Aksidenti i rëndë në Gjermani / Flet daja i të plagosurit: Nipi në gjendje kome! Dy prej 4 viktimave janë Albert Zorba dhe Astrit Gjeka

1 Nëntor 2023, 14:40Bota TEMA

Aksidenti i rëndë në Gjermani / Flet daja i të plagosurit:

Nje aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani ku kanë humbur jetën 3 shqiptarë dhe një tjetër ndodhet në gjendje kome. Daja i personit që mbeti i plagosur ka zbuluar detaje rreth viktimave.

Luan Cemenja ka treguar për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri' se i plagosur ka mbetur nipi i tij Alfred Dija dhe 2 prej 4 viktimave janë Albert Zorba dhe Astrit Gjeka.

Cemenja tregon se nipi i tij kishte prerë biletën që të kthehej në Shqipëri me datë 2 dhjetor, por fatkeqësisht mbeti i plagosur rëndë në Gjermani, pasi skela ku po punonin në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori.

Luan Cemenja: Quhet Alfred Dija nga Mati. Është ende në gjendje kome. Parametrat raportojnë se janë stabël. Shumë i dëmtuar. Mbushen 48 orë, presim informacion të ri. Aty ka qenë edhe një nga fshati im, unë jam nga Dibra, ai quhet Astrit Gjeka nga Selishta me origjinë, por familja e tij rri në Durrës.

Është konfirmuar i vdekur ai, shumë i dëmtuar. Nipi im shkonte dhe vinte, ndërsa me datë 10 dhjetor mbush 2 muaj, me datë 2 dhjetor kishte prerë biletën për të ardhur dhe është aksidentuar.

Nuk kam njohje tjetër, të tjerët më duket se janë nga Elbasani. Mundësia është pak, një vëlla i Afredit që rri në Itali ka shkuar të interesohet bashkë me kushërirën e tij. Mbajmë kontakte, ai në parametra është stabël me tendencë përmirësimi.

Katër shqiptarë humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike. Dyshohet se skela nuk ishte vendosur siç duhet dhe rreth 80 blloqe betonit ishin vendosur mbi të.

Blloqet e betonit ishin vendosur në skelat midis katit të tretë dhe të katërt. Fillimisht u raportua se viktimat ishin bullgarë, por policia gjermane sqaroi më vonë se ishin shtetas shqiptarë.

Lini një Përgjigje