Draghi apo Merkel: Kush do të negociojë me Vladimir Putin?

20 Maj 2026, 18:58Bota TEMA

Draghi apo Merkel: Kush do të negociojë me Vladimir Putin?

Qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë mundësinë që ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi, ose ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, të përfaqësojnë BE-në në negociatat e mundshme me presidentin rus Vladimir Putin për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, raportoi sot gazeta britanike Financial Times.

Administrata amerikane, aktualisht e preokupuar me luftën e saj në Lindjen e Mesme, i ka informuar homologët e saj evropianë se nuk është kundër bisedës së Evropës me Putinin, krahas bisedimeve të paqes të udhëhequra nga SHBA-të, i thanë gazetës britanike burime të informuara mirë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të dielën se Moska mund të vazhdojë dialogun me Evropën, por kritikoi Kaja Kallas, përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, duke thënë se ajo nuk do të ishte e përshtatshme për negociata të ardhshme me Moskën.

“Nuk do të ishte në interesin e Kaja Kallas të luante rolin e negociatores. Nuk do të ishte e lehtë për të. Nëse e mbani mend, Putin tha se mund të ishte kushdo që nuk thotë shumë gjëra të këqija” për Rusinë, tha Peskov.

Kujtojmë se një javë më parë nga Rusia u propozua një tjetër ish-kancelar gjerman, Gerhard Shrëder, si negociator për BE-në, por ky i fundit, i parë me skepticizëm si njeri që ka punuar ngushtësisht me Putinin në vitet e tij post-kancelar, u hodh menjëherë poshtë nga Bashkimi Europian si negociator.

6 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Te dy bashke do te ishte me mire.

    Përgjigjjuni
    1. ¤

      Lufta Rusi-Gjermani ēshtē çēshtje kohe, pasi Gjermania ka shkelur premtimet e saja mashtruese para rrēzimit tē murit tē Berlinit, sot BE ēshtē nē dijeni tē nxitjes sē tyre nē konfliktin Mosk dhe Kiev.Sot SHBA dhe Kina jan tē pafuqishēm tē evitojn njē pērplasje ushtarake tē kētyre armiqēve tē pērhershēm.Pas shenjave tē para me sanksione dhe ndērprerje bashkpunimi, tani jemi nē njē fazē tē re dhe mē tē rrezikshme.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Spiuna te putit jane te dy. Zelenski vetem e ben ate pune!

        Përgjigjjuni
        1. 2
          2

          Muti dhe shurra.

          Përgjigjjuni
          1. g
            ganiu

            Idiot

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tarrasi

            Une them te çojm dyshen te shoqates LGB; Cenosumen dhe Gani Artan debilin!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje