Borrell: BE-së po i mbarojnë rezervat e armëve

5 Shtator 2022, 15:02Bota TEMA

Borrell: BE-së po i mbarojnë rezervat e armëve

BE-së po i mbarojnë rezervat e armëve pasi vendet anëtare vazhdojnë të dërgojnë armë dhe municione në Ukrainë,  ka paralajmëruar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell teksa u kërkoi vendeve anëtare të koordinojnë më mirë shpenzimet e tyre për pajisjet ushtarake gjatë një debati me ligjvënësit europianë.

“Stoqet ushtarake të shumicës së shteteve anëtare kanë qenë  të varfëruara sepse ne u kemi ofruar shumë kapacitete ukrainasve. Duhet të rimbushet. Mënyra më e mirë është ta bëni këtë së bashku. Do të jetë më e pak e kushtueshme

Nëse vendet e BE-së vazhdojnë të zgjerojnë aftësitë e tyre ushtarake në të njëjtën mënyrë, “rezultati do të jetë një humbje e madhe parash,” tha ai.

Borrell pranoi se BE-ja duhet të kishte filluar të trajnojë forcat e armatosura të Ukrainës një vit më parë, disa muaj përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj, pasi disa vende anëtare kërkuan një operacion të tillë.

“Nëse BE-ja do të përgjigjej në kohë, “do të ishim në një situatë më të mirë”, tha ai, duke shtuar: Fatkeqësisht nuk e bëmë, dhe sot jemi penduar. Na vjen keq që gushtin e kaluar nuk e përmbushëm këtë kërkesë.

 

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    vzhdo prodhimin e armëve dhe lëri "gjeneralizmat" pas lufte!! jo po ta kishim bërë kështu a ashtu!! budallenjt kërkojnë fajtorin,të mënçurit zgjidhin problemet! punën e armëve e patët dhe me libinë!10 ditë e patët takatin dhe o burra"amerikë ku je"! nuk zut mënd atëherë dhe nuk keni për të zënë më vonë!! putini ka provokuar që nga '08ta dhe ju!?bla,bla tërë kohën,bile filluan disa shtete të kërkonin heqjen e ushtrive,se nuk ju duheshin!! sot nuk ke besim të jesh në të njëjtën aleancë(turqia e erdoqënit) dhe jo më me rus e kinezë të drejtuar nga diktatorë të pastër!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje