Arritja e marrëveshjes për paqen në Gaza, shefi i ndihmave humanitare i OKB-së: Ekipet tona janë mobilizuar plotësisht!

9 Tetor 2025, 07:50Bota TEMA
Arritja e marrëveshjes për paqen në Gaza, shefi i ndihmave

Shefi i çështjeve humanitare i OKB-së sapo ka postuar në rrjetet sociale në lidhje me marrëveshjen e paqes në Gaza.

“Lajm i shkëlqyer. Le t’i nxjerrim pengjet dhe të shtojmë ndihmën – shpejt. Ekipet tona janë mobilizuar plotësisht për të vënë kamionët në lëvizje në shkallë të gjerë dhe për të shpëtuar jetë “, shkruan Tom Fletcher në X.

Ai shton se punonjësit e OKB-së kanë nevojë për “qasje të sigurt” dhe se do të ofrojë përditësime të rregullta mbi çdo zhvillim.

Lini një Përgjigje