Zelensky ndan bisedën telefonike me Witkoff dhe Kushner: Presim takime produktive!

15 Shkurt 2026, 08:40Bota TEMA
Zelensky ndan bisedën telefonike me Witkoff dhe Kushner: Presim takime

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner.

Kjo bisedë telefonike mes tyre, vjen para se të mbahet raundi i radhës i negociatave midis Moskës, Kievit dhe Uashingtonit. Ky takim është planifikuar për javën e ardhshme në Gjenevë.

“Pata një bisedë me të dërguarit e Presidentit Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, përpara bisedimeve trepalëshe në Gjenevë. Presim takime vërtet produktive”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

1 Komente

  1. ;
    ;

    Sa here keni thene qe " patem nje takim produktiv" . Tani po thoni qe Presim takime produktive.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje