E rëndë në Gjermani, nxënësi qëllon me thikë 4 bashkëmoshatarë

22 Shkurt 2024, 13:49Bota TEMA
E rëndë në Gjermani, nxënësi qëllon me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë e një sulmi me thikë 4 nxënës kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në një shkollë të mesme, ku nxënësi sulmoi bashkëmoshatarët e tij.

Sulmuesi, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, është arrestuar dhe po zhvillohet një operacion i madh policor për të përcaktuar nëse ai kishte bashkëpunëtorë.

Gjendja e të plagosurve dhe rrethanat e sakta të sulmit mbeten të paqarta.

Në vendngjarje janë vendosur forca të forta policie, me pjesëmarrjen e forcave speciale, ndërsa një helikopter policie po merr pjesë në kërkim të bashkëpunëtorëve të mundshëm të autorit.

Në shkollë kanë shkuar edhe ekipet e shpëtimit, si dhe psikologë specialistë për të ndihmuar nxënësit, të cilët qëndrojnë në klasat e tyre deri në konstatimin se nuk ka rrezik të mëtejshëm.

Shumë prej prindërve të nxënësve tashmë janë mbledhur jashtë godinës.

4 Komente

  1. g
    gaz

    Po Gjermania eshte gjithe ai shtet i madh, kaq te veshtire e keni ta percaktoni me sakte se ku ndodhi ngjarja?

    1. T
      Treni

      Ndonjë nga këta emigrantët apo gjerman denbabaden?

      1. T
        Te fala Sandrit

        Perse nuk jepet emri kush eshte autori, ndersa per forcat e forta te policise nuk ka nevoje per spjegim, i shikojme qarte ne vidio qe mezi terheqin kembet

        1. A
          Artan

          Patjeter gjerman 24 karatsh nga Lindja e Mesme ka qene.

          Lini një Përgjigje