kurse i jepet e drejta izraelit. Po keshtu veprohet edhe ndaj Kosoves, nuk i vihen sanksione Serbise ,por kesaj se eshte me e dobet.
Lufta Israel Hamas eshte veper e fshehte e Rusise