Britaniku i zënë rob nga rusët është në pritje të ekzekutimit

23 Qershor 2022, 10:54Bota TEMA

Britaniku i zënë rob nga rusët është në pritje

Shtetasi britanik Aidan Aslin, i cili mbështeti ushtrinë ukrainase në luftime, informoi të afërmit e tij se ai ishte në pritje të një ekzekutimi.

Lajmin e bëri të ditur faqja e internetit “NEXTA”.

Në fillim të qershorit, tre shtetasit e huaj – dy nga Britania e Madhe (Aiden Aslin dhe Shaun Pinner) dhe një nga Maroku (Ibrahim Saadoun) – u dënuan me vdekje.

Kjo, për luftime në anën e Ukrainës nga një “gjykatë” në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk-ut.

“Gjykata” i shpalli ata fajtorë se luftuan si mercenarë në anën e Ukrainës.

Të dënuarit – siç thuhet në “vendim” – duhej të “kryenin veprime që synonin marrjen e pushtetit dhe rrëzimin e rendit kushtetues të DPR-së”.

Britanikët u kapën në Mariupol dhe shtetasi maroken u dorëzua gjatë luftimeve në qytetin e vogël midis Mariupol-it dhe Donetsk-ut.

Brenda 24 orëve përpara shpalljes së vendimit, agjencia e lajmeve ruse Ria Novosti u shpreh se Pinner dhe Saadoun u deklaruan fajtorë.

Kjo, për aktet e supozuara që synonin përmbysjen e pushtetit në DPR.

Aslin u deklarua fajtor për akuzat në lidhje me përdorimin e armëve dhe eksplozivëve.

2 Komente

  1. E
    E drejta

    S'prish pune Do vej te takoj ata qe ka ekzekutuar vete per vite me radhe ne krah te fashisteve.

    1. a
      anti25642654censurë

      jo do shkoj të takojë piçkën e satëme!! të qifsha robt,ai që shkon në luftë e bën llogari që do të vdesë!e nuk ka rëndësi se si!! ti do cofësh si ndyrësirë ruse!!

    Lini një Përgjigje