Meloni reagon për sulmin në spitalin e Gazës: Jam thellësisht e pikëlluar nga kjo ngjarje

18 Tetor 2023, 14:16Bota TEMA

Meloni reagon për sulmin në spitalin e Gazës: Jam

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni shprehu të mërkurën dhimbjen e saj të thellë për bombardimin që vrau qindra njerëz në një spital në veri të Gazës, duke rinovuar thirrjen e saj për mbrojtjen e civilëve të kapur në mes të konfliktit 12-ditor.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga ajo që ndodhi në spitalin Arab Al-Ahli në Gaza. Italia shpreh ngushëllimet e saj të thella për viktimat dhe afërsinë e saj me familjet dhe të plagosurit.

Në pritje të konfirmimit përfundimtar mbi dinamikën e ngjarjeve, ne ripërtërijmë edhe një herë angazhimin tonë për të mbrojtur popullsinë civile, për të zgjidhur problemet më urgjente humanitare dhe për të siguruar një zgjidhje të shpejtë të kësaj krize”, tha  Meloni në një deklaratë.


Më shumë se 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza të martën vonë, tha një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës për Anadolu.

2 Komente

  1. m
    mero me syze pa xham

    po ti o mero aty ishe qe thua sulm izraelit?

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Filozofia e partise se Melonit ne radhe te pare eshte soladiriteti me shtresat e pa mbrojtura. Bombardimi i spitalit dhe viktimat e shumta e bene ushtrija izraelite ky veprim eshte po aq kriminale sa veprimet e Hamasit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje