Rubio tur në Europën Lindore, synon thellimin e lidhjeve me liderët pro-Trump

15 Shkurt 2026, 09:20Bota TEMA
Rubio tur në Europën Lindore, synon thellimin e lidhjeve me

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, do të nisë të dielën një udhëtim dy-ditor në Sllovaki dhe Hungari, me synimin për të forcuar lidhjet me këto vende, udhëheqësit konservatorë të të cilave shpesh kanë qenë në kundërshtim me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, por kanë ruajtur marrëdhënie të ngrohta me Presidentin Donald Trump.

Departamenti i Shtetit njoftoi se Rubio do ta përdorë vizitën për të diskutuar bashkëpunimin energjetik dhe çështjet dypalëshe, përfshirë angazhimet në NATO.

Këto janë vende që bashkëpunojnë ngushtë me ne dhe është një mundësi e mirë për t’i vizituar,” tha Rubio para nisjes për në Evropë.

Të dielën, Rubio do të takohet në Bratislavë me kryeministrin sllovak Robert Fico, i cili muajin e kaluar vizitoi Trumpin në Florida. Vizita vjen pas pjesëmarrjes së Rubio-s në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Të hënën, Rubio pritet të takohet me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili përballet me sfida të mëdha përpara zgjedhjeve të prillit. Rubio theksoi se vizita është dypalëshe, por shtoi se Presidenti Trump e mbështet Orbanin. Orban, një nga aleatët më të afërt të Trump në Evropë, shihet nga qarqe konservatore amerikane si model për politikat e tij mbi imigracionin dhe mbështetjen për familjen.

Si Fico ashtu edhe Orban kanë pasur përplasje me institucionet e Bashkimit Evropian për çështje të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të dy kanë ruajtur lidhje me Moskën, duke kritikuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe duke kundërshtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën. Ndryshe nga shumë vende të BE-së që kanë diversifikuar furnizimet energjetike, Sllovakia dhe Hungaria vazhdojnë të blejnë gaz dhe naftë ruse, gjë që është kritikuar nga SHBA.

Të dy vendet kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes në nivelin minimal të NATO-s prej 2% të PBB-së, por kanë refuzuar të shkojnë më tej, pavarësisht kërkesave të Trump për 5%. Sllovakia ka nënshkruar muajin e kaluar një marrëveshje për bashkëpunim bërthamor me SHBA-në, ndërsa kryeministri Fico ka deklaruar se kompania amerikane Westinghouse ka gjasa të ndërtojë një central të ri bërthamor.

Ai gjithashtu ka shprehur gatishmëri për të përfshirë kompani të tjera ndërkombëtare në projekt.

2 Komente

  1. V
    Vanilla ICE

    Rubio nuk eshte as amerikan ! Mos ka ardhur koha te deportojne edhe ate ne Meksike ?

    Përgjigjjuni
    1. a
      antipatrea

      Pas këtyre hajde tako edhe këta tanët , të Kosovës , të Malit të Zi , Maqedonisë ... deri te fshati i fundit në Europë! Kuptohet se në çfarë rafti po psonis Amerika e MAGA-s ... Për Angli , Francë , Itali , Gjermani Spanjë etj. as që bëhet fjalë ... Kur ja dhjeu edhe Micotaqi me Qipron ??? Më e vogël se kaq as ka qenë dhe as do të jetë ndonjëherë mbas këtij portokalliut USA ...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje