VIDEO/ Mbreti u lut për shi: Përmbytje të rënda në Arabinë Saudite!

24 Nëntor 2022, 16:40Bota TEMA

VIDEO/ Mbreti u lut për shi: Përmbytje të rënda në

Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud kishte kërkuar së fundmi që qytetarët e tij të luteshin për reshje pas disa periudhave të thata, por duket se ata mund të jenë lutur më shumë se ç’duhet pasi shirat dhe erërat e forta sollën disa përmbytje të rënda në disa zona të mbretërisë.

Prej mungesës së reshjeve muajt e fundit mbreti i kërkoi qytetarëve që t’i luten Zotit të madh për falje dhe pendesë.

Ai u kërkoi atyre të bëjnë akte të mira dhe të japin bamirësi dhe rreth 24 orë më vonë qielli duket se “u hap” për të derdhur reshje në masë dramatike.

Video të shpërndara në rrjetet sociale tregonin valë të gjera uji që merrnin përpara makina në rrugët lokale të qyteteve Jeddah, Rabigh e Khulais, në perëndim të vendit, si rezultat i të cilave u mbyllën disa shkolla e universitete. Nuk u raportua per viktima.

Grupet e mbrojtjes civile thonin se qytetarët duhet të bëjnë kujdes në zonat e përmbytura, ndërsa rruga kryesore drejt tempullit te Mekës ishte mbyllur.

Vetëm pak para stuhive u njoftua se “shira të lehtë e të fortë priten, bashkë me erëra të fuqishme”.

Çuditërisht vendi përsëri parashikon temperatura sezonale prej 27C dhe shirat u zhduken po aq shpejt sa kishin ardhur.

Nesër (e premte 25 nëntor) priten temperatura prej 29C, me vetëm 1% shanse për shi, sipas BBC.

2 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    Corapekuqi ( gyzeleve): U luta allahit se bashku me baba Rrahi-mondit per portin e Durrcit dhe allahi na degjoi: keshtu do te mbiteni edhe ju(foto)hahahaha..... gezuar ramazonin

    1. S
      Sali Ram Berisha

      O idjot i lindur dhe i pa shprese shpetimi! Po ke gjo per t'thane thuje si njeri e jo si lehje konje. Na ke çare trapin me kto lehjet neper gazeta kur bon si i qut.

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema