Avioni i ministres spanjolle përballet me ndërprerje të GPS-së afër Kaliningradit të Rusisë

24 Shtator 2025, 12:30Bota TEMA
Avioni i ministres spanjolle përballet me ndërprerje të

Një avion ushtarak spanjoll që transportonte ministren e Mbrojtjes Margarita Robles pësoi një "bllokim" të GPS-it këtë mëngjes ndërsa udhëtonte pranë enklavës ruse të Kaliningradit, rrugës për në Lituani.

Lajmin e bëri të ditur vetë ministria, duke konfirmuar një raport të mëparshëm nga agjencia e lajmeve Europa Press, shkruan Reuters.

Një incident i ngjashëm i ndodhi në fillim të këtij muaji edhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, teksa udhëtonte drejt Plovdivit në Bullgari.

Avioni i saj u detyrua të ulej duke përdorur vetëm hartat e printuara, për shkak të një sulmi të dyshuar rus që nxori jashtë funksionit sistemin GPS. 

Lini një Përgjigje