Biden qetëson Finlandën dhe Suedinë: Nëse ju sulmon Rusia ne do të jemi me ju

18 Maj 2022, 19:25Bota TEMA

Biden qetëson Finlandën dhe Suedinë: Nëse ju sulmon Rusia ne

Pas paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në NATO nga Finlanda dhe Suedia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zotuar që do të jenë pranë dy shteteve në rast agresioni nga një shtet i tretë.

Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bashkëpunojnë ngushtë me Finlandën dhe Suedinë në rast të një agresioni të jashtëm, që do ta kërcënonte sigurinë kombëtarë të tyre, përderisa aplikacionet e tyre janë nën shqyrtim, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se anëtarësimi i dy shteteve në NATO, “do ta fuqizonte edhe më tej bashkëpunimin tonë për mbrojtje” dhe do t’i sillte beneficione tërë Aleancës.

SHBA-ja është shteti i fundit që ofron mbështetje për dy vendet në rast agresioni. Edhe disa shtete të tjera kanë dhënë garanci të ngjashme për Suedinë dhe Finlandën.

Në javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuara u pajtua për një pakt me dy shtetet nordike, përpara vendimit për të aplikuar për anëtarësim në NATO, një vendim që është marrë në kohën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. 

2 Komente

  1. O
    Oh sa kom qesh

    Biden Pampersi keshtu qetesoj edhe Ukrainen qe eshte kthyer ne germadhe, mijera te vrare, me 7 milion emigrande, shkaterim te ekonomise dhe shkeputje te medha republikash qe kane marre pamvaresine dhe i jane bashkuar Rusise. Kjo eshte me prove.......

    Përgjigjjuni
    1. L
      Laku

      Ky eshte bere gazi i botes.Vetem koke kuqi USA i beson budallalleqet e ketj kllouni qe e vune me zorr te majtet dhe tani i japin nje cope leter te lexoje dhe e mbyllin ne shtepi.Turp ku eshte katandisur Amerika.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje