Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Arakchi, tha sot se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për anijet nga vendet që nuk mbështesin sulmet SHBA-Izrael, ndërsa është e mbyllur vetëm për anijet e “vendeve agresore dhe mbështetësve të tyre”.
Në një bisedë telefonike me kolegun e tij nga Koreja e Jugut, Cho Hyun, Arakchi tha se pasiguria aktuale në rajon dhe në Ngushticën e Hormuzit është pasojë e drejtpërdrejtë e sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, raportoi “Press TV”.
Ai përsëriti se Teherani mbron me vendosmëri sovranitetin dhe integritetin e tij territorial.
Cho shprehu ngushëllime për viktimat midis qytetarëve iranianë dhe paralajmëroi për pasojat negative të paqëndrueshmërisë rajonale në ekonominë globale, veçanërisht në tregjet e energjisë.
Në bisedime të ndara, Arakchi bisedoi me ministrin egjiptian Badr Abdelati dhe ministrin e Omanit Sayyid Badr Albusaidi rreth zhvillimeve të fundit rajonale dhe mundësive për të ulur tensionet në rajon.
Të dy takimet theksuan rëndësinë e deeskalimit rajonal dhe koordinimit midis vendeve.
Portokalli Karagjozi thotë se luftën ndaj Iranit e fituam!!!!! Por, çfarë ka realizuar mbas ditës së parë të sulmit nga të gjitha ato që ka deklaruar? 1- Mos vallë Irani u dorëzua pa kushte? Jo! 2- Mos vallë u rrëzua regjimi islamik? Jo! 3- Mos vallë humbi forcën goditëse Irani të lëshojë raketat balistike dhe dronët ndaj vendeve të Gjirit, Izraelit si dhe bazave amerikane? Jo! 4- Mos vallë humbi Irani kontrollin e Ngushticës Hormuz? Jo! 5- Mos vallë grupi terrorist Hezbollah në Liban është eleminuar dhe nuk përbën më rrezik për Izraelin? Jo! 6- Mos vallë Vendet e Gjirit dhe jo vetëm ndihen të sigurta, ekonomia e tyre, turizmi dhe jeta në përgjithësi është kthyer në normalitet? Jo! 7- Mos vallë çmimi i naftës u stabilizua? Jo! 8- Mos vallë u minimizuar mundësia dhe frika ndaj akteve terroriste në botë dhe në veçanti në vendet perëndimore? Jo! 9- Mos vallë nuk po jetojmë më në një gjendje të jashtëzakonshme, çmimet në treg janë stabile dhe rritja ekonomike është fiziologjike? Jo! Atëherë për çfarë dërdëllit nga mëngjesi në darkë ky sharlatan që mbas kësaj "fitore" është gati të sulmojë Kubën dhe në të njëjtën kohë i lëshon ultimatume e kërcënime Europës se do i mbylli rubinetin e gazit? Referendumi në Itali, zgjedhjet në Danimarkë, etj janë përgjigjet e para ndaj ideologjisë Trump-iste!
Bravo Iran jo vetem tani por tere jeten per keta dy vende tju ndalohet kalimi edhe ata qe i mbeshtesin,sikur Shqiperia dhe Kosova mos u dorezohuni kure dote fitoni .