E rëndë në Itali, nëna vret djalin 9-vjeçar

13 Nëntor 2025, 13:15Bota TEMA
E rëndë në Itali, nëna vret djalin 9-vjeçar

Një ngjarje makabër ka ndodhur në Trieste të Italisë, ku një nënë i ka marrë jetën të birit 9-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Muggia, në provincën e Triestes.

Autorja është identifikuar si Olena Stasiuk, një ukrainase 55-vjeçare, e cila sipas mediave italiane, përdori një thikë të madhe kuzhine për ta vrarë.

Trupi i pajetë i fëmijës u zbulua të mërkurën në mbrëmje nga policia, pas njoftimit nga babai.

Ky i fundit nuk mund të kontaktonte gruan, pasi ishin të ndarë prej kohësh.  Ajo duhet t’ja kthente djalin babait në orën 9 të mbrëmjes, por i mori jetën.

Me të mbërritur në shtëpinë në qendër të Muggia-s, oficerët e gjetën nënën në gjendje shoku dhe mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e fëmijës, të gjetur në banjo. Gruaja, u vu nën arrest dhe u dërgua në Spitalin Cattinara.

Sipas raporteve, kjo ishte hera e parë që ajo e mbante fëmijën vetëm . Kryetari i bashkisë së Muggias, Paolo Polidori, ka shpallur një ditë zie .

2 Komente

  1. e
    enveri nga kruja

    kafsha me fytyre njeriu plumbin

    Përgjigjjuni
    1. S
      Suku

      Qenka si Sali Berisha me shtetin, pushtetin dhe gjithçka i bie në dorë

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje