
Presidenti i SHBA Joe Biden tha se Izraeli nuk goditi spitalin e Gazës, sipas të dhënave të marra nga departamenti i mbrojtjes amerikane. Deklarata vjen pas komenteve të Bidenit për shpërthimin gjatë takimit me kryeministrin izraelit.
“Duket sikur është bërë nga pala tjetër”, theksoi presidenti amerikan.
Përpara se Biden të nisej për në Izrael, sipas një zyrtari amerikan, qeveria nuk kishte nxjerrë ende një përfundim në lidhje me burimin e bombardimit në spital dhe Biden kishte udhëzuar ekipin e tij të sigurisë kombëtare që të vazhdonte vlerësimin e informacionit.
CNN pyeti Shtëpinë e Bardhë nëse qeveria amerikane ka vlerësuar shkakun e shpërthimit që nga largimi i presidentit.
Autoritetet në Gaza kanë thënë se Izraeli qëndron pas shpërthimit vdekjeprurës në spital, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se raketat e Hamasit dështuan gjatë lëshimit.
Bidoni eshte rrotkarizu fare
Sa shpejte e gjeti fajtorin ne Palestine presidenti amerikane kurse sulmi teroriste ne kosove I mbeshtetur na qeveria e serbise amerikaneve u dehet vite per te gjetur fajtoret e verteten edhe me te gjithe provat qe Jane kjo seshte drejtesi ase demokraci kjo eshte anarki dhe amerika ate po bene jetet e cifutve vlejne me shume se jetet e myslimaneve amerike mose aro se perandorit na keto Kane René shume keqe dhe ju me padrejsite tuaja po e humbni besimin ne bote
Ka prova bindese, si armet kimike te Irakut....
At'herë e godite ti bre President sepse raketa mbrapsht nuk bënë, ose do vrasë të zotin se plas në vënd (difektoze) , ose do shkoi atje ku u nisë. Rrugës nuk kthen, nuk ka timon.