E gjashta për këtë muaj, zbardhet telefonata mes Trump dhe Putin! Në fokus të bisedës situata në Lindjen e Mesme

3 Korrik 2025, 19:18Bota TEMA
E gjashta për këtë muaj, zbardhet telefonata mes Trump dhe Putin!

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan këtë të enjten një bisedë telefonike, të gjashtën në muajt e fundit, ku diskutuan për situatën në Lindjen e Mesme, me fokus të veçantë tek Irani, si edhe për konfliktin në Ukrainë.

Sipas burimeve nga Kremlini, telefonata zgjati rreth një orë. Putin theksoi rëndësinë që çështja e Iranit të zgjidhet vetëm përmes mjeteve diplomatike. Nga ana e tij, Trump nënvizoi sërish nevojën për ndaljen e konfliktit në Ukrainë.

Presidenti rus deklaroi se Moska vazhdon të kërkojë një zgjidhje përmes negociatave për Ukrainën dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar bisedimet.

Ai sipas mediave te huaja, shtoi se Rusia do të vazhdojë të ndjekë qëllimet e saj në rajon dhe nuk do të tërhiqet nga synimet strategjike, duke përmendur “eliminimin e shkaqeve thelbësore të konfliktit”.

Nuk është përmendur ndonjë plan konkret për një takim të afërt mes dy liderëve, por sipas Kremlinit, kontaktet telefonike do të vazhdojnë.

Gjithashtu, nuk u diskutua gjatë kësaj telefonate çështja e ndalimit të dërgesave të caktuara të armëve amerikane drejt Ukrainës.

Në fund të bisedës, presidenti Putin e uroi Trump me rastin e Ditës së Pavarësisë më 4 korrik dhe theksoi kontributin historik të Rusisë në formimin e shtetit amerikan.

2 Komente

  1. K
    Kapterri

    Keta jane shoke te ngushte,shkojne shume mire.Lufta vazhdon

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trimi

      Po ca prisni ti dal trapi putanes kundra!Per trapin zelenski e ka fajin qe i nderpreu rrugen putanes qe te pushtonte tere ukrahinen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje