Rutte: Pretendimet ruse ndaj vendeve baltike se po ndihmojnë Ukrainën të lëshojën drone janë qesharake

20 Maj 2026, 16:35Bota TEMA
Rutte: Pretendimet ruse ndaj vendeve baltike se po ndihmojnë Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, i ka cilësuar si “krejtësisht qesharake” pretendimet e Rusisë se Letonia dhe vendet baltike po përgatiten t’i japin Ukrainës mundësinë për të sulmuar territorin rus me dronë.

Rutte tha se Moska është e vetëdijshme se këto akuza nuk qëndrojnë.

“Pretendimi rus është krejtësisht qesharak dhe Rusia e di këtë,” deklaroi ai.

Deklarata vjen pasi Rusia ka përshkallëzuar retorikën dhe kërcënimet ndaj Letonisë dhe vendeve të tjera baltike. Autoritetet letoneze dhe ukrainase i kanë mohuar vazhdimisht akuzat, duke i cilësuar ato si “gënjeshtra”.

Ai komentoi edhe kritikat e presidentit amerikan Donald Trump ndaj NATO-s dhe tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa, duke e cilësuar këtë si një shtysë që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.

“Evropa nuk mund të mbetet pafundësisht e varur nga SHBA për mbrojtjen kundër Rusisë. Kjo nuk është e qëndrueshme afatgjatë,” u shpreh ai.

Rutte foli edhe për idenë e tij që vendet evropiane të NATO-s të kontribuojnë me 0.25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbështetjen e Ukrainës. Ai pranoi se ka kundërshtime ndaj këtij propozimi, por theksoi se synimi është garantimi i vazhdimësisë së ndihmës për Kievin.

Sipas tij, Ukraina nuk mund të mbijetojë pa mbështetjen ushtarake amerikane dhe pa furnizimet me sisteme kundërajrore dhe interceptorë raketorë.

“Ukraina nuk mund të mbijetojë pa këtë fluks vendimtar të pajisjeve amerikane,” tha Rutte.

1 Komente

  1. K
    Ka pranu milionat nga taksat e popullit shqiptar

    14 milion euro mori Rute nga taksat e shqiptareve. 1,5 milion kerkoj kompania holandeze Royal Haskoning per fisibilitetin e porto romanos. Rama i dhe 14 milion euro per t,ja kaluar Rutes. Gazetari amerikan pyeti Ruten , dhe ky nuk ju pergjigj. Nderkohe fisibiliteti i projektit me te madh nenujor Spanje - Marok, investim 7 miliard euro , fisibiliteti ka kushtuar 1,7 milion usd.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje