Bashkimi Europian do t’i përgjigjet tarifave të reja prej 25% të nënshkruara sot nga presidenti amerikan Donald Trump për makinat e importuara që hyjnë në SHBA.
Komisioni Europian përmes zëdhënësit, Olof Gill thotë se është duke përgatitur përgjigjen e tij për tatimin që hyn në fuqi më 2 prill.
Gill deklaroi se nuk mund të jepte një datë të saktë se kur BE do të vendoste tarifa reciproke ndaj Shteteve të Bashkuara, por tha se mund të jepte garanci se përgjigja do të ishte e fortë dhe në kohën e duhur për të arritur efektet e synuara.
“Nëse është e nevojshme, ne do të japim një përgjigje të fortë, proporcionale, të fuqishme dhe të mirëkalibruar dhe në kohë ndaj çdo mase të padrejtë dhe kundërproduktive nga SHBA-ja”, shprehet Olof Gill, zëdhënësi i KE-së.
Ndërsa Kanadaja tha se do t’i përgjigjej masës së re të njoftuar nga Trump, Mbretëria e Bashkuar duket se nuk dëshiron të përshkallëzojë luftën tregtare me SHBA-në. Ministrja britanike e financave Rachel Reeves, tha se për momentin Britania nuk është në pozicionin që të marrë masa që çojnë në përshkallëzimin e situatës.
Franca dhe Gjermania janë mes vendeve që po bëjnë thirrje për një përgjigje të fortë të Bashkimit Evropian ndaj tarifave të reja të SHBA që godasin industrinë evropiane të makinave.
Trump e konsideroi vendimin të drejtë por edhe shpagim për të gjitha to vende që tha se ndër vite kanë përfituar në kurriz të shteteve të bashkuara. Vetëm vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara importuan automjete me vlerë 474 miliardë dollarë nga vende si Gjermania, Kanadaja, Meksika, Koreja e Jugut dhe Japonia.
Trump argumentoi më tej se tarifat do të gjenerojnë miliarda dollarë të ardhura shtesë për SHBA-në. Këto para sipas tij, janë të mjaftueshme për të ulur taksat dhe për të ndihmuar në shlyerjen e borxhit të jashtëm, ndërsa nga ana tjetër nga nisma supozohet të përfitojë edhe industria vendase e automjeteve.
Presidenti amerikan beson se për të shmangur tarifat, prodhuesit e makinave në të ardhmen do të prodhojnë tërësisht në SHBA, edhe pse kjo siç pohoi ai, nuk ka për të ndodhur brenda ditës. Megjithatë, ekspertë të ekonomisë paralajmërojnë se gjërat mund të mos shkojnë saktësisht sipas planit të Trumpit. Ata theksojnë se impakti i parë i kësaj nisme do të jetë një rritje masive e çmimit të makinave për konsumatorët amerikanë
Trumpi me sa duket do shkoje te regulloje vetullat dhe do nxjeri syt hahahahaha
Ke te besojme Meron apo BE?lol
Beso saliun,,, hahahaha
BE 500 milion banore, USA 350 milion banore, te leverdis te besosh Qim Peken ...
Even So 25% duket e madhe,10% - 15% do te ishte me e pranueshme.
Po BE ka vdekur pa Ameriken, tregetine me te madhe e ben me Ameriken dhe nqs se i mbyllet tregu Amerikan BE merr fund. Ai eshte presidenti i amerikes dhe do te marri masa per te mbrojtur industrine e vet apo edhe dege te tjera te ekonomise, une pata nje incident ku forca te erreta u perpoqen qe te me vrisnin dhe ne spitalet amerikane nuk pushonin telefonat nga spitalet e BE per konsulence, e solla kete detaje per tju treguar qe BE eshte e varur ne cdo fushe nga amerika. Duke e permbledhur mund te them qe zoti na bekoi me kete gjeni ne fushen e ekonomise dhe amerika eshte ne rrugen embare per tu bere great again, marrsh nga ditet tona e zeusi i njerezimit
Muco hall te madh paske kaluar me forcat e erreta, por sikur ta kishe kursyer ate frazen ne fund,mbase do ishte me mire . Kujdes karrieren Muco
Hanha ha, Muci eshte ne delir nga steroided,
Trampi eshte debil megaloman autoreferencial, që mendon se kush eshte i pasur, eshte edhe i zgjuar. Injorant nga gjeopolitika, gjeografia, ekonomia, diplomacia,edukata, kultura.Europiani i mesem eshte me i zgjuar se ky me ata debilat servilē qē e rrethojnē.
Muc debili, USA 350 milion banore, UE 500 milion banore, kush eshte tregu qe konsumon me teper, natyrisht ai prej 500 milion banoresh!
Te marre nga ditet e tua, jepja te gjitha po deshe... . te tjeret vendosin vet per ditet e tyre.
Ja, të themi, Amerika nuk importon më makina se i prodhon vetë. Por edhe nuk do eksportojë më se edhe të tjerët do i vënë tarifa. Pra industria e makinave në Amerikë nuk do të ketë mundësi të rritet. Duke mos patur konkurrencë se tregun e ka të siguruar, nuk do këtë nxitje për ulje kostoje e rinovim. Makinat do mbeten në teknologji të vjetëruar dhe do kushtojë shumë.Një gjë e ngjashme do ndodhë edhe me produktet e tjera që do t’i nënshtrohen proteksionizmit.
Pergjigje e forte? Zgjebsat e Europes, o pika. Po car pergjigje? Ai po pergjigjet, Europa i ka taksat….. esht Amerika qe po i ngre tarifat
Këto gjëra i di vetëm Muçi turkoshaku me trapin me fytyrë si cjapi Saliut. Mustafa shërngo sumën se po të kapi emigracioni do të dërgoj në Afganistan me këtë emër
Trumpi psikopat thot i cmenduri. Po Amerika ka zero tarifa o loqe, Europa ka pafund. Pra ne lufte tarifash fiton Amerika se fillon nga zero more injorant kalibri.
Me BE, bilanci tregetar i Amerikes eshte me nje dificit te theksuar me qindra milion euro, beni vete esapin kush del me humbje.
Me ben pershtypje , si ka mundesi qe Amerika me shume importon madhra nga vendet e tjera se sa ben eksport. Nje ekonomi nuk mund te jete e shendetshme me kete bilanc. Pra, jam i mendimit qe nderhyrje e saj ne politiken e vendeve te tjera, e ka kompensuar kete diference. Por, edhe forcen e politikes se jashtme Trampi kerkon qe ta zvogeloje (sigurisht kjo ne planin afatgjate dhe jo menjehere).Kjo jo gje e mire per Ameriken.
..... pyetje pse ne Amerike mbi 70% e makinave jane Europiane , Japoneze dhe jug Koreane .
dikush ti thote trumpit qe sasine e blere apo shitur te mallrave mes vendeve e vendos kerkesa jo deshirat ..... te vertetat e nje genjeshtari kronik per te cilin profesori i asaj kohe Kelley ne Wharton tha qe ka qene studenti me budalla i te gjitha koherave Mjere ai vend ne dyar te cfare niveli administrate ka perfunduar ... https://www.phillymag.com/news/2019/09/14/donald-trump-at-wharton-university-of-pennsylvania/