Autoritetet britanike kanë njoftuar ndalimin e grupit të parë të emigrantëve të paligjshëm, në kuadër të planit pilot që synon kthimin e atyre që kalojnë Kanalin Anglez me anije të vogla.
Sipas marrëveshjes së re, të shpallur muajin e kaluar nga Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti francez Emmanuel Macron, Mbretëria e Bashkuar ka nisur kthimin e migrantëve të kapur duke kaluar ilegalisht Kanalin.
Emigrantët u ndaluan të mërkurën, ditën kur programi hyri në fuqi, dhe do të mbahen në qendrat e largimit të imigracionit deri në kthimin e tyre në Francë, njoftoi Ministria e Brendshme këtë të enjte.
“Kjo dërgon një mesazh të qartë për çdo emigrant që po planifikon të paguajë bandat kriminale dhe të rrezikojë jetën në një varkë të vogël për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar,” tha Sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper, në një deklaratë.
Autoritetet kufitare theksuan se ky veprim synon të pengojë trafikun e paligjshëm dhe të frenojë migrantët nga kalimi ilegal i Kanalit me ndihmën e rrjeteve kriminale.
Megjithatë, kritikët vënë në dukje se numri i migrantëve të kthyer është ende i vogël, dhe se boshllëqet ligjore mund të lejojnë hyrje dhe qëndrim ilegal përmes kërkesave për azil bazuar në të drejtat e njeriut.
Presidenti Macron deklaroi se marrëveshja ka për qëllim efektin pengues dhe shprehu besimin se do të jetë e suksesshme, duke e konsideruar një interes të përbashkët mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Diskutimet mbi ndalimin e migracionit të paligjshëm përmes Kanalit datojnë që nga fillimi i viteve 2000, kur përpjekjet ishin të fokusuara në parandalimin e hyrjes përmes Tunelit të Kanalit me automjete. Kohët e fundit, trafikanët kanë ndryshuar drejtimin drejt kalimeve detare.
Mbi 21,000 migrantë kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit, një rritje prej 56% krahasuar me vitin e kaluar, sipas mediave britanike. Çështja e kalimeve ilegale përmes Kanalit Anglez po bëhet gjithnjë e më shumë një temë e nxehtë dhe sfiduese në debatin politik të vendit.
Uaaaa varka plot e perplot!!! Erdhen prape shqiptaret!? Sikur Rama that qe ja u ka mbledhur, te mos ikin me ne Britani. Shikoji, shikoji shqiptare zeshkan. Ore po duken si shume zeshkane or ti, me shume se c'duhet! Ku eshte Nigel Suma, tha nje reporter? A ka sy te shikoje se cfare race i perkasin keta emigrante, bashke me reporteret e 'The Daily Mail'? Tha nje i ri qe po veshtronte barken aty prane dhe po e filmonte. Po or po, kane ardhe nga Shqiperia. Na pushtuan shqiptaret. Ore, tha njeri aty prane: Ku bie Shqiperia? Ne veri te Bangladeshit i tha reporteri i 'The Daily Mail'. Jo or tutkun i tha reporteri i gazetes 'The Times', ata jane pertej Italise, Shqiperia po merr emigrante afrikane dhe arab nga Italia, dhe ne na dergon ca shqiptare si dhurate. Shqiperia eshte vetem 28,000 km katror. Nuk ka shume vellim te mbaje me shume se 2.5 milion njerez, se mund te mbytet barka ne Adriatik dhe na i dergon ne mbivolumet. Por, ne fakt duket qarte qe ata ne barke jane shqiptare! Ore ti marrim e ti kthejme ne Shqiperi. Do te takohem me Ramen, that KM Starmer. Duhet t'ia kthejme, pa tjeter Shqiperise, tha ai me vendosmeri, ne mbledhjen e kabinetit:" duhet te nisem urgjent per ne Shqiperi, qe ti fluturojme keta mbrapsht. Pasi i tregoj filmin KM shqiptar Edi Rama, ky i fundit u pergjigj:'Cfare flet orre Strumer, me fal Sumer. Ata nuk flasin shqip ore ti! Nuk i marrim, JO JO. Duhet te bejme analizat gjenetike. Te provojme qe jane shqiptare, pastaj i fusimn ne Gjader dhe i nisim ne Bangladesh, ose i mbajme ketu te punojne si guzhinjer. Kemi shume turiste qe po vizitojne Shqiperine, 12 miliomn ore ti i Britanise. Si, si? - tha Sumeri. Kur u bete ju te merrni 12 milion turiste. Ju sikur thate qe skeni shume volum. Me sa duket fizikantet kane ikur nga Fakulteti i Shkencave te Natyres per ne Britani dhe s'ka kush i mat volumet me. Ju lutem z. Sumer na dergoni ca fizikante, qofte edhe per dy jave. Na i jepni falas, po deshet! ju lutem shume. Shkembimin e paundit. do 'ia u bejme me hater, 1.5 X lekun shqiptar. Besoj se jemi ne rregul, apo jo? Po, po i tha Sumer. Mire u degjofshim neser! Nje sekonde tha Rama. Po keta emigrante duken si kusherinj te asaj ore qe ishte Ministresha e Puneve te Jashtme te Indise, me fal te Britanise. Aha tha Sumeri, ajo burreresha trime (Braverman). Rama tha po, po ajo si e kishte emrin Su... Su... Sum.. Oh Suella, Suella. Tingellon si emer shqiptar. Miupafshim. Shenim: Shqiperia ka pushtuar Britanine qe nga virin 1990 dhe e ka kthyer ne nje koloni te Shqiperise. Populli britanik po vuan nga punet e renda qe kolonizatoret shqitare ju kane dhene mbledhesve te karroqeve te misrit dhe korresve te barit. Kur do vije ajo dite qe ne te clirohemi nga shqiptaret. S'kemi c'te bejme, duhet te mbledhim kosat dhe shkopinjte dhe te ngrihemi ne lufte per liri. Levizja JO Shqiptareve e drejtuar nga Suella burrnesha trime, qe ka dale neper ferra dhe shkurre duke mbledhur firma me gur te ngjyrosur, qe te kerkoje clirimin e popullit britanik nga zgjedha shqiptare. Ore, po cu bene ata vellezerit tane pertej oqeanit. Na kane lene vetem. Mesa duket edhe ata jane pushtuar nga shqiptaret. Zi e me zi po shkon kjo pune.