Duma ruse miraton ligjin që ndalon propagandën LGBT

24 Nëntor 2022, 21:40Bota TEMA

Duma ruse miraton ligjin që ndalon propagandën LGBT

Duma ruse miratoi sot leximin e tretë të ligjit për ndalimin e propagandës së marrëdhënieve seksuale mes të njëjtës gjini, pedofilisë dhe informacioneve që mund të bëjnë dikë të kërkojë një operacion për ndryshim seksi.

Ligji ndalon propagandën LGBT në media, në internet, si dhe në reklama, libra dhe filma, raportoi TASS.

Gjithashtu, ligji ndalon të gjitha ftesat për ndryshim gjinie tek të miturit në internet, në media, libra, shërbime audiovizive, filma dhe reklama.

Gjobat për propagandën LGBT që përfshin shpërndarjen e informacionit ose veprimet publike, si dhe propagandën e ndryshimit të gjinisë do të arrijnë deri në 100.000 rubla (rreth 1.650 dollarë) për banorët, deri në 200.000 rubla (rreth 3.300 dollarë) për zyrtarët dhe deri në një milion rubla (rreth 16.500 dollarë) për persona juridikë.

Dënimi maksimal për një propagandë të tillë në internet ose në media do të jetë deri në pesë milionë rubla (rreth 82.600 dollarë).

3 Komente

  1. T
    Te tille jini sa here qe hapni gojen

    Une jam kategorikisht kunder me nje varg idjotesish te ruseve , por ne kete rast nuk me duket se kane vepruar keq . LGBT jane kunder ligjeve te natyres dhe kunder jetes se njeresve mbi toke . Per me teper , qe kerkojne me insistim t`i imponohen dhunshem njerezimit me paradat e tyre te krenarise !

    1. f
      fukaraji

      Eshte e drejta e Rusise te beje cfare eshte mire per popullin e saj. Bravo.

      1. J
        Janullatos arxidoglyftis

        Nje Brravo e madhe per kete !

        Lini një Përgjigje