VIDEO: Ukraina në errësirë pas goditjeve ruse, kirurgët përdorin elektrik gjatë operacionit

24 Nëntor 2022, 13:05Bota TEMA

VIDEO: Ukraina në errësirë pas goditjeve ruse, kirurgët

Ushtria ruse vazhdon të sulmojë rrjetin energjetik të Ukrainës, duke lënë në errësirë miliona banorë. Ajo që ka vështirësuar edhe më shumë jetesën është mungesa jo vetëm e energjisë por edhe e ujit të pijshëm.

Për shkak të sulmeve të djeshme, një pjesë e madhe e infrastrukturës energjetike është dëmtuar, duke detyruar mjekët të kryenin një ndërhyrje kirurgjikale duke përdorur elektrik dore për ndriçim gjatë operacionit.

Një video e postuar në rrjete sociale është bërë virale, ku mjekët shihen duke operuar një pacient që kishte probleme në zemër.

Për fat të mirë spitali ishte i pajisur me gjenerator, por ato nuk mbulonin edhe pjesën e ndriçimit, kështu stafi u detyrua të përdorë elektrik për ndriçim.

Sipas mediave ukrainase, operacioni ka përfunduar me sukses.

 

3 Komente

  1. e
    ela

    Me kujton vitin 1992, kur duhet te lindja vajzen. Athere, mungonin edhe lekoplastet per te mbajtur te fiksuar agen e serumit ne krah. Dikush, kish lindur me elektrik dore. Dhe e tregonte gjithe pezm. Nightmare!

    1. R
      Rona

      Barbaret ruse jane shpëtimtaret e Evropës dhe njerëzimit???????

      1. z
        zhvejku

        Jo e ke gabim! Shpetimtari i europes dhe njerzimit eshte sionisti i ukraines zelinski.

      Lini një Përgjigje