Rrjeti i trafikut seksual të Jeffrey Epstein shtrihej deri në brigjet jugore të Afrikës, duke përfshirë edhe Cape Town, sipas dëshmisë së një gruaje që pretendon se u rekrutua prej tij në fillim të viteve 2000.
Juliette Bryant, sot 43 vjeç, thotë se ishte vetëm 20 vjeçe, studente e vitit të parë dhe modele aspirante, kur u njoh me Epstein në vitin 2002. Ajo rrëfen se nuk i kishte treguar askujt për përvojën e saj deri pas vdekjes së tij në vitin 2019.
“Ishte sikur isha e lidhur me pranga të padukshme,” shprehet Bryant, duke përshkruar atë që e quan varësi psikologjike dhe frikë të vazhdueshme.
Ajo thotë se familja e saj po përballej me vështirësi financiare dhe oferta për udhëtime dhe mundësi jashtë vendit iu duk si realizim i ëndrrave.
Sipas saj vetëm tre javë pas takimit të parë me Epstein në një restorant në Cape Town, u nis për në New York City, në udhëtimin e saj të parë jashtë Afrikës së Jugut. Sipas saj, në të njëjtin takim në Cape Town ndodheshin edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, i cili ishte në një vizitë zyrtare për ndërgjegjësim mbi AIDS-in, si dhe aktorët Kevin Spacey dhe Chris Tucker.
Bryant pretendon se pak orë pas mbërritjes në New York, iu tha se do të udhëtonte drejt Karaibeve. Një shofer e dërgoi në pistën e aeroportit Teterboro, ku hipi në një avion privat. Ajo thotë se në bord ndodheshin Epstein dhe dy gra që, sipas saj, e kishin rekrutuar fillimisht në Cape Town, me destinacion ishullin privat të tij.
Sipas dëshmisë së saj, gjatë fluturimit Epstein e ka prekur në mënyrë të detyruar. “Ishte një situatë shumë konfuze për një të re. Kur avioni u ngrit, ai filloi të më prekte me forcë dhe unë u tmerrova,” rrëfen ajo, duke shtuar se ndjeu frikë për jetën e saj.
Bryant pretendon se nuk u trafikua tek burra të tjerë, por u abuzua seksualisht në mënyrë të përsëritur nga Epstein. Ajo thotë se kalonte pjesën më të madhe të kohës e vetme në ishull, ndërsa ai merrej me punë dhe takime.
Rasti i saj, sipas dokumenteve të publikuara në dosjet hetimore të njohura si “Epstein files”, sugjeron se udhëtime të grave të reja nga Cape Town drejt Londrës, Atlantës dhe New York-ut vijuan deri në fund të vitit 2018. Autoritetet amerikane e arrestuan Epstein në vitin 2019, ndërsa ai u gjet i vdekur në qelinë e tij në pritje të gjykimit.
do me then ,se Epstein..ishte ka i "Uritur" sa mezi kishte Pritur qe kjo te hipte ne Avjon??Dhe Filloj ta Prekte?? Po Epstein sikur kishte edhe dy Gra ne Avjon?Apo Jo?.. Ka shume Paqertesi ne Marredhenjet e Epstein me Vajzat??Kjo vete thote se "ai e kishe vetem per veten e tije"...sepse nuk e Trafikoj me te tjeret::: Po kjo deklaron:Se kishte nevoj per Para se Familja ishte ne Veshtiresi Ekonomike...dhe akoma nje Pyetje per "Deshmitaren e vuajtjeve":A e dinte se c´pune do te bente???????????????
Popullore ne i themi qe po nuk luajti bishtin Bucja nuk i shkone asnje qene nga pase.
Ua të vuajturat e shekullit,u nis për prostitut të ndihmonte familjen,ça priste zonjusha?Prostituat dihet si trajtohen,duke ngrën m..t për para
Po veten a e pyet ky zogu i vogel se per cfar u nis nga Cape Town drejt Amerikes per “pune shkencore” sigurisht, per cfare vlerash te vecanta pervec “zogut” kishte kjo per tu trajtuar me gjithe ate salltanet… veturat qe te presin avjonet private…si dhe ne fund thote qe jo nuk eshte se me shkepen te gjithe, por vetem ai Epstain… ok mbase ketu e paska dhjere ky, pasi pritshmerite e kesaja ishin ndryshe…