Kryebashkiakja gjermane u sulmua me thikë nga vajza e adoptuar

8 Tetor 2025, 22:00Bota TEMA
Kryebashkiakja gjermane u sulmua me thikë nga vajza e adoptuar

Kryebashkiakja e zgjedhur e qytetit gjerman të Herdecke-s, Iris Stalzer, i ka mbijetuar një sulmi me thikë brenda shtëpisë së saj këtë javë.

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se përgjegjëse për sulmin është vajza e saj e adoptuar, raporton Deutsche Welle.

Stalzer, 57 vjeçe, u dërgua me helikopter në spital pas gjetjes së saj me plagë të shumta në shtëpi.

Policia dhe prokuroria lokale njoftuan gjatë një konference për shtyp në Hagen se gjendja e kryebashkiakes nuk është më kërcënuese për jetën.

Hetuesit raportuan se Stalzer ka mundur t’i përgjigjej disa pyetjeve që në mbrëmjen e së martës nga krevati i saj i spitalit.

Gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti shenja të një përleshjeje në bodrum, rrobat që ajo kishte veshur gjatë sulmit dhe dy thika, të cilat mendohet se janë përdorur si armë.

3 Komente

  1. T
    Te fala Merz-it, do te kaloje.

    Mos eshte gje arabe vajza e adaptuar e shterpes Iris qe e quani Kryebashkiake i nje qyteze me emrin Herr-derr. Kryebashkiak quhet vetem ai i Kryeqytetit te tjeret jane Kryetar Bashkie.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Artan

      Q'enke nje cope koqeje

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fat man

      Kjo nuk ka vene rregull ne shtepine e saj, qytetaret presin t'i drejtoje dhe te zgjidhe problemet e qytetit-fshat Herdecke.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje