Gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Mynihut, Volodymyr Zelensky theksoi se shpreson që bisedimet e paqes të javës së ardhshme në Gjenevë të jenë serioze dhe thelbësore, por shprehu shqetësimin se Ukrainës po i kërkohet shumë shpesh të bëjë lëshime.
“Shpresojmë vërtet që takimet trepalëshe të javës së ardhshme të jenë serioze, thelbësore dhe të dobishme për të gjithë ne. Por, sinqerisht, ndonjëherë ndiejmë se palët po flasin për gjëra krejtësisht të ndryshme”, tha ai.
Ai shtoi se ndjen “pak” presion nga presidenti amerikan Donald Trump.
“Amerikanët shpesh i rikthehen çështjes së koncesioneve dhe shumë shpesh këto koncesione diskutohen vetëm në kontekstin e Ukrainës, jo të Rusisë”, u shpreh Zelensky.
Ukraina dhe Rusia kanë marrë pjesë në dy raundet e fundit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Uashingtoni në Abu Dhabi, të cilat u përshkruan nga palët si konstruktive, por pa ndonjë përparim të rëndësishëm.
Zelensky theksoi gjithashtu se Ukraina dhe Evropa kanë nevojë për “garanci të forta sigurie” dhe se ekzistojnë “marrëveshje të forta gati” për nënshkrim me SHBA-në dhe Evropën.
“Ne besojmë se marrëveshja për garancitë e sigurisë duhet t’i paraprijë çdo marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës”, tha ai.
“Këto garanci i përgjigjen pyetjes kryesore: që të mos ketë më luftë. Shpresojmë që Presidenti Trump do të na dëgjojë. Shpresojmë që Kongresi do të na dëgjojë.”
Në të njëjtën kohë, Zelensky i dërgoi një mesazh Donald Trump, duke deklaruar se do ta çonte vendin në zgjedhje nëse do të arrihej një armëpushim dy-mujor midis Ukrainës dhe Rusisë.
Presidenti ukrainas shtoi se, nëse presidenti amerikan dëshiron mbajtjen e zgjedhjeve, atëherë Kievi është i gatshëm të ndryshojë legjislacionin përkatës.
Po na qahet "trimi" Zelensky qe e hengri sa krahu i perther dysh me nxitjen e Evropit kurve konkretisht nga njeriu pa pigment Boris Johnson, Macron dhe ish karcelari down i Gjermanise Scholz. O kari kushtet i ve fituesi dhe jo ti humbes qe ke per detyre tte firmosesh cfare te vene perpara ne tavoline, kujdes pjesen tjeter te Ukraines se cfare ka ikur ka ikur nuk kthehet me.
Fitues leshi, rusia po shkatrrohet. Ka pushtuar ca teritore që kérkon ti njihen me marrëveshjd. Rusia nuk guxon të pérdor më tanket se ja godasin me Javelin. Ndërsa 200 km brenda teritorit, ngaqë bombardohet vazhdimisht, popullsia ka ikur. Kjo është "superfuqia" ushtarake, gjë e vjetër. Me katér vjet që humbet ushtarë, armë e industri nafte dhe nuk mbyll dot luftën.
Nuk eshte politikan i sukseshem, por nje komedian medioker. - - - - - - - Ka shitur dhe shet Ukrainen kujtdo, por jo Rusise qe ka pjese derrmuese popullsie ne territorin Ukrainas. - - - - - - Ky eshte patriot i vertete. - - - - - - - - - US hyn ne Venezuele e Iran si ne shtepi te vet, kerkon, Kanalin e Panamase, Kanadane, dhe Groenlanden pa patur asnje qytetar te vet ne to, por Kina nuk duhet te pretendoje Tajvanin me popullsi kineze, apo Rusia pjese te Ukraines me popullsi ruse. - - - - - - - - Ka ardhur koha qe Europa plake dhe US te trajtojne vendet e tjera me respekt. Perndryshe do e pesojne shume keq. - - - - - - - - - US dhe Europe duhet te ndalojne dhunen, demagogjine, dhe prepotencen ne bote.
Ore qenke koqe fare ti,ca thua ai vertet eshte komedian por ai po tregohet me larte se politikanet plera qe kishte ukraina me perpara,sa per rusine do ta shkosh mbas mbarimit te luftes,te gjithe ata ushtare ruse qe do kthehn gjalle do jene te traumatizuar te tere me pasoja do ngelen per gjithe jeten.Duro dhe ca dhe do ta shikosh
O Zoti Mero: Mos lejo te bjere gazeta ne nivele kaq te uleta duke botuar comente kaq idiote. Shiko komentin e pare. Ky i ziu eshte kaq injorant sa e quan veten “Pordhe”. Nga kjo, kuptohet permbajtja e komentit. Ti thuash “Llum dhe Plehre” ketij bastardi e ka pak. Prandaj Z.Mero te lutem ruaji dinjitetin Gazetes tuaj.