U takuan në Emiratet e Bashkuara, zbardhet diskutimi mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë

24 Nëntor 2022, 15:35Bota TEMA

U takuan në Emiratet e Bashkuara, zbardhet diskutimi mes

Përfaqësuesit nga Rusia dhe Ukraina janë takuar në Emiratet e Bashkuara Arabe javën e kaluar për të diskutuar shkëmbimin e të burgosurve të luftës, sipas një raporti të Reuters, shkruan The Guardian.

Sipas burimeve, bisedimet u ndërmjetësuan nga shtetet arabe të Gjirit dhe nuk përfshinin Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pavarësisht rolit  të OKB-së në eksportimin e produkteve bujqësore nga tre porte ukrainase të Detit të Zi.

Megjithatë, bisedimet synojnë të heqin pengesat e mbetura në marrëveshjen e grurit dhe të lehtësojnë mungesat globale të ushqimit duke zhbllokuar eksportet ukrainase dhe ruse, shtuan ata.

Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas udhëtuan në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dhabi më 17 nëntor, ku diskutuan rifillimin e eksporteve të  amoniakut në këmbim të një shkëmbimi të të burgosurve që do të lironte një numër të madh të burgosurish ukrainas dhe rusë.

Lini një Përgjigje