Kremlini: Ukraina mund t’i japë fund vuajtjeve duke përmbushur kërkesat e palës ruse

24 Nëntor 2022, 13:41Bota TEMA

Kremlini: Ukraina mund t’i japë fund vuajtjeve duke përmbushur

Kremlini deklaroi se Kievi mun t’i japë fund vuajtjeve të luftës vetëm nëse plotëson kërkesat e Rusisë për të zgjidhur konfliktin.

Zëdhënësi Dmitry Peskov u pyet se si mund të pajtohen vuajtjet e civilëve të Ukrainës me vërejtjet e Vladimir Putin se ai nuk dëshiron të shkatërrojë Ukrainën apo popullin e saj.

“Udhëheqja e Ukrainës ka çdo mundësi për ta rikthyer situatën në normalitet, ka çdo mundësi për të zgjidhur situatën në mënyrë të tillë që të përmbushë kërkesat e palës ruse dhe, në përputhje me rrethanat, t’i japë fund të gjitha vuajtjeve të mundshme në mesin e popullatës”, u përgjigj ai.

Në muajin mars, Moska i lëshoi ​​Ukrainës listën e mëposhtme të kërkesave për të ndaluar pushtimin:

-Se Ukraina pushon aksionin ushtarak;

-Se Ukraina ndryshon kushtetutën e saj në mënyrë që të mos hyjë në asnjë bllok, si NATO ose BE;

-Se Ukraina e njeh Krimenë si territor rus dhe Luhansk dhe Donetsk si shtete të pavarura.

Sky News shkruan se Ukraina ka shumë pak gjasa t’i përmbushë këto kërkesa, ndërsa aleatët perëndimorë kanë deklaruar  vazhdimisht se Kievi nuk duhet të përkulet para Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

2 Komente

  1. G
    Genti

    Nuk ka rrugë tjetër ose neutralitet dhe një qeveri me profil prorus ose shkatërrim total. Zelenski po mbron në kurriz të popullit të Ukraines interesat e petëndimit duke humbur një pjesë të territorit dhe duke pësuar shkatërrim dhe vuajtje.

    1. g
      ganiu

      Robt Genti. Falas e bën mbrojtjen e Putanës, apo të mban me pare majkën?

    Lini një Përgjigje