Sulmi në spitalin e Gazës, shumica e viktimave ishin burra dhe fëmijë

18 Tetor 2023, 15:00Bota TEMA

Sulmi në spitalin e Gazës, shumica e viktimave ishin burra dhe

Hassan Asleeh, një gazetar që raporton nga Gaza, thotë se shumica e viktimave në shpërthimin e Spitalit Arab Al-Ahli ishin burra dhe fëmijë.


“Gratë dhe foshnjat po flinin në ndërtesat e spitalit, në katet e sipërme”, tha Asleeh për median e Katarit, Al Jazeera.

“Pra, shumica e njerëzve të vrarë ishin fëmijë dhe burra që flinin jashtë në mjediset e spitalit”. Teksa, e gjithë situata është krejtësisht e paqartë mbi çfarë ka ndodhur konkretisht.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë publikuar për të parën herë disa përgjime telefonike, ku pretendohet se dy luftëtarë të Xhihadit Islamik Palestinez flasin mbi dështimin e një rakete të lëshuar drejt Izraelit, e cila ka përfunduar në spitalin Al-Ahli.

Në kontekst, një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në këtë strukturë spitalore, ku të paktën 500 persona raportohet se kanë mbetur të vrarë – një tragjedi e përmasave të pamendueshme.

Autorësia fillimisht iu atribuua Izraelit mbi gjithë ngjarjen, por shteti hebre ishte i shpejtë në kundërpërgjigje, duke thënë se nuk ka baza se sulmi është lëshuar prej tyre, duke publikuar më pas variantin se Xhihadi Islamik është përgjegjës.

Vetë këta të fundit, pas publikimit të përgjimit nga Izraeli, e mohuan kategorikisht përfshirjen në ngjarje, duke i etiketuar si “sajesa” pretendimet e Izraelit.

Teksa, presidenti amerikan, Joe Bide, mendon se mbi provat që ka parë deri tani, sulmi në spitalin e Gazës, në të cilin mbetën të vrarë të paktën 500 persona, është kryer nga “pala kundërshtare” (Xhihadi Islamik Palestinez), ashtu siç edhe pretendojnë autoritetet izraelite.

Kështu, vijon ende të mbetet “mister” një sulm vrastar dhe masakrues në spitalin Al-Ahli të Gazës, ku deri tani të paktën 500 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve fëmijë, gra dhe staf mjekësor, të cilët operonin aty.

 

Lini një Përgjigje